VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 02:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PËRPUNIMI I SË KALUARËS NË LETËRSI - DIKTATURA USHTARAKE NË LETËRSINË BASHKËKOHORE ARGJENTINASE
E Enjte, 10.07.2010, 12:48pm (GMT+1)

 

Argjentina e ftuara e nderit në Panairin e Librit në Frankfurt.

"Memoria" - kujtesa - është një nga temat qendrore me të cilat do të prezantohet e ftuara e nderit, Argjentina, në panairin e librit në Frankfurt. Bëhet fjalë për kujtimin e tmerreve të diktaturës ushtarake.

Qershor 1978. Bota ka drejtuar sytë tek Argjentina ku zhvillohet kampionati botëror i futbollit. Në të njëjtën kohë regjimi ushtarak organizon atje zhdukjen e opozitarëve, i torturon dhe i vret ata. Mjedisin në të cilin ndodhin këto krime e përshkruan Martin Kohan në romanin e tij "Dy herë qershor", nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Shkrimtari argjentinas Martin Kohan.

Katër vjet më vonë. Forcat e armatosura argjentinase janë në luftë në ishujt Falkland, në Buenos Ajres. Kujdestarja e re Maria Teresa duhet të mbikqyrë disiplinën në një gjimnaz elitar. Këto janë subjektet rreth të cilave ngrihet historia e romanit të Kohanit "Mësim sjelljesh", i cili sapo është publikuar në gjuhën gjermane.

Letërsi e ushqyer nga perceptimet e fëmijërisë

 Librat e Kohan në Panairin e Frankfurtit: "Dy herë qershor" dhe "Mësim sjelljesh".

"Kur në vitin 1976 ndodhi puçi ushtarak unë isha 9 vjeç. Gjatë luftës në ishujt Falkland isha 15 vjeç, dhe një vit më vonë, në 1983 mori fund një diktaturë. Si fëmijë isha i rrethuar nga një atmosferë e caktuar shoqërore, në ajër ndihej një lloj shqetësimi. Por prej saj unë nuk krijova një pamje të qartë për situatën politike. Letërsia ime ushqehet më shumë nga perceptimet e mia të atmosferës së asaj kohe se sa nga ngjarje konkrete", thotë Martin Kohan.

Shkrimtar argjentinas, 43 vjeçar vitet e fundit është marrë në mënyrë letrare me kapitullin e errët të diktaturës në vendin e tij.

Fjala "memoria" është në vendin tonë sinonim për kujtimin e sundimit ushtarak, shpjegon Patricia Kolesnikov, shefe e fejtonit në të përditshmen "Clarín".

"Diktatura është shoah-ja jonë. Për pjesën më të madhe të argjentinasve ajo kohë është pjesë e jetës. Është interesante që vitet e fundit kanë shkruar libra mbi diktaturën disa shkrimtarë shumë të rinj, të cilët nuk e kanë përjetuar fare ose shumë pak atë kohë."

Shkrimtarët janë fëmijët e të zhdukurve dhe të përndjekurve

Disa nga këta autorë të rinj përpunojnë megjithatë përvoja personale, të cilat janë të lidhura direkt me diktaturën. Felix Bruzzone, autori i librit me histori të shkurtra titulluar "1976", ka lindur në vitin e puçit ushtarak. Ai është një fëmijë i të zhdukurve, "desaparecidos". Ndërsa prindërit e Laura Alcoba-s, autorja e librit "Shtëpia e lepurit", i përkisnin organizatës së përndjekur guerilase "Montoneros".

Shkrimtarja argjentinase Laura Alcoba.

Librat mbi diktaturën nuk janë në Argjentinë një fenomen i kohëve të fundit. Qysh nën regjimin ushtarak në mënyrë të koduar shkrimtarët kishin treguar për situatën. Pas rikthimit të demokracisë u bë e mundur të shkruhej pa censurë për terrorizmin shtetëror, përgjegjës për zhdukjen e rreth 30.000 vetëve dhe grabitjen e rreth 500 foshnjeve. Shkrimtari Kohan thotë:

"Fillimish është shkruar mbi përjetimet e viktimave. Mbi shoqërinë si viktimë, për ata të cilët ishin direkt të prekur nga krimet, dhe për të afërmit e të zhdukurve. Pak më vonë u shfaq një tjetër dimension i kujtesës: filloi të shkruhej një letërsi që merrej me lëvizjen revolucionare të viteve '60 dhe '70, e cila i parapriu puçit."

Vështrim i distancuar në të kaluarën e errët

Sot Martin Kohan dhe shkrimtarë të tjerë të brezit të tij hedhin një vështrim të ri, të distancuar në ngjarjet e saj kohe, trajtimi letrar i tyre është më indirekt.

"Për mua nuk është i rëndësishëm pasqyrimi një më një në letërsi i përjetimeve. Në romanet e mia unë distancohem nga dimensioni dokumentues, nga tregimet e dëshmitarëve", thekson Kohan.

Kohan nuk është një autor librash "bestseller", por romanet e tij shiten mirë në Argjentinë. Ekziston nevoja për të kuptuar kohën e dhimbshme të diktaturës, një trajtim letrar mund të ndihmojë në këtë drejtim. Sundimi ushtarak kriminal për argjentinasit nuk është aspak kapitull i mbyllur. Para pak kohësh dolën para gjyqit përgjegjës të krimeve të asaj kohe. Kërkimi i të zhdukurve vazhdon. Pra për diktaturën do të vazhdohet të shkruhet.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONTRIBUTI I SHKRIMTARIT RALF ELISSON NË LETËRSINË AMERIKANE (10.04.2010)
DIMENSIONI I LIRISË dhe TË GUXOSH PËR JETËNDy proza të reja nga MIMOZA DAJÇI (10.03.2010)
KOMPJUTERAT E SË ARDHMES (10.01.2010)
KALENDARI KULTUROR I TETORIT (10.01.2010)
PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI (09.26.2010)
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)
SHPRESA GASHI, NJË IKONË QË LIDH DY SHEKUJNga MUSA AHMETI dhe FLORA DYRMISHI (09.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]