VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SUHAREKË - ARRESTOHEN HAJNAT E SHTËPIVE TË MËRGIMTARËVE

E Shtunë, 02.16.2013, 09:16am (GMT+1)




Gjashtë persona janë arrestuar në Suharekë si të dyshuar për një numër vjedhjesh të rënda, të kryera kryesisht nëpër shtëpi të pabanuara, pronarët e të cilëve gjenden në shtete perëndimore. Atyre iu janë gjetur pajisje elektro-shtëpiake.

Policia rajonale në Prizren bëri të ditur se janë arrestuar katër meshkuj dhe dy femra: F. M. (1990), A. Sh. (1981), J. M. (1989), H. M. (1987), F. M. (1992), si dhe H. Sh. (1974), me dyshimin e bazuar se këta kanë kryer seri vjedhjesh, transmeton JNK.

"Hetuesit policorë nga Stacioni Policor në Suharekë kanë kryer një operacion bastisjesh të shtëpive në fshatin Vraniq të Suharekës, me ç'rast kanë bastisur dy shtëpi banimi me urdhëresë të Gjykatës", ka njoftuar zëdhënësi rajonal Hazir Berisha.

Gjatë bastisjes, hetuesit kanë gjetur prova të bazuara që ndërlidhen me rastet e raportuara nga ana e qytetarëve dhe kanë sekuestruar këto gjësende: një shporet elektrik, një frigorifer, një makinë për larjen e rrobave, pajise elektrike pune, një kompjuter dhe rroba.

"Gjatë hetimeve fillestare, policia ka siguruar fakte të konsiderueshme se personat e lartcekur dyshohet se kanë vepruar në grup, në mënyrë të organizuar, si dhe dyshohet se kanë kryer rreth gjashtë vepra të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpitë kryesisht të pabanuara, ku pronarët gjinden përkohësisht në shtetet perëndimore", tha Berisha.

Në konsultim me prokurorin, pesë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, derisa hetuesit policorë po zhvillojnë hetime intensive.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SAGË SHQIPTARE DASHURIE NË AMERIKËIntervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar PAUL KURTIIntervistoi ERMIRA BABAMUSTA, New York (02.12.2013)
EDHE NË QYTETIN BACKNANG NJË VATËR E SHKOLLËS SHQIPE (02.12.2013)
DIASPORA KËRKON AMBIENT PËR INVESTIME (02.05.2013)
TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile GjataNga SOKOL DEMAKU (02.04.2013)
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI (02.03.2013)
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)
FERMERËT AMERIKANË MBËSHTESIN REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2013)
OBAMA KËRKON ME NGULM REFORMA NË EMIGRACION (01.30.2013)
SHBA - REFORMA NË SISTEMIN E EMIGRACIONIT (01.28.2013)
SHBA - SHPENZIMET NË EMIGRACION (01.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]