VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË MONTREAL FILLOI VITI SHKOLLOR I MËSIMIT SHQIPNga AJET NURO, Montreal, Kanada

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 10:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË MONTREAL FILLOI VITI SHKOLLOR I MËSIMIT SHQIP
Nga AJET NURO, Montreal, Kanada

E Hënë, 09.23.2013, 04:18pm (GMT+1)


Ditën e shtunë në datën 21 shtator 2012, në Montreal u hap viti shkollor në shkollën që mban emrin e bamirëse së shquar shqiptare Nënë Tereza. E veçanta e këtij viti shkollor është fakti që, drejtuesit e Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal e kanë bërë mësimin e gjuhës shqipe dhe rrjedhimisht shkollën shqipe, prioritetin e tyre numër një të punës së tyre. Kështu që nga zgjedhjet e reja gjer në ditën e hapjes së shkollës, Bashkësia ka organizuar disa aktivitete dhe ka ngritur në këmbë një strukturë të tërë për mirë funksionimin e shkollës shqipe. Kështu është organizuar një forum enkas për shkollën shqipe nga i cili doli një komision që organizoi rishikimin e programit dhe përshtatjen e tij në përshtatje me orientimet e forumit të qershorit 2013. U përzgjodhën mësuesit që do të realizojnë programin e ri dhe u sigurua baza materiale. Duke mos dashur të citojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë aksion, një merit i takon përgjegjësit për edukimin në këshillin drejtues të bashkësisë z. Gerti Bajraktari që ishte edhe kryesues i të gjitha veprimtarive për mbarëvajtjen e shkollës shqipe.

Duke parë pjesëmarrjen e prindërve dhe fëmijëve të tyre në ditën e parë, mund të themi se puna e kaq muajve i ka dhënë frutat e para. Sigurisht, ngelet shumë për t'u bërë pasi në Montreal mendohet se jetojnë 3-4 mijë shqiptarë dhe nëse bëjmë një raport të thjesht shifrash, numri i nxënësve pjesëmarrës duhet të ishte dhe më i lartë.

Në ceremoninë e hapjes së vitit shkollor ishin të pranishëm veç prindërve dhe nxënësve, edhe kryetari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Montrealit z. Hysni Marku, anëtarët e kryesisë zotërinjtë Idriz Beha, Besnik Bashi, Ilir Orana, Gerti Bajraktari e Ajet Nuro si dhe kryetari i komisionit për të ardhmen e shkollës shqipe dhe selisë së Bashkësisë së Shqiptarëve ë Kebekut në Montreal z. Laze Leskaj.

Z. Hysni Marku duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe tek fëmijët tanë si shprehje e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar si dhe rëndësinë që i ka kushtuar këshilli drejtues i bashkësisë mbarëvajtjes së shkollës shqipe.

Pastaj anëtari i kryesisë së Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Gerti Bajraktari prezantoi dy mësuesit që do të sigurojnë mësim-dhënien në dy grup moshat (5-8 vjeç dhe 9 deri në 13 vjeç) zotin Alban Zeneli dhe zonjën Etleva Xhaferi.

Drejtues të shoqatës dhe prindrit e pranisëm shkëmbyen mendime për mbarëvajtjen e procesit mësimor

Drejtuesit e shoqatës kishin marr masat për t'u ofruar të pranishmëve pije freskuese dhe ushqime të çastit si dhe dhurata për fëmijët pjesmarrës.
Pastaj filloi regjistrimi dhe dita e parë e mësimit. Uroj më që entuziazmi i ditës së parë t'i shoqëroj fëmijët tanë gjatë gjithë vitit shkollor. Vit të mbar dhe suksese!

Montreal, 22 shtator 2013

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ESMIANA JANI - BALERINA SHQIPTARE NË TRUPËN E UASHINGTONIT (09.22.2013)
GJITHË FRYMËZIMIN TIM E KAM PËR VENDLINDJEN, TOKËN SHQIPTARE…-Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi-Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ (09.21.2013)
ADRIANA BANI - SHQIPTARËT KANË AFTËSI TË INTEGROHEN NË KULTURËN E VENDEVE KU KANË MIGRUAR POR AMA PA MOHUAR KULTURËN DHE ORIGJINËN E TYREIntervistoi: SOKOL DEMAKU (09.20.2013)
FORTESA HOTI NË ROLIN KRYSOR TË FILMIT TRILLER SUEDEZ 'ORION' (09.20.2013)
SHKB 'Sali Çekaj" përkujtoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë të KosovësZYRTARIZIMI I DEKLARATËS TË PAVARËSISË - OBLIGIM HISTORIKNga IDRIZ ZEQIRAJ (09.18.2013)
NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDIFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (09.15.2013)
EKSPOZITË E SKULPTORIT KRESHNIK XHIKU (09.14.2013)
FATOS BAXHAKU - HISTORI TË VEÇANTA TË SHQIPTARO-AUSTRIAKËVE (09.13.2013)
PËR FYERJE RACISTE NDAJ SHQIPTARES SË KOSOVËS - 6 MUAJ BURG (09.12.2013)
KA NDËRRUAR JETË JAKUP BIÇAKAJ - MËRGIMTARI MË I VJETËR I KËSAJ ANETë moçmit kanë thënë vendi-dheu i huaj është i ftohtëNga XHAFER LECI (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]