VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GREQI: ASISTENCA E PAPUNËSISË NË RREZIK?

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

GREQI: ASISTENCA E PAPUNËSISË NË RREZIK?


E Shtunë, 05.14.2011, 08:21am (GMT+1)

Asistenca e papunësisë është filli i vetëm që mban shumë familje imigrantësh akoma në Greqi. Rreth 30.000 imigrantë marrin asistencë sociale. Por, kohët e fundit po spekulohet me mundësinë e reduktimit ose edhe të prerjes së saj. Kjo ka krijuar shqetësim në radhët e imigrantëve, të cilët nga një pjesë e opinionit filluan të shihen bile si "parazitë" (!) që boshatisin arkat me asistencën që marrin. Por si qëndron e vërteta?

Nuk i hodhi asnjë vështrim tek i rinovonte kartën njëmujore të trafikut urban dhe sa pa u larguar tjetri, një imigrant me ngjyrë, nënpunësi brenda kabinës së ngushtë në bulevardin Akademia shfryu me fjalët: "Çdo këtu ai. Të shkojë në vendin e tij. Pa lë që tani janë të gjithë pa punë, marrin asistencë dhe i paguajmë ne!". Një opinion, që e ushqen dhe më tepër kriza dhe tek tuk e dëgjon edhe nga ndonjë qytetar të "revoltuar" në lidhjet televizive live.

Asistenca për imigrantët një e drejtë e ligjshme e tyre

Krejt ndryshe ndërkohë shprehet në DW bashkëqytetari tjetër i tij Kostas Papathanasiu, grevist i ditës së mërkurë, në sheshin Omonia, për opinionin se "imigrantët po fundosin arkat e siguracionit social me asistencat që marrin". "Që nga momenti që punojnë në mënyrë të ligjshme, paguajnë siguracion, do të thotë se paguajnë edhe një farë përqindje për asistencën e papunësisë. Pra me të drejtë e marrin, u takon" thotë Kostas Papathanasiu, i cili e shikon si obligim por edhe si krejt të natyrshëm një trajtim të tillë. "Janë edhe ata njerëz, kanë të njejtat të drejta. Mjafton të jenë të ligjshëm" vijon në klimën e ditëve, me revoltën sociale që ngjalli rritja e kriminalitetit për shkak edhe të klandestinëve. #b#

Shqetësim i madh për 30.000 imigrantë në asistencë

Përllogaritet se rreth 30.000 imigrantë marrin asistencë, nga 6 muaj deri një vit. Me troikën në Athinë, që kërkon edhe shkurtime të tjera fondesh sociale për mbulimin e defiçitit buxhetor prej 3 miliardë eurosh të vitit 2010, spekulime se i erdhi radha edhe asistencës së papunësisë filtrohen me shqetësim të madh nga imigrantët. "Për mendimin tim, po u pre edhe asistenca do të jetë një e keqe e madhe shtesë për shqiptarët. Të presin bukën e gojës, me një fjalë. Nuk bëhet fjalë për pasuri. Nuk mund të paguajmë as qiranë e shtëpive, dritën, ujin, jemi në një gjëndje katastrofike" thotë për DW, Ilia Nebo nga Korça, kur si për koinçidencë nga altoparlanti i sheshit të manifestimit dëgjohet se "po presin asistencën e papunësisë". #b#

Me shpresën e punës "në të zezë"

"Të gjithë sa shikon këtu ishin në asistencë, që u ka mbaruar," thotë Niko Tona, po nga Korça, që ka punuar 15 vjet në ndërtim dhe tani jeton me shpresën e ndonjë dite pune "në të zezë". Ilia pas 12 vitesh pune në ndërtim diplomën e filologut e "harroi" në sirtar- nuk di, siç thotë, nga t`ia mbajë... "Kam rreth një vit e gjysëm pa punë. Kam qenë 8 muaj në asistencë, merrja rreth 500 evro. Kam dy fëmijë në shkollë, gjëndja është e vështirë, shumë e vështirë, jemi pa asnjë lloj shprese". Rrëshqet për pak vështrimin e tij nga grumbulli i grevistëve që rritet tek titujt e gazetave shqip të kioskës "Everest" për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe vijon: "Në qoftë se këtej është shi, në Shqipëri në qoftë se kthehemi është breshër, zotëri".

Ilia ndërkohë nuk u beson me të drejtë- fjalëve se do të reduktohet dhe aq më tepër të pritet fare asistenca, kur përditë kriza hedh në rrugë 1.000 punonjës, vendas dhe të huaj, dhe papunësia sipas të dhënave zyrtare të 12 majit arriti nga 15.1 në janar në 15.9 % në shkurt, me rreth 800.000 të papunë. "Ajo që thuhet sot për asistencën, për imigrantët, është jo reale," thotë Ilia dhe kujton ndërkohë sa e vështirë është ta përfitosh pasi "duhen 100 pulla siguracioni dhe një duzinë letrash". Që ta rifitosh duhet të kalojë një vit dhe me kusht të kesh punuar 100 ditë të tjera, që me krizën nuk guxon as ta mendosh.

Një ide interesante për shfrytëzimin e asistencës

Simoni nga Elbasani, që mori asistencë gjashtëmujorin e parë të 2010-es dhe për fat ka "në punë dy fëmijët dhe gruan", e konsideron jetike asistencën për të papunët por shpreh një opinion, që zor se pëlqehet apo se mund të realizohet. "Për mua shteti mund të japë asistencë, por për 600 euro që merr tjetri shteti duhet t'i sigurojë punë për 10 ditë që t'i justifikojë. S'ka punë, por shteti mund të hapë fronte pune. Për shembull kodrat që janë djegur mund t'i mbjellë me pisha prapë, me frutkulturë, e tj. Njerëzit që rinë rrugëve, nëpër kafene, nuk ndihmojnë shtetin. Ne presim të na ndihmojë shteti, por shteti duhet të ndihmohet prej nesh në radhë të parë". #b#

E panegociueshme asistenca, thonë sindikalistët

Gërshera shfaqet kërcënuese për kompesime të ndryshme, akoma edhe për subvencionimin e qirasë, por jo për asistencën e papunësisë. "Asistenca e papunësisë për Konfederatën e Përgjithshme dhe punonjësit është e panegociueshme," thotë për DW sindikalisti Manos Kondopanos, i cili e vlerëson si "të shenjtë" mosshkeljen e parimit të recipricotetit. Pra punon, kontribon, do të përfitosh asistencë. Kategorike dhe qetësuese për të papunët shfaqet në këtë çështje edhe ministria e Punës Lluka Kaceli: "I papuni nevojtar s'ka pse i trembet asgjëje dhe do të marrë asistencën e papunësisë. Respektojmë reciprocitetin. S'ka pse ta humbasë sepse punon e shoqja apo i shoqi apo ka në zotërimin e tij një banesë," thotë ministria.

Pesë muaj punë, shtatë muaj asistencë

"Gjithkush sot në Greqi me 5 muaj punë dhe siguracion përfiton 7 muaj asistencë papunësie. Punëdhënës dhe punonjës pas 5 muajve bien në ujdi për pushim të stisur nga puna. I liruari merr asistencën, punon në të zezë, arkat paguajnë, humbet taksapaguesi," thotë ministria dhe fajëson për këto "marifete" kuadrin institucional që duhet ndryshuar. Vetëm kështu do të fitohet edhe basti tjetër, siç thotë, ai i reduktimit të punës "në të zezë". Në 26% arrin puna e pasiguruar (65% grekë dhe 35% të huaj). Nga reduktimi i saj rreth 10% do të hyjnë në punë 380.000 punonjës dhe do të derdhen nëpër arka miliona euro. Vetëm kështu do të mbeten para dhe për asistencën e papunësisë reale.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTIZMI KURON ZEMRAT...Nga KËZE KOZETA ZYLO (05.13.2011)
DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTËNga BEQIR SINA, New York (05.11.2011)
BAJRAMAJ NDIHMON ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT TË FEMRAVE NË KOSOVË (05.10.2011)
MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJNga GJON NEÇAJ (05.06.2011)
NJË ARTIST SHQIPTAR QË ZGJEDH YJET E RINJ GJERMANË - PATRICK NUO (05.06.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRAVE TË DR. ROBERT ELSIE (05.04.2011)
POETI JETON KELMENDI PROMOVON NË BRUKSEL BOTIMET E REJA NË ANGLISHT DHE FRËNGJISHTNga SHQIPONJA DURO, Koordinatore e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë (05.02.2011)
NGA JETA STUDENTORE E FRANK SHKRELIT"RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM", REVISTA E HARRUAR E VITEVE '70Nga IDRIZ LAMAJ (05.01.2011)
ARDIAN BUJUPI - SUPERSTARI I GJERMANISË (04.29.2011)
NDAHET NGA JETA NJË NGA GRATË MË JETËGJATA SHQIPTARE (04.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]