VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 02:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËN

Dy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI


E Djelë, 10.03.2010, 09:33am (GMT+1)

 

 

 

Atë ditë prilli, Radio -Tirana që në orët e para të mëngjesit po trasmetonte muzikë funebër. Të jepej përshtypja se dikush nga udhëheqja kishte vdekur. Në fakt ashtu kishte ndodhur. Kishte vdekur diktatori Hoxha, por akoma lajmi nuk ishte deklaruar zyrtar. Prisnin se mos kushedi ngjallej i vdekuri, ose Nexhmia nuk donte të dorëzohej me humbjen e të shoqit, pasi e parandjente se si do të rrokulliseshin ortekët e historisë kundrejt saj.

Ora 9-të e mëngjesit, sapo kisha lënë vajzën në kopësht, kur trokiti dera e shtëpisë. Ishte një i afërm i familjes. Mbaroi, tha me një frymë, si duket me padurim priste të na e tregonte, e me pas vijoi, por akoma nuk e kanë shpallur. As televizioni, as radio nuk kanë komunikuar asgjë. Televizor, siç e di nuk kemi, i thotë mamaja, por në radio, vetëm muzikë funebër po dëgjojmë që në mëngjes.

Pse nuk e deklarojnë, apo presin të ngjallet i vdekuri, tha im atë. Ka frikë Nexhmia, se mos plas ndonjë luftë, pas vdekjes së tij, por e rëndësishme është që dha shpirt, vazhdoi mysafiri. Cofi qeni thuaj tha prerazi im atë. Por për hajër na qoftë, pastaj gjithë seriozitet mu drejtua mua me një qindëshe lekësh të vjetra në dorë. Po s'përtove, më tha shko ble një tortë për shyqyr...

Ç'janë këto që po bën, u hodh e shqetësuar nëna, je në vete. Akoma s'ke mbushur ditët që ke dalë nga skëterra, e do të na çosh të gjithëve atje më duket?! Lajmi nuk është bërë akoma publik moj grua, provoi ta qetësojë im atë, e kush do ta marë vesh përse po blen vajza tortë. Santhipi me Andromaqin ç'punë kanë, gjithë ditën nëpër dritare e ballkone i shikon, përgjojnë çdo lëvizje të pallatit, tha nëna ime e tronditur, e bën të më ndalë, që isha tashmë afër derës.

***

Një tortë një qind lekëshe, i them banakieres në pastiçerinë e vetme që kishim në rrugën e Kavajës. Ajo më pa e çuditur. Edhe atje që në hyrje, buçiste radio me muzikë funebër, por nuk e dhashë veten. Një tortë të lutem se nxitoj, përsërita unë, duke hedhur vështrimin nga tortat poshtë banakut të qelqtë. Nuk di gjë ti, më pyeti ajo, e trembur dhe e frikësuar, sikur do ta dëgjonte njeri, megjithëse atë mëngjes pastiçeria ishte bosh, xhan- xhin, këmbë njeriu nuk kishte brenda. Vetëm unë, ajo e tortat në mes. Çfarë të di, luajta pjesën unë. Po ja muzika, asnjë njeri në local... Jo nuk di asgjë, por të lutem më jep tortën, se kam datëlindjen e vajzës sot. Prit më tha sa të pyes sekretaren e partisë. Të lutem, mos më vono, u përpoqa unë t'a ndaloja më kot. Po prit moj shoqe, më tha ajo e shqetësuar, se nuk mund ta jap pa pyetur atë të partisë. Po ç'hyn partia këtu i them unë, herë tjetër kur kam blerë tortë nuk e ke pyetur, pse duhet ta pyesësh pikërisht sot, mua më vinë fëmijët e kopshtit për të festuar, ti më thua do të pyes sekretaren e partisë. Por ajo pa një pa dy hyri në derën e pasme tëe lokalit, se çfarë çuçëriti atje, e veçse kur më del që andej vetë e dyta.

Çfarë torte dashke tina mi shoqe, jeto apo s'jeto me situatën. Ishte sekretarja e partisë, e cila me sy të skuqur, e duke fshirë lotët me cepin e përparëses së bardhë, m'u hakërrua gjithe inat mua. Mund te ishte tek të 40 at, e me mëngë përveshur siç qe, mu duk sikur do të plaste ndonjë luftë. Një tortë kërkova të blej i them unë me qetësi, duke i zgjatur lekët. Nuk më duhen gjo paret, po a nigjon radion tina apo nuk nigjon, që po jep vetëm muzikë të vd.......donte të thonte të vdekurish, por e përmblodhi veten. Nuk po ju kuptoj, vazhdova unë, por ju lutem tortën desha, se më vinë fëmijët e kopshtit për të festuar datëlindjen e sime bije në shtëpi. Nuk dika gjë kjo-na, por edhe ne s'po i themi askurgjo, se edhe i delegumi i partisë ashtu tha, mbajeni sekret, pra jepja tortën e të na thy qafën. Më falni bëra të shpjegohem, por unë nuk po fyej askënd, pse desha të blej një tortë u bë qameti, fundja për të shitur I keni apo jo. Paske llafe tina, mer tortën e ik të thashë, tha shoqja e partisë, gjithë nerva, mu duk sikur do të më hante mua në vend të tortës. Dhe shitësja futi duart nën banak, e mori një tortë që nuk ma mbushi syrin. Nuk e dua atë i them unë, këtë tjetrën, e me gishtin tregues i bëj shenjë për një tjetër tortë. Paska edhe pretendime pale, pale na e dashka taze, fliste ajo e shikonte nga sekretarja e partisë. Po taze e dua i a ktheva unë, sepse nuk do të helmatis me duart e mija fëmijët e botës.

Këtu ka ndodh hatoja modhe, tina festoke sot datëlindje... po ik, ik se nuk jena tu t'thonë gjo", përfundoi kështu dialogun me mua sekretarja e partisë.

Mora tortën që desha, e ecja rrugës duke qeshur me vete, por mendja më qëndronte tek ime bijë. Mbase ajo në atë kohë ishte duke luajtur me shoqet në kopësht, kurse unë u bera aktore pa diplloml. Kishte të drejtë mamaja ime, sikur të të ndjekin mbrapa me tortë më tha, e të verfikojnë që jote bijë nuk e ka datëlindjen sot, do të na hajë torta, e jo ta hamë ne atë. Po ku dëgjova unë...Ajo ditë ishte një kthesë e madhe, ishte hapi i parë drejt dimesioneve të larta të lirisë.

***

Kur u afrova tek cepi i pallatit dallova që larg mamanë. Kishte dalë për të më pritur, e për të parë se mos më shikonte ndonjë nga spiunët e lagjes. Nuk kishte faj e shkreta, kishte vuajtur gjithë jetën, që me pasojat e të kunatit të pushkatuar, e më pas me burgosjen politike të të shoqit. Gati dridhej e tëra, ishte bërë për urgjencë kur e pashë nga afër, apo nuk vuante edhe nga parkinsoni. Halle mbi halle. Nejse shpëtova paqë atë ditë, pa më parë askush me tortë në pëllëmbë të dorës.

Shtator 2010

--- 

Të guxosh për jetën

Nga Mimoza Dajçi

Alma Qeraxhiu sapo kishte mbushur të shtatëmbëdhjetat, kur erdhi për të ndjekur studimet e shkollës së mesme në SHBA. Prindërit jetonin në Shqipëri, prandaj për disa vite i u desh të qëndronte tek një familje amerikane. Pasi përfundoi të mesmen e vendosi të jetojë në New York, ndoqi intensivisht shkollimin e kurse të ndryshme për stilimin e flokëve. Edhe pse e re në moshë pse jo edhe simpatike, ishte një vajzë me shumë kurajo e ambicje për jetën. Për të hapur një biznes, trokiti në shumë banka e zyra shtetërore, e në këtë maratonë përpjekjesh arriti të hapë sallonin "Alma G" të bukurisë e masazhit në Manhattan-in e poshtëm në 23 rrugë.

E ditë pas dite duke kaluar kështu 11 vjet Alma shikonte frytet e punës së saj të palodhur. Edhe pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, ku ekonomia amerikane shënoi një rënie drastike, e shumë bisnese private u mbyllën apo falimentuan, Salloni "Alma G" diti të mbijetojë me mençuri mbi këtë krizë financiare që tronditi botën. Alma edhe pse shumë e ngarkuar me punë, është tepër energjike, e shumë kërkuese ndaj vetes. Ambjentet e paisjet e sallonit të saj janë jo vetëm moderne e të nivelit që kërkon koha, por edhe të ndritura nga pastërtia. Aty ofrohen shërbime speciale për rregullimin, prerjen e ngjyrosjen e flokëve, masazhit, manikyr e kozmetikë. E të gjitha këto veprime kryhen jo vetëm nga duart e arta të Almës, por edhe nga stafi i saj tepër i kualifikuar që ajo ka zgjedhur për punësim. Edhe klientela amerikane është tepër e zgjedhur, por edhe njerëz të artit e shoqërisë shqiptare frekuentojnë herë pas here sallonin e saj. Bisnesin për menaxhim ia besoi të riut shqiptar, që sapo kishte kryer studimet për menaxhim e biznes, Elion Prodanit, të cilin njëherësh e ka edhe të afërm të familjes. Por përveç grave e vajzave të huaja të punësuara aty, punojnë edhe disa të reja shqiptare, të cilat të gjitha së bashku flasin me shumë respekt e dashuri si për Almën ashtu dhe për menaxherin e sallonit Elion Prodani.

Për punën e saj të palodhur e të suksesshme Alma ka marrë disa Çmime nga Organizata e Shoqata të ndryshme amerikane. Duke qenë se bisnesi e klientela e saj, sa vjen e rriten interes kanë treguar jo vetëm media shqiptare, por edhe ajo amerikane, pikërisht Kanali Televiziv "Bravo"ka realizuar një emision serial enkas special për Almën. Ajo sapo është kthyer edhe nga një spektakël mode. mbajtur këto ditë në Miami, ku ishte e ftuara speciale si sitliste flokësh. Pas shfaqes tepër spektakolare Alma fitoi disa Trofe për punën e saj krijuese e të palodhur.

Por Alma dhe Elioni të dy këta shqiptarë të mirë e punëtorë edhe pse të rinj janë shumë të lidhur jo vetëm me familjet e tyre në Shqipëri, pasi çdo vit i vizitojnë ata, por edhe me komunitetin tonë në New York, ku shpesh marin pjesë në festat e gëzimet shqiptare.

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)
SHPRESA GASHI, NJË IKONË QË LIDH DY SHEKUJNga MUSA AHMETI dhe FLORA DYRMISHI (09.16.2010)
MANITË DHE KAPRIÇOT E LLAZI SËRBOS NË SHESHIN E XHIRIMITNga ROLAND GJOZA (09.16.2010)
LLAZI SERBO: DUA NJË VDEKJE TË MADHE, SI AJO E BEKIM FEHMIUTNga BARDHYL BERBERI (09.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]