VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË PRIZREN 191 PERSONA PARAQESIN KËRKESË PËR RI-INTEGRIM

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

NË PRIZREN 191 PERSONA PARAQESIN KËRKESË PËR RI-INTEGRIM


E Djelë, 01.15.2012, 12:48pm (GMT+1)

Prizren, 15.01.2012 - 12:42  Zyra komunale për kthim dhe komunitete e Prizrenit gjatë dy viteve të kaluara ka pranuar kërkesa nga 191 individë për riatdhesim dhe ri-integrim, pas kthimit të tyre me apo pa vullnet nga vendet e Bashkimit Evropian. Në bazë të dhënave të kësaj zyreje pjesa dërmuese e të kthyerve nga vendet perëndimore janë pjesëtarë të komuniteteve pakicë, të cilët në të shumtën e rasteve kanë kërkuar ndihmë për strehim, ushqim, përkrahje të vazhdueshme sociale, por edhe fillim të biznesit.

"Deri më tani në zyrën tonë janë lajmëruar 191 persona, të cilët kanë parashtruar kërkesë zyrës sonë për ri-integrimin e tyre", thuhet në raportin vjetor të ZKKK-së së Prizrenit.

Numri më i madh i kërkesave sipas këtij raporti ka ardhur nga pjesëtarët e komunitetit rom, me gjithsej 80 individë të kthyer, të pasuar nga pjesëtarët e komunitetit boshnjak me 56 të kthyer e 9 goranë, derisa 25 të kthyer që kanë kërkuar ndihmë janë të komunitetit shumicë shqiptar, bashkë me 13 ashkali dhe 5 serbë. Më së shumti persona janë riatdhesuar nga Gjermania 53, pastaj nga Austria 34, Suedia 24, Franca 21, Zvicra 19, Norvegjia 14, etj.

Prej gjithë këtij numri, ZKKK ka pranuar 90 kërkesa për mbështetjen e biznes planeve dhe 78 sosh janë proceduar më tej.

"Në periudhën kohore 2010 2011, kemi pranuar 90 kërkesa, kurse në MPB / Departamenti për Riintegrim i kemi përcjellë 78 kërkesa. Kurse 12 kërkesa të tjera ose nuk i kanë plotësuar kriteret për të përfituar ose presin kompletimin e Planit të Biznesit", thuhet në raportin e ZKKK-së. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRPARIM NË INTEGRIMIN E EMIGRANTËVE (01.14.2012)
RIINTEGRIMI, KRITER I PËRMBUSHUR? (01.13.2012)
"The Economist": "SHQIPTARËT E GREQISË PO KTHEHEN NË SHTËPI (01.13.2012)
AKSIDENT TRAGJIK NË ITALI, VDESIN 2 TË RINJ SHQIPTARË, 2 TË TJERË RËNDË (01.12.2012)
"MUND TË JETOJ NË ÇDO VEND TË BOTËS", PEDAGOGU ME BINDJE KOZMOPOLITE KLITON PLEQI (01.10.2012)
AKTORI I SUKSESSHËM GJERMANO-SHQIPTAR BLERIM DESTANI (01.08.2012)
MAQEDONI: INVESTIME PËRBALLË DUKURISË SË AZILKËRKUESVE (01.07.2012)
"Të mësojmë shqipen tonë të bukur"ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE UATERBURY TË SHTETIT KËNETIKËT NË SHBANga NAMIK SELMANI (01.06.2012)
TË VLERËRSOJMË DHE ÇMOJMË PËRKRAHJEN E POPULLIT MIK SUEDEZ, NË KOHËRAT MË TË DUHURA, QË NA U GJEND PARA LUFTE,GJATË LUFTËS DHE PAS LUFTËS-thotë Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS "Papa Klementi XI-Albani< (01.03.2012)
EMIGRACIONI MBETET TEMË E NXEHTË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2012 (01.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]