VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "The Economist": "SHQIPTARËT E GREQISË PO KTHEHEN NË SHTËPI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"The Economist": "SHQIPTARËT E GREQISË PO KTHEHEN NË SHTËPI
E Premte, 01.13.2012, 03:52pm (GMT+1)

Shkrimi që prestigjiozja "The Economist" ka botuar në versionin print për kthimin e shqiptarëve të Greqisë në atdhe

Është kohë dreke dhe fëmijët vërshojnë nga klasat e një shkolle të diele në Selanik.

Prindërit që presin duken të shqetësuar ndërsa flasin me Valbona Hystunën, një mësuese. Të rriturit flasin shqip, kurse fëmijët i flasin njëri- tjetrit në greqisht. Shumë nga të rinjtë nuk kanë asnjë dijeni për Shqipërinë. Por kriza në Greqi i ka detyruar familjet e tyre të kthehen në shtëpi.

Censusi i fundit i zyrës së statistikave në Shqipëri gjeti se vendi ka vetëm 2.8 milion banorë, disa qindra mijëra më pak nga sa pritej dhe 7.7 përqind më pak se një dekadë më parë. Ndërsa 1.4 milion mendohet se kanë emigruar gjatë dy dekadave të fundit, më shumë se gjysma janë vendosur në Greqi. Por shqiptarët e papunë po kthehen në shtëpi. Shumë prej tyre punonin në ndërtim, një sektor që ka ndaluar në Greqi.

Për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre ka pak statistika e shumë dëshmi anekdotike. Edmond Haxhinasto, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, thotë se vetëm pak janë kthyer. Megjithatë zonja Hystuna thotë se "shumë njerëz janë kthyer dhe shumë prej tyre flasin për tu kthyer". Në të kaluarën shumë shqiptarë kanë jetuar e punuar në Greqi ilegalisht, por shumë prej tyre tani kanë leje qëndrimi. Por tani ata që humbasin punën mund të humbasin edhe lejen e qëndrimit, çka do i detyrojë ata të kthehen në shtëpi ose të qëndrojnë ilegalisht.

Shqiptarët janë integruar përgjithësisht mirë. Fëmijët e tyre shpesh flasin më mirë greqisht se shqip; shumë prej tyre kanë nevojë për leksione gjuhe përpara se të shkojnë në Shqipëri. Por, thotë Hystuna, grekët po ua bëjnë jetën të vështirë. Prindërit në ankth i thonë asaj se autoritetet kanë insistuar se dokumentet shqiptare të fëmijëve të lindur në Greqi janë të papranueshme- pasi ata përdorin emrin shqiptar në vend të atij grek në Selanik.

Me numrin e emigrantëve, remitancat janë të vështira për tu matur. Por të dhënat tregojnë për një rënie të thellë. Në vitin 2007 emigrantët dërguan në shtëpi 950 milion euro. Në vitin 2010 të dhënat thonë se remitancat ranë në 690 milion euro: në tre çerekët e vitit 2011 shifra ishte 475 milion euro. Në vitin 2009 remitancat përbënin deri në 9 përqind të PBB-së në Shqipëri. Megjithatë ekonomia atje, ndryshe nga sa ka ndodhur në Greqi, nuk ka kaluar në recesion. Ajo pritet të jetë rritur me 2.5 përqind në vitin 2011.

Shumë shqiptarë po dërgojnë kursimet në shtëpi duke i hequr nga bankat nga frika se çfarë mund të ndodhë në rast se Greqia ikën nga euro. Disa kompani greke kanë nisur të ngrenë firma në Shqipëri, të cilat drejtohen nga shqiptarë të besuar që kanë punuar për ta në Greqi. Deri më tani, efektet mbi një ekonomi të vogël që varet nga Greqia dhe Italia- të goditura nga recesioni- kanë rezultuar negative, por jo katastrofike. Megjithatë ndërsa më shumë shqiptarë po kthehen në vendin e tyre- ata do gjejnë pak vende pune dhe paga të mira aty.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI, VDESIN 2 TË RINJ SHQIPTARË, 2 TË TJERË RËNDË (01.12.2012)
"MUND TË JETOJ NË ÇDO VEND TË BOTËS", PEDAGOGU ME BINDJE KOZMOPOLITE KLITON PLEQI (01.10.2012)
AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI (01.08.2012)
MAQEDONI: INVESTIME PËRBALLË DUKURISË SË AZILKËRKUESVE (01.07.2012)
"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI (01.06.2012)
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)
EMIGRACIONI MBETET TEMË E NXEHTË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2012 (01.01.2012)
VITI 2011 - I VËSHTIRË PËR SHQIPTARËT QË PUNOJNË E JETOJNË NË GREQI (12.31.2011)
ODISE ROSHI: NË FILLIM TË KARRIERËS (12.31.2011)
ME FLAMURIN SHQIPTAR NË BAVARI - ARTAN POJANI (12.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]