VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOMPJUTERAT E SË ARDHMES

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 04:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES
E Premte, 10.01.2010, 02:32pm (GMT+1)

 

Minikompjuterat - në të ardhmen në çdo aparat

Kompjutera të vegjël të cilët janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Aparate rregjistrimi apo kamera, të cilat për shembull mund të varen në një varëse apo mund të fshihen në orën e dorës - nuk janë vetëm vizione!

Stefan Jähnichen nuk ka aspak pamjen e një ëndërrimtari. 63 vjeç, flokë të shkurtra, mjekër gri të prerë me kujdes dhe gjyslyke. Studiuesi i kompjuterave nga Instituti Fraunhofer për arkitekturë kompjuterash dhe teknikë software në Berlin ka pamjen e një njeriu shumë të arsyeshëm. Kështu, ajo që thotë ai për përdorimin e kompjuterave në të ardhmen tingëllon e besueshme:

"Unë mendoj se kompjuteri në jetën e përditshme nuk do të zhduket, por do të bëhet gjithnjë e më i vogël dhe i padukshëm. Ne nuk do ta shohim më fare si aparat kompjuterin, ne do të jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tij pasi ai thjesht ndodhet brenda çdo gjëje. Nuk do të jetë as e nevojshme të programohet, aplikimet do të jenë të gatshme në të. Për ju do të jetë pa rëndësi se nga vijnë të dhënat, nëse vijnë nga interneti apo i keni në kompjuter. Vetëm se nuk do të jetë më kompjuteri që qëndron në një qoshe, të cilit duhet t'i kushtoni kohë për përdorim."

Qëllimi primar - thjeshtimi i jetës së përditshme të përdoruesit

Për Jähnichen në zhvillimin e kompjuterave të rinj një gjë është kryesore: ata duhet të thjeshtojnë jetën e përditshme të përdoruesit, edhe kur është fjala për gjëra shumë banale:

"Kur jam në shtëpi dhe luhet muzika ime e preferur dhe nuk më duhet të kujdesem gjatë për një kanal radioje, por jam në gjendje të gjej atë që kisha dje. Ky është një lloj lehtësimi. Ose unë marr në dorë një send dhe me të ngre nivelin e ngrohjes duke e drejtuar nga aparati ngrohës. Pastaj nuk më duhet të vrapoj tek termostati dhe ta lëviz atë, por kam diçka në dorë të cilën e rrotulloj në mënyrë virtuale dhe sistemi i ngrohjes merr komandën."

Arritje sensacionale - ndërthurje e trurit të njeriut me kompjuterin

Në kërkimin e teknologjive të reja kompjuterike Stefan Jähnichen dhe ekipi i tij në Institutin Fraunhofer pak vite më parë zhvilluan diçka sensacionale: një të ashtuquajtur brain-computer-interface, pra një ndërthurje të trurit të njeriut me komjuterin.

"Ne u përpoqëm të matnim sinjalet e trurit dhe t'i interpretonim ato. Ky nuk është lexim i mendimeve por intepretim i modeleve të caktuara. Dhe kur mund të dalloj këto modele lëvizjesh të krahut të majtë dhe të krahut të djathtë, kam një informacion BIT (brain-computer-interface), pra lëvizja është atje ose nuk është. Pra kur dikush është duke menduar për dorën e tij të djathtë kursori lëviz djathtas. Dhe kur mendon për dorën e tij të majtë, kursori lëviz majtas. Këto janë bazat për një pikë prerjeje mes përdoruesit dhe kompjuterit, për të cilat me siguri askush nuk ka menduar deri tani."

Jo vetëm teori por aplikim në praktikë

Stefan Jähnichen drejtor i Institutit Fraunhofer për arkitekturë kompjuterash dhe teknikë software në Berlin.

Stefan Jähnichen ka edhe ide se ku mund të vihej në përdorim një teknikë e tillë:

"Një vizion i tillë është natyrisht që në fushën e mjekësisë t'u vihet më mirë në ndihmë operatorëve, duke u përpjekur të interpretohen mimika, xhestet dhe lëvizjet e tyre. Pastaj në monitor shqafen gjëra shumë specifike, pikërisht ato që operatori dëshëron t'i shohë pasi këndi i tij i vështrimit ka ndryshuar dhe prej kësaj konkludohet se kërkon të shohë me hollësi diçka të caktuar."

Një kontroll të plotë nga kompjuteri, ose që në të ardhmen të përdoren vetëm kompjutera, studiuesi Stefan Jähnichen nuk është në gjendje ta përfytyrojë:

"Secili kërkon ta bëjë jetën e tij private sipas dëshirave të tij. Unë nuk jam i sigurtë nëse do të hiqja dorë nga leximi tradicional i një libri për ta zëvendësuar me leximin në iPad apo diçka të ngjashme. Thjesht ende nuk e di. Nevojat e njerëzve sigurisht janë të ndryshme. Dhe ne nuk duhet të lejojmë të na imponohet gjithnjë e më shumë teknologji, por duhet ta përdorim atëherë kur ajo është e dobishme për ne, dhe ndoshta edhe pak zbavitëse."

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)
SHPRESA GASHI, NJË IKONË QË LIDH DY SHEKUJNga MUSA AHMETI dhe FLORA DYRMISHI (09.16.2010)
MANITË DHE KAPRIÇOT E LLAZI SËRBOS NË SHESHIN E XHIRIMITNga ROLAND GJOZA (09.16.2010)
LLAZI SERBO: DUA NJË VDEKJE TË MADHE, SI AJO E BEKIM FEHMIUTNga BARDHYL BERBERI (09.14.2010)
ÇMENDURIA E FUNDIT E LADY GAGA MBI TAPETIN E KUQ (09.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]