VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROJEKTI 'STOP LARGIMIT TË TRURIT' NË MAQEDONI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 12:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PROJEKTI 'STOP LARGIMIT TË TRURIT' NË MAQEDONI

E Premte, 09.14.2012, 02:10pm (GMT+1)



Ministria e arsimit e Maqedonisë me projektin "Stop largimit të trurit" do t'iu mundësojë mjekëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të dalluar punësim dhe punë shkencore në institucionet vendase.

Paga më e madhe, vendi i punës më i mirë dhe standardi i lartë jetësor janë arsyet me të shpeshta që i shtyjnë kuadrot profesionale dhe me arsim te lartë nga Maqedonia të kërkojnë azil ekonomik në vendet me të zhvilluara të botës. Numri konkret i ikjes së kuadrit me arsim të lartë nga Maqedonia është vështirë të saktësohet sepse ai në vazhdimësi lëvizë. Ministria e arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me USAID kanë përgatitur strategji kombëtare më të cilën në mënyrë sistematike dhe me masa konkrete do të tentojnë të parandalojnë migracionin e kuadrit profesional nga Maqedonia. Me projektin "Stop Brain Drain" njëherit do të tentohet të kthehen në vendlindje të gjithë studentet e diplomuar jashtë, pët të punuar në institucionet e vendit.

"Kjo strategji do të jep mundësi për përpilimin e instrumenteve konkrete për parandalimin e dukurisë së "ikjes së trurit" që reflektohet negativisht në zhvillimet e gjithëmbarshme të shoqërisë", shprehet Pançe Kralev, ministër i arsimit dhe shkencës.

Drejtoresha e zyrës për arsim pranë USAID Liana Mar thotë se ikja e kapitalit njerëzor në veçanti të atij me arsim të lartë paraqet problem serioz me të cilin ballafaqohen shumë shtete por pasojat për vendet siç është Maqedonia janë më të dukshme.

"Shumë studentë pas përfundimit të studimeve jashtë vendit mbeten për të punuar atje që të vazhdojnë karrierën e tyre. Çdo njëri nga këto individ është humbje e kapitalit njerëzor për Maqedoninë", vlerëson Liana Mar drejtore për arsim në USAID.

Ikja e kuadrit profesional shkakton tronditje të shoqërisë

Duke krijuar ambient për fitimin e shkathtësive për punësim të sigurtë, partneriteti midis USAID dhe ministrisë së shkencës do të jep rezultate në parandalimin e dukurisë së ikjes së kuadrit me arsim të lartë nga Maqedonia, thotë Liana Mar.

Kryetari i Unionit të intelektualëve shqiptarë profesor Havzi Mustafa për ikjen e kuadrit profesional nga Maqedonia thotë se shkakton tronditje të vërtetë të shoqërisë. "Nga ana tjetër u jep mundësi formave hibride që ato të marin detyrën e elitave intelektuale - kjo është e dhimbshme".

Që projekti të jetë i sukseseshëm, ai duhet të ketë mbështetje serioze thotë Mustafa. "Të krijohen kushte më të mira për punë, të krijojnë një sistem më stabil social, tu jepen mundësi të barabarta pa ndikime politike, ndërsa ne jemi dëshmitarë se kjo për fat të keq nuk po ndodh tek ne në Maqedoni".

Projekti "Stop ikjes së trurit" do të fillojë të aplikohet në fillim të vitit të ardhshëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AZILKËRKUESIT E TREMBIN BE-në (09.14.2012)
EMIGRACIONI E PËRGJYSMON NUMRIN E NXËNËSVE SHQIPTARË NË DIBËR (09.12.2012)
LUFTA KUNDËR KANCERIT Në çdo 8 gra një diagnostikohet me kancer Nga MIMOZA DAJÇI (09.07.2012)
ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ? (09.04.2012)
SHQIPTARËT NË GREQI PA CERTIFIKATA, SHTETI YNË HESHT (09.04.2012)
REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA (09.04.2012)
GREQIA VENDOS TË NXJERRË NË SHITJE 30 ISHUJT E PARË (09.03.2012)
SKUADRA E UDHËHEQUR NGA NJË SHQIPTAR DOMINON SPORTIN E PANJOHUR NË SHBA (09.03.2012)
RAIMON BAKER - GREQIA, VENDI IDEAL PËR 'PASTRIMIN' E PARAVE TË PALIGJSHME (09.03.2012)
SHTOHET DHUNA RACISTE NDAJ TË HUAJVE NË GREQI (08.31.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]