VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-itAmbasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-itShkruan: Nexhmije Mehmetaj

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 03:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Ambasadori i Republikës të Kosovës Z.Naim Malaj priti anëtarët e LAPSH-it

Ambasadori i Kosovës e vlerësoi lart kontributin e LAPSH-it

Shkruan: Nexhmije Mehmetaj


E Enjte, 06.11.2009, 08:28am (GMT+1)

 

Pas ëndrrave të gjata për shtetin e Kosovës një grup arsimtarësh të prirë nga koordinatori i LAPSH-it Z. Mahir Mustafa  bën një vizitë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Takimi u zhvillua më 8 qershor 2009, me praninë e mësuesve të  disa kantoneve: Bernë, Valis, Vaud, Jura , Sangalen etj, të mësueseve veteranë  dhe të disa koordinatorëve.

 Nuk di si mund ta ndjeni  se ç'lumturi qe kjo për çdo shqiptar të Diasporës! Jo më pak e ngjashme me një vizitë në Kosovën e çliruar! Mërgimtarët u nisën me bindje si drejt Nënës  që ka mall dhe dhimbje për bijtë e saj. Hymë në Ambasadë.  Personalitetet  e shtetit të Republikës  së Kosovës Z. Naim Malaj dhe zonja Artana Bardhi na  pritën me ngrohtësi shqiptare. Liria atyre u kishte dhënë një përmasë e një ngjyrim tjetër, si të madhërishëm! Me këtë ne natyrshëm mburreshim që tani kem më pranë atdheun tonë, kemi kreun tonë, të gjakut tonë!..                                                                                                                                                  

 "Kam kënaqësinë që sot këtu po takohem me anëtarët e LAPSH-it gjegjësisht me  mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër.  Ky takim me ju ka një rëndësi të madhe për ta ndier dhe kuptuar mishërimin  tuaj e të institucioneve të vendit me fatet e Kosovës dhe njerëzve që përkujdesen për zhvillimin e vendlindjes dhe të ardhmes  së fëmijëve tanë jashtë atdheut.  Ai ka shpreh mirënjohjen edhe për kontributin shumëvjeçar të diasporës sonë të dhënë me vite të tëra për ta mbajt gjallë arsimin dhe shkollën shqipe në Kosovë, duke e vlerësuar këtë kontribut si gjënë më madhështore që është bërë për ruajtjen dhe mbrojtjen e arsimit dhe të kulturës sonë në ditët më të vështira të saj. Duke  shtuar "Ne jemi në hapat e parë të punës, mundësit tona janë modeste, por LAPSH-i në Zvicër është një pasuri që duhet vlerësuar,  do të bëjmë krejt çfarë është  mundur për organizimin dhe funksionalizimin e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe.   Së shpejti  pritet kompletimi  i personelit të ambasadës dhe në përbërje të saj do të jetë edhe personi përgjegjës për arsim dhe  kulturë " ka thënë ambasadori i Republikës së Kosovës , Z. Naim Malaj.                                                                                                                                        

 Ndërsa Z. Mahir Mustafa ka folur se  "Rruga e veprimtarisë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, në hapësirën kohore 20 vjeçare  ka qenë mjaftë e vështirë.  Në shtator të vitit 1990, në Glarus u mundësua hapja e parë  mësimit  plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Në vitin 1994/95 arsimtarët u bënë nismëtar për krijimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër. Ky akt u përshëndet nga tërë pjesëmarrësit dhe u vlerësua si ngjarje e veçantë në historinë e mërgatës shqiptare. Pavarësisht se sa u kuptua dhe u përkrahë kjo veprimtari nga vetë bashkësia shqiptare,  LAPSH-i arriti të formoj një rrjetë arsimor kombëtar  pothuajse  në tërë Zvicrën. Tani në Kosovë ka një ministri,e cila quhet MASHT dhe dëshirojmë që organizimin e shkollës shqipe në Zvicër ta merr ajo.                                                                                      

Numri i fëmijëve të mërguar, që kërkojnë të mësojnë gjuhën amtare është i madh . Për të mos mbetur mësimi i shqipes  në nivelin e vullnetarizmit , mendojmë se është e nevojshme të merren parasysh disa  kërkesa të LAPSH- it "Naim Frashëri" në Zvicër siç janë:                                                                                     

1. Kërkojmë nga qeveria e Republikës së Kosovës që të bëjë institucionalizimin  e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës  shqipe me të gjitha parametrat shtetërore.                                                                                        

2. Koordinimin e SHSHMP në Zvicër ta merr sa më shpejt që është e mundur Ambasada (ashtu si e koordinojnë shkollën të tjerët).

3.  Në kuadër të ATSH-së të caktohet një person, i cili do të merret me koordinimin e SHSHMP .

4.  LAPSH të vazhdojë si rrjetë mbështetës i shkollës etj.

5. Mësuesit të verifikohen dhe t'u lëshohen vendime (të rregullohet marrëdhënia e tyre e punës)

6. Tekstet shkollore të jenë të përshtatshme për mësimin jashtë atdheut.                                                          

7. Të përgatitet dokumentacioni pedagogjik- ditar pune, fletëregjistrime për nxënës, dëftesa etj..            

8. Të bëhet financimi i personelit arsimor, rregullimi i përvojës së punës së deri tashme dhe në vazhdimësi për mësimdhënësit e tj..                                                                                                                                     

Si përfundim : Kjo marrëveshje do ta rriste me shpejtësi cilësinë e mësimdhënies dhe numrin e fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe që sot është rreth 3 mijë, ndërsa  fëmijët janë dhjetëra mijëra që nuk e mësojnë gjuhën e kombit të vet.                                                                                                                                

Gjatë takimit që kishte karakter pune anëtarët e LAPSH-it i parashtruan ambasadorit propozime dhe modalitete me synim që shkolla shqipe të funksionojë sa  më mirë.  Vetëm në këtë mënyrë do ta ngadalësojmë asimilimin se koha që ikën është e humbur dhe shumë fëmijë do mbetën larg nga gjuha shqipe. Besojmë se mendimet tona do të vlerësohen si të drejta dhe modeste. Duam të besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin dhe angazhimin e institucioneve tona, ndonëse Kosova ka mjaft probleme të tjera në rrugën e zgjidhjes, ne presim një përgjigje përmes Ambasadës.                                                 

Ambasadori Malaj u premtoj se këto propozime do të ua përcjell  MASH-it në Kosovë. Dhe u zotua se së shpejti  edhe do ta organizojë një takim pune mes përfaqësuesve  të Ministrisë dhe LAPSH-it në Zvicër.   

Courgenay, 09. 06. 2009

Nexhmije Mehmetaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tryeza e Rrumbullakët e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës - BISHZ (06.08.2009)
NJOFTIM-Announcement-100th Birthday of "Dielli" (06.04.2009)
REAGIM: Kujdes me emrat që i përkasin historisë të kombit shqiptar !Nga Lebit MURTISHI (05.30.2009)
Prezantojmë nxënës të dalluar nga Kantoni Jura Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese (05.23.2009)
Studentët e diplomuar shqiptarë po i hedhin sytë nga vendi i tyre (05.23.2009)
Studimet e larta në Itali - Ja rrugët që duhet ndjekur (05.22.2009)
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve (05.22.2009)
Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi (05.18.2009)
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)
Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri DedjaNga Alfred Papuçiu (05.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]