VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ?

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 10:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ÇFARË IU SJELL KARTA BLU STUDENTËVE TË HUAJ?

E Martë, 09.04.2012, 01:57pm (GMT+1)



T'u ofrohet të rinjve të kualifikuar një e ardhme profesionale në Gjermani, pa pengesa burokratike. Kjo duhet të bëhet e mundur me të ashtuquajturat "Blue Cards".

Ai është 19 vjeç, po prej shumë vitesh Gerhard Sells ka një ëndërr. Studenti nga Alaska dëshiron të jetojë dhe punojë në Gjermani. Qëkurse ka qenë djalë i vogël, ai vizitonte rregullisht të afërmit e tij në Gjermani. Me kartën blu kjo ëndërr është afruar shumë: "Unë kam plane për të studiuar dhe punuar këtu. Pas masterit dëshiroj të gjej një punë. Këtu ka shumë njerëz, nuk je aq i izoluar sa në Alaskë. Unë dëshiroj të njihem me njerëz dhe të kem ide të reja. Kjo është për mua arsyeja kryesore për të ardhur në Gjermani."

Pamje simbolike

Procedurat burokratike pengesë për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar

Ashtu si Gerhard edhe shumë studentë të tjera nga vende jashtë BE-së dëshirojnë të jetojnë në Gjermani. Por burokracia e komplikuar për lejen e punës dhe qëndrimit, shpesh i tremb. Me Kartën Blu gjithçka do të bëhet më e lehtë. Kush ka një diplomë universitare gjermane ose të njohur në Gjermani dhe mund të dëshmojë një të ardhur vjetore prej 44.800 euro në vit e më shumë, mund të qendrojë fillimisht për katër vjet.

Më e lehtë marrja e lejes së punës

Në foto, Ulrich Grothus nga DAAD

Për inxhinierë dhe studiues të shkencave natyrore mjafton madje një rrogë vjetore më e ulët, pasi për këta specialistë Gjermania ka nevojë urgjente. Interesi për Kartat Blu është i madh, vëren sekretari i përgjithshëm i Shërbimit gjerman të Shkëmbimit Akademik (DAAD), Ulrich Grothus: "Kemi kërkesa kryesisht nga dy drejtime. Nga njëra anë nga njerëz të cilët kanë përfunduar studimet dhe duan të orientohen në rrugën profesionale, pra nëse mund të punojnë në Gjermani. Për ne akoma më të rëndësishëm janë të interesuarit për studime në Gjermani, pra të diplomuarit apo ata që kanë kryer bachelor në vendet e tyre dhe që mendojnë të vijnë në Gjermani. Për ata është shumë e rëndësishme të dinë nëse mund të qëndrojnë në Gjermani pas studimeve."


Studentët e huaj që përfundojnë me sukses studimet në Gjermani nuk duhet më të gjejnë brenda një viti një vend pune në profilin e tyre, për të marrë lejen e qëndrimit. Tashmë intervali kohor për kërkimin e punës është rritur në 18 muaj dhe të diplomuarit e huaj mund të kryejnë pa kufizim punë të tjera, jo në profilin e tyre, për të përballuar jetesën. Ata që marrin Kartën Blu mund të marrin madje pas dy deri tre vitesh një leje qëndrimi pa afat. Ata përfitojnë nga fakti që i ashtuquajturi "shqyrtim i përparësisë", nuk kryhet më, shpjegon Ulrich Grothus nga DAAD: "Për të diplomuarit nga jashtë ky është një përmirësim praktik shumë i rëndësishëm. Tani nuk kontrollohet më me procedura të komplikuara burokratike nëse ka ndonjë shtetas të BE-së që mund ta bëjë punën për të cilën interesohet një i huaj. Ky 'shqyrtim i përparësisë' tingëllon i thjeshtë, por zgjat shumë kohë dhe është për punëdhënësit një procedurë e bezdisshme."

Sipas modelit amerikan të "Green Card"

Në foto, Vanessa vanLaanen

Karta Blu është krijuar sipas modelit të vizës amerikane të emigracionit "Green Card". Amerikania Vanessa vanLaanen nga Minnesota është e gëzuar që një vizë e ngjashme ekziston tani edhe në Gjermani. Për të është e qartë se më vonë do të punojë dhe jetojë në Gjermani. Qysh gjatë kohës së shkollës ajo pati jetuar një vit në Gjermani dhe pastaj kreu këtu studimet: "Në Minnesota nuk ofrohet mësim i gjuhës gjermane dhe pra bachelor-i im në gjermanisht nuk më hyn në punë. Ndoshta me Kartën Blu mund të vija dhe të punoja në Gjermani."(dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT NË GREQI PA CERTIFIKATA, SHTETI YNË HESHT (09.04.2012)
REFUGJATËT MËSOJNË GJERMANISHT NGA GËTJA (09.04.2012)
GREQIA VENDOS TË NXJERRË NË SHITJE 30 ISHUJT E PARË (09.03.2012)
SKUADRA E UDHËHEQUR NGA NJË SHQIPTAR DOMINON SPORTIN E PANJOHUR NË SHBA (09.03.2012)
RAIMON BAKER - GREQIA, VENDI IDEAL PËR 'PASTRIMIN' E PARAVE TË PALIGJSHME (09.03.2012)
SHTOHET DHUNA RACISTE NDAJ TË HUAJVE NË GREQI (08.31.2012)
JETA E PRAQ RADOS NË FILMIN "DREAMING AMERICAN"Në intervistën e tij, ai rrëfen edhe lidhjen e veçantë me Zërin e Amerikës, e vendosur përmes nënës së tij e cila këtë vit u nda nga jeta (08.29.2012)
DHUNA RACISTE DHE POLICORE, EMIGRANTËT PROTESTË NË ATHINË (08.25.2012)
AGIMI I ARTË GREK NGRE GRUPE KUNDËR 'OKUPATORËVE TË HUAJ' (08.22.2012)
OLEN ÇESARI - SHQIPTAR, EUROPIAN, ARTIST (08.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]