E Premte, 05.10.2024, 01:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHQIPTARËT NË GREQI PA CERTIFIKATA, SHTETI YNË HESHT

E Martë, 09.04.2012, 10:34am (GMT+1)




Po bëhet më shumë se një vit që emigrantët shqiptarë në Greqi përballen me një problem shumë të madh, të shoqëruar me mundime dhe shpenzime, pa asnjë rezultat, sikur të mos ekzistonte shtet për ta.

Emigrantët, fëmijët e të cilëve kanë lindur në Greqi dhe veçanërisht në qytetet Selanik, Follorinë, Kostur e mjaft qytete të tjera, nuk munden të nxjerrin çertifikata lindjeje apo familjare dhe për rrjedhim, as të rinovojnë dokumentet e qëndrimit të tyre në Greqi. Shkaku duket fare banal, por sado i tillë, nuk po gjen një zgjidhje nga autoritetet përgjegjëse.

Çertifikatat e lindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, si çdo çertifikatë tjetër, përmbajnë pa dyshim emrin e qytetit të lindjes, si psh Selanik, që në greqisht shkruhet Θεσσαλονiκη, Kostur-Καστορια, Follorinë-Φλορινα, Korfuz-Κερκυρα, etj. Në çertifikatat që lëshohen në Shqipëri emrat e qyteteve shkruhen në gjuhën shqipe, por Greqia prej mëse një viti nuk e pranon më një dokument të tillë, në zbatim të një marrëveshjeje ndërkombëtare, të arritur para disa vjetësh.

Kombet e Bashkuara gjatë Konferencës për Standardizimin e Emrave Gjeografike, kanë rekomanduar përdorimin e Katalogut të emrave gjeografikë të vendeve të ndryshme, i cili u miratua në New York, në vitin 1998. Sipas këtij katalogu, në dokumenta zyrtare, apo harta gjeografike, të gjithë emrat e Greqisë do shkruhen siç shqiptohen në gjuhën greke, por të konvertuar me gërma latine, pra Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj. Eshtë e zgjidhur çështja për qytete të tilla si Athina, Katerini, Larisa, Patra etj, të cilat edhe në shqip shkruhen ashtu siç e kërkon katalogu i New Yorkut.

Ndërkaq me këtë anomali që ka pezulluar nxjerrjen e çertifikatave, fëmijët e emigrantëve nuk rinovojnë dot dokumentet e qëndrimit në Greqi, nuk regjistrohen dot në shkolla apo universitete. Edhe prindërit e tyre nuk kryejnë dot procedurat e rinovimit të lejeve të qëndrimit, pasi i njëjti problem konstatohet edhe në çertifikatat familjare, ku shkruhet në gjuhën shqipe emri i qytetit të lindjes së fëmijëve.

Ajo që kërkohet nga pala shqiptare është që sa më shpejt të gjejë një zgjidhje të thjeshtë; ose të zbatojë marrëveshjen ndërkombëtare, ose në çertifikatat që lëshohen nga gjendjet civile, emrat e qyteteve greke të shkruhen në dy variantet, psh: SelanikThessaloniki. Kujtojmë këtu një përvojë të ngjashme; Turqia i shkruan emrat e qyteteve në të dyja variantet dhe shtetasit turq nuk hasin kurrëfarë problemi me dokumentet e tyre. Kjo do të zgjidhte mjaft probleme, do shkurtonte kohën, shpenzimet dhe mundimet e emigrantëve shqiptarë, të cilët prej muajsh vërtiten sa në Shqipëri, sa në Greqi, nga një gjendje civile në tjetrën, sa në përfaqësitë shqiptare në Greqi e sa në ministrinë e Jashtme në Tiranë, por e vetmja përgjigje që marrin është se "kjo çështje iu takon qeverive të dy vendeve".

Emigrantët shqiptarë përveçse janë të detyruar të jetojnë në një vend të huaj për arsye ekonomike, ndihen fare të braktisur dhe pa mbrojtje. Qeveria greke zbaton rregullat e veta, ndërsa qeveria e shtetit amë nuk bën asnjë lëvizje për t'i ndihmuar e lehtësuar shtetasit e saj në Greqi. Ndërkohë që sapo afrojnë zgjedhjet, krerët politikë të maxhorancës apo opozitës nxitojnë t'i vizitojnë, për t'iu kërkuar të kthehen në Shqipëri e për t'iu marrë votën duke iu premtuar shumë.

Shoqata e emigrantëve shqiptarë "Nënë Tereza"-Greqi, ka ngritur zërin duke çuar ankesa nota në Ministrinë shqiptare të Punëve të Jashtme, por s'ka asnjë përgjigje dhe asnjë ndryshim nuk ka ndodhur.

Tani shqiptarët në Greqi i kanë sytë me shpresë nga takimi që do të ketë pas pak ditësh ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti me homologun grek, Dimitris Avramopulos në Athinë, ku veç çështjeve të tilla si kufijtë detarë apo gazsjellësi TAP, të diskutohet edhe kjo, e cila prek jo pak, por mijëra bashkatdhetarë që jetojnë e punojnë në Greqi e që me këtë problem iu vështirësohet jeta edhe më shumë, në kushtet e një krize të egër ekonomike që po përjeton ky vend.(bw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA (09.04.2012)
GREQIA VENDOS TË NXJERRË NË SHITJE 30 ISHUJT E PARË (09.03.2012)
SKUADRA E UDHËHEQUR NGA NJË SHQIPTAR DOMINON SPORTIN E PANJOHUR NË SHBA (09.03.2012)
RAIMON BAKER - GREQIA, VENDI IDEAL PËR 'PASTRIMIN' E PARAVE TË PALIGJSHME (09.03.2012)
SHTOHET DHUNA RACISTE NDAJ TË HUAJVE NË GREQI (08.31.2012)
JETA E PRAQ RADOS NË FILMIN "DREAMING AMERICAN"Në intervistën e tij, ai rrëfen edhe lidhjen e veçantë me Zërin e Amerikës, e vendosur përmes nënës së tij e cila këtë vit u nda nga jeta (08.29.2012)
DHUNA RACISTE DHE POLICORE, EMIGRANTËT PROTESTË NË ATHINË (08.25.2012)
AGIMI I ARTË GREK NGRE GRUPE KUNDËR 'OKUPATORËVE TË HUAJ' (08.22.2012)
OLEN ÇESARI - SHQIPTAR, EUROPIAN, ARTIST (08.21.2012)
RRËFEHET SHKRIMTARJA E NJOHUR RAIMONDA MOISIU: JETA IME MES SHBA, SHQIPËRISË DHE LETËRSISË (08.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]