VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI
E Djelë, 01.08.2012, 01:09pm (GMT+1)

 Blerim Destani, aktor dhe prodhues filmash

08.01.2012 - Blerim Destani, një aktor i njohur për kinematografinë gjermane dhe shqiptare e zbuloi shumë herët pasionin për aktrim. Por ai ka ambicje që përveç aktrimit t'i përkushtohet edhe krijimtarisë kinematografike.

Nuk është e lehtë të marrësh një orar takimi për intervistë me aktorin e ri Blerim Destani. Në këtë konkluzion arrita pas tre muaj përpjekjesh për të kontaktuar direkt me të. Arësyeja është fare e thjeshtë, jo sepse atij i mungon dëshira, por angazhimi intensiv e vështirësoi këtë takim. Blerimi "ku mbillet s'korret". Sot në Ahen, nesër në Berlin, javën e ardhëshme në Tiranë, pas dhjetë ditësh në Holandë, prej andej në Los Anxhelos dhe më pas në Tetovë e Prishtinë. Janë këto "vendbanimet" mjaft të dashura të së përditshmes së tij. Suksesi i tij si aktor, por dhe ambicja e tij si producent filmash e bëjnë djaloshin me origjinë nga Tetova mjaft të kërkuar.

I lindur në Gjermani, në Stolberg në vitin 1981, dhe i rritur në Tetovë, talentin e tij për aktrim do ta zbulonte qysh në moshën 14 vjeçare ku ai interpretoi në rolin e parë të tij në një film televiziv shqiptar (Atje ku lind dielli). Qysh nga vitit 1998 ai jeton dhe punon më shumë mes Gjermanisë dhe Maqedonisë. Studimet e aktrimit ai i kreu në Gjermani dhe në Angli.

Synimi: jo vetëm puna para kameras, por edhe ambicje të tjera

Blerim Destani ne filmin Dosja K

Pas studimeve Blerimin do ta shohim në një sërë rolesh kryesore, apo të dyta në filma gjermanë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. "Me pasion kam arritur të realizojë dëshirën time, ëndrrën për të qenë aktor. Punoj me shumë pasion. Unë jam i lumtur që hapat e parë që hodha në kinematografinë gjermane qentë të sukseshëm. Me këtë mu hap rruga për t'u ngjitur më lart në këtë fushë. Tani që kam edhe përvojën mund të them së të ardhmen e kam më lehtë."

Por Blerimi nuk mjaftohet me kaq. Ai ka ambicje edhe më të mëdha për të ardhmen: "Kinematografia është pasioni im, tani për tani aktrimi para kamerës më përmbush plotësisht, por në të ardhmen mund ta provoj të gjendem edhe pas kamerës. Pra, më intereson filmi si krijimtari." Blerimi kohë më parë përfundoi xhirimet e filmit "Gone back" në Holandë me regjisorin e ri Erest Meholli. I gjithë filmi është xhiruar në gjuhën angleze dhe ai interpreton së bashku me artistë të tjerë shqiptarë.

Bekim Fehmiu idoli i tij

 Artisti Bekim Fehmiu, i cili e frymëzoi Blerimi Destanin

Për publikun shqiptar Blerimi u bë mjaft i dashur me rolin e Shestanit në filmin "Koha e kometës". Ky film i hapi shumë dyer Blerimit në kinematografinë ndërkombëtare. Boshti i filimit është mrekulia humane, në të cilën mbizotëron dashuria, që sfidon pushtetet fetare dhe përjashtimin e izolimin që rrjedhin prej tij. Filmi i kineastit Fatmir Koçi është një prodhim gjermano-shqiptar me imazhet poetike dhe baritore të sjella nga mjeshtri irlandez i kameras, Donal Gilligan.

Blerim Destani nuk e fsheh admirimin që ka për artsitin e njohur shqiptar të skenës ndërkombëtare Bekim Fehmiu. "Për mua ai ka qenë dhe mbetet një frymëzim i pashtershëm. Rrugëtimi i tij drejt një karriere ndërkombëtare që në moshë të re më frymëzoi edhe mua për ta hedhur vështrimin përtej horizontit. Deri tani jam i kënaqur me rrugën që kam ndjekur, por ende ka shtigje në horizonte të reja, që dua t'i shkel."

Aktori në kërkim "të suksesit" edhe në jetën private

Blerim Destani, fragment filmi


Aktori i mirënjohur Blerim Destani është nderuar me çmimin "Gladiatori i artë" për kategorinë e interpretuesit më të mirë në edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës. Juria e festivalit e nderoi për interpretimin e rolit të Nazim Tahirit në filmin belg "DOSSIER K.".Ky film u vlerësua me shumë çmime ndërkombëtare, dhe u shit në më shumë se 30 vende, ku përfshihen edhe SHBA (promovuar nga Sony Picture Classics). Pas interpretimit në filmat si "Metropolet", Kosova-Desperate Search, Ein Fall für Zwei,etj. Blerimi luajti së fundi edhe në filmin e ri, "Pariser Platz-Berlin".

Djaloshi 30 vjeçar megjthëse mjaft i suksesshëm si artist duket se ende nuk e ka arritur "suksesin" në jetën e tij private. Ai është në kërkim të vajzës që do t'i rrëmbejë zemrën për t'ia ndryshuar jetën prej beqari. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAQEDONI: INVESTIME PËRBALLË DUKURISË SË AZILKËRKUESVE (01.07.2012)
"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI (01.06.2012)
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)
EMIGRACIONI MBETET TEMË E NXEHTË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2012 (01.01.2012)
VITI 2011 - I VËSHTIRË PËR SHQIPTARËT QË PUNOJNË E JETOJNË NË GREQI (12.31.2011)
ODISE ROSHI: NË FILLIM TË KARRIERËS (12.31.2011)
ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI (12.29.2011)
AI QË NUK E NJEH VETEN, NUK MUND TË NJOHË AS TJETRIN - PORTRETI I HAJRIZ MAMAJT (12.28.2011)
KRISHTLINDJET NË DIASPORË (12.26.2011)
ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË "PA ATDHE" DO TË NISJA AVENTURËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETAR I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA-thotë Sadullha Zendeli dajaNga SOKOL DEMAKU< (12.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]