E Premte, 05.03.2024, 11:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
GËZIM MYSHKETA - SHQIPTARI QË BËRI PËR VETE SKENËN GJERMANE

E Premte, 11.08.2013, 10:22am (GMT+1)



Gëzim Myshketa, në rolin e Fordit në operën "Falstaff", në Teatrin Shtetëror të Shtutgartit


Baritoni debutoi me operën "Falstaff" në Shtutgart.

Mediat dhe kritika gjermane, vlerësime pozitive për 30-vjeçarin, që interpreton rolin e Fordit.

"Është ëndërr apo realitet?". Duhet të zgjohet, qëllon veten me pëllëmbë... Si është e mundur, gruaja i ka vënë brirët?!
Fordi i tradhtuar, i zhgënjyer, i dërrmuar nuk mund ta mbysë dhimbjen as me alkool. Duket se zemra do ta lëshojë nga çasti në çast. "Të jetë ëndërr apo realitet?". Po nëse Ford nuk do ta besojë dhe përpëlitet mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, për baritonin shqiptar Gëzim Myshketa, suksesi në Teatrin Shtetëror të Shtutgartit (Die Staatstheater Sttutgart), është më se i vërtetë. Vetëm pak ditë më parë, baritoni Myshketa ka debutuar në skenën gjermane, me rolin e Fordit, në operën "Falstaff". Shfaqja është pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika gjermane i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të riut shqiptar, i cili për zërin, interpretimin vokal dhe skenik, pamjen, është konsideruar si tepër i përshtatshëm për rolin që i është besuar. Vlerësime të shumta ka marrë interpretimi i monologut të Fordit në Aktin II, pjesa I, kur ai sapo ka mësuar se e shoqja e tradhton. Edhe pse tashmë është një emër i njohur në kalendarët operistikë italianë, për baritonin Myshketa interpretimi për herë të parë në një skenë gjermane, aq më tepër në një si ajo e Shtutgardit, përbënte pa dyshim një ngjarje të veçantë, ku përziheshin përgjegjësia dhe emocioni. Por rolin e Fordit ai e zotëron mjaft mirë dhe duket se e ka tepër për zemër. ""˜Falstaff' është vepra e fundit e Giuseppe Verdit, gjeniut që u kushtoi jetën tragjedive më të forta njerëzore dhe që në moshën 84-vjeçare gjeti hare, aq sa për ta mbyllur me një opera gazmore, e cila gjithsesi ka vend për të reflektuar mbi ndjenja, jo dhe aq gazmore si tradhtia dhe xhelozia e shfrenuar e njeriut. Në këtë vorbull ndjenjash dhe intrigash, morali përfundimtar është në fugën finale: "Çdo gjë në botë është lojë, të gjithë janë pjesë e kësaj loje, e të gjithë janë të tallur, të vënë në lojë..." ("Tutto nel mondo e burla, lìuom e nato burloe...tutti gabbati...")", thotë baritoni. Opera e drejtuar nga Sylvain Cambreling e Till Drömann ka ardhur në skenë në një version modern, ku nën kostumografinë e Anna Eiermann, gratë gazmore të Windsorit paraqiten të veshura shik, me kostume, këpucë me taka të larta e syze të errëta. Në të njëjtën linjë, e sjellë në kohë vjen edhe skenografia e Jan Pappelbaum, me ambiente zyrash e kolltukë të bardhë lëkure. Një element i gjetur ishte edhe vendosja e pasqyrave, që dyfishonte pamjen dhe krijonte imazhe të mrekullueshme. "Falstaff" me muzikë të Giuseppe Verdit dhe libret të Arrigo Boitos është një adaptim i komedisë shekspiriane "Zonjat gazmore të Windsorit", por ku janë përfshirë edhe skena nga "Henri IV". Opera do të rikthehet në skenën e Shtutgardit në datat 13, 19, 22, 27 nëntor, 27 dhe 31 dhjetor.


Baritoni Gëzim Myshketa

Ndryshe nga tenorët që bien menjëherë në sy me kryerole dashnorësh që thyejnë zemrat e heroinave, e që në shumicën e herëve vdesin, për një bariton është disi më e vështirë për të qenë në qendër të vëmendjes. Me gjithë zërin potent dhe pamjen e këndshme për t'u parë, Gëzim Myshketa nuk e ka pasur aq të thjeshtë të çajë në rrugën e vështirë të artit operistik. Atij i është dashur ta ndërtojë me durim portretin e tij artistik. I konsideruar si një nga talentet më të spikatur të brezit të tij, Gëzim Myshketa ishte vetëm 20 vjeç, kur interpretoi rolin e Figaros në "Dasmën e Figaros", për të vijuar me të tjera role si ai i Don Xhovanit, Leporelos etj. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare (As.Li.Co 2006, "Francesco Paolo Tosti", 2008) e ka interpretuar në skenat e Sferisterio di Macerata, Palm Beach Opera, Abao Olbe a Bilbao, Opéra de Montpellier, Verona, Teatrin "Verdi", Trieste etj. Pas suksesit në Gjermani, Myshketa ka firmosur të tjera kontrata. "Impenjimet e mia për të ardhmen janë operat "Lucia di Lamermoor" në Marsejë, "Turandot" në Tuluzë, "Gianni Schicchi" në Piacenza, "La Boheme", Cagliari, "Maria Stuarda" në Arena di Verona, "Carmen", "Traviata". "I Puritani", Shtuttgart etj.", thotë baritoni.

Media gjermane

"General Anzeiger"
"I mrekullueshëm baritoni Gëzim Myshketa", që në rolin e z. Ford, duke besuar se është tradhtuar, krijon një model tepër komik në skenë"

"Esslinger Zeitung"
"Në monologun e xhelozisë së Ford, Gëzim Myshketa, që shkëlqen si në të kënduar dhe në interpretim, ravijëzon portretin e qartë të një borgjezi të vogël të kamur, që fsheh në vetvete pasiguri dhe ankth me një agresivitet qesharak".

"Sttutgarter Zeitung"
"Në rolin e Ford, Gëzim Myshketa me zërin e tij prej baritoni, të fuqishëm dhe të plotë është shumë i përshtatshëm për këtë figurë".

"GB OPERA"
"Mes performancave individuale, është për t'u shënuar në veçanti Fordi i 30-vjeçarit shqiptar, Gëzim Myshketa, debutues në skenën gjermane, i pajisur me një zë të gjerë dhe tingëllues dhe këndshëm skenikisht".

ALMA MILE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes:FILADELFIA: VEPRIMTARI, KUSHTUAR PETRO MARKOS, IDEALISTIT DHE SHKRIMTARIT TË MADHNga LAVER NIKU (11.06.2013)
FTESË - PËR VEPRIMTARINË E BISHZ KUSHTUAR FLAMURIT KOMBËTAR DHE PËRURIMIT TË LIBRAVE NGA KATËR AUTORË (11.06.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (3)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (11.03.2013)
NË TIRANË PËRUROHEN DY VEPRA ME 1100 FAQE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË SUEDINga Prof. MURAT GECAJ (10.31.2013)
PIKTORI GJERGJ PALI RIKTHYER PAS 26 VITESH ME EKSPOZITËN 'UDHËTIMI' - SI E THYEM KUFIRIN ME KAMION MË 1988 Biri i Zef Palit, autorit të tekstit të këngës “Luleborë”, tregon dënimin e të atit dhe heqjen e autorësisë (10.30.2013)
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL (10.29.2013)
NJË PREZANTIM I GJITHANSHËM KULTUROR NË VARA TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (10.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.25.2013)
ZGJEDHJET LOKALE NË KEBEK DHE NE SHQIPTARËTNga AJET NURO (10.25.2013)
ILTJAN NIKA - SHQIPTARI TETËMBËDHJETËVJEÇAR ME MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN BOTËROR TË ÇIKLIZMIT (10.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]