VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DETINA ZALLI - SHQIPTARJA QË UA MËSON AMERIKANËVE SHKENCËNVajza 27-vjeçare me origjinë nga Fieri, u përzgjodh nga Harvard-i si kërkuese shkencore dhe pedagoge e Biologjisë Molukelare 

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DETINA ZALLI - SHQIPTARJA QË UA MËSON AMERIKANËVE SHKENCËN
Vajza 27-vjeçare me origjinë nga Fieri, u përzgjodh nga Harvard-i si kërkuese shkencore dhe pedagoge e Biologjisë Molukelare 

E Djelë, 02.16.2014, 11:30am (GMT+1)







Fëmijëria e saj në Shqipëri ka qenë shumë e lumtur. I kujtohet shpeshherë kur luante me motrën e saj binjake, Argitën, apo me shoqet e pallatit, duke pretenduar se ishin mjeke dhe vizitonin kukullat e tyre.

Mban mend edhe se dikur ëndërronte të jetonte dhe punonte në Amerikë. Kjo është kërkuesja më e re shkencore në Harvard, Detina Zalli me origjinë nga Fieri, e cila punon edhe si pedagoge e Biologjisë Molukelare.

Ajo tregon për "Shekullin" se si i ka ngjitur shkallët në një ambient të huaj, ku shpeshherë duhet të përballesh edhe më pengesa nga më të ndryshmet. Në moshën 11-vjeçare së bashku me familjen, prindërit dhe motrën binjake shkojnë në Angli. Aty gjërat ndryshuan...

"Vetëm unë dhe motra e dinim gjuhën angleze, prandaj u poqëm para kohe. Në moshën 13-vjeçare lamë lodrat tona dhe morëm  përgjegjësi të reja, si për shembull, takoheshim nëpër zyrat e avokatëve për probleme letrash, apo shkonim në shërbime sociale".

Detina tregon se shpeshherë shkonin nëpër spitale për të ndihmuar me përkthimin ata shqiptarë që ishin të sëmurë. "Ka pasur raste kur kemi shkuar edhe natën. Këtë gjë e bënim nga dëshira për t'i ndihmuar.

Në të njëjtën kohë duhet të përballeshim edhe me racizmin në shkollë, gjë që nuk ishte e lehtë. Me një fjalë jeta jonë, ndryshoi". Tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vëmendja e saj është e fokusuar në karrierë.

Po bën postdoktoraturën në Harvard, dhe në të njëjtën kohë jep edhe mësim. "Konkurrenca në Harvard është tepër e madhe, por unë nuk dua të jem thjesht një shkencëtare e Harvardit, por shkencëtare dhe mësimdhënëse në Harvard".

Për sa i përket Harvard-it, ajo tregon  se konkurrenca është shumë e madhe, dhe duke pasur parasysh moshën e saj, shumë mësues të tjerë (më të shumtët janë të moshës 45 vjeç e sipër) dhe nuk pëlqejnë që një vajzë kaq e re, të konkurrojë me ta.

Ajo thotë se suksesi nuk ka të bëjë me karrierën. "Suksesi matet nga mirësia që ndodhet në shpirtrat e njerëzve dhe nga sasia që shpërndahet.

Për sa i përket karrierës, njeriu i suksesshëm nuk është ai që qëndron gjithmonë lart në karrierën e tij, por ai që kur bie poshtë, ngrihet menjëherë. Besoj se çelësi i suksesit tim është thjeshtësia, por edhe që dëgjoj e mësoj çdo ditë nga të tjerët. Qëndroj me këmbë në tokë, dhe nuk dorëzohem kurrë.

Në qoftë se vërtet dua diçka, e marr". Në të ardhmen Detina dëshiron që të jetë një udhëheqëse e mirë, një person që të jetë shembull për të tjerët, që ndihmon njerëzit në nevojë, sepse kjo gjë i jep kënaqësi. Idhulli i saj  është i ati.

"Babai im, Agim Zalli ka qenë dhe do të jetë gjithmonë idhulli im. Më ka mësuar të jem pozitive, të bëj mirë, të punoj fort dhe të mos dorëzohem kurrë". Të rinjve shqiptarë që ndodhen nëpër botë ajo u thotë një nga shprehjet nga e cila motivohet edhe vetë:

"Mos i braktisni kurrë ëndrrat tuaja. Por, kujdes! Ka vetëm një dallim midis ëndrrës dhe qëllimit. Ëndrra kërkon gjumë të lehtë, ndërsa qëllimi, përpjekje pa gjumë. Kështu që, flini për ëndrrat dhe zgjohuni për qëllimet".

Kur largohet nga Shqipëria, e merr malli për njerëzit që njeh edhe të afërmit që i mungojnë shumë. "Sikur të zgjidhja nacionalitetin tim, përsëri do të zgjidhja të qenit shqiptare.

Jo për gjë, por s'ka popull më të dashur se ne. Në fund të fundit, kudo që të shkosh, nuk ka si vendi yt". Ajo tregon se jeta e në vend të huaj kërkon shumë punë, por përherë e gjen kohën edhe për t'u argëtuar.

 Havard

Në Harvard para disa ditësh u organizua një kurs në të cilin morën pjesë 3 shkencëtarë me famë botërore, bashkë me ta, ishte edhe Detina.

"Kursi kishte të bënte me sëmundje të ndryshme, të cilat zhvillohen për shkak të defektit "cilia", një organ shumë i rëndësishëm për ne. Si dëgjues, ishin edhe profesorë të Harvardit, mjekë, doktorë dhe studentë.

Kam dëshirë të organizojmë diçka të tillë edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, së bashku me motrën binjake, Argitën, e cila është shkencëtare në Universitetin UCL, Londër".

Pas kursit që dha profesorët në Harvard e kanë ftuar të marrë pjesë në një symposiumin shkencor, ku do të bëjë edhe një prezantim. Por pritshmëria e Detinës për të ardhmen është jo vetëm të qenit pedagoge në Harvard, por edhe një shembull pozitiv për të tjerët.


VALERIA DEDAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEMA E VIOLINËS SË FLORIAN GASHIT (02.12.2014)
PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014- (02.10.2014)
AKTIVI I LDK NË STARNBERG - SHEMBULL UNIK AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.08.2014)
SUEDI - GRUPI I NJË SHQIPTAREJE SYNON EUROVIZIONIN (02.03.2014)
TË QENIT NË MËRGIM TË OFRON NJË ARMË TË FORTË, SEPSE ATËHERE VENDIN KU U LINDE E VAJTON DHE GJYKON MË OBJEKTIVISHT-thotë poeti dhe mërgimtari elbasanas me qëndrim në Holandë Rezart PalluqiIntervistoi: SOKOL DEMAKU (02.02.2014)
REPUBLIKANËT NË KONGRES DISKUTOJNË MBI REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2014)
ANITA LATIFI - KONKURENTE E FOTË NË 'DEUTSCHLAND SUCHT DEN SUPERSTAR' (01.28.2014)
PËRUROHET NUMRI I RI I REVISTËS 'PEGASI'Revista përgatitet nga një redaksi e emigrantëve shqiptarë, në AthinëReportazh nga MURAT GECAJ (01.26.2014)
IBRAHIM MAKOLLI - PAVARËSISHT SE NE, SI KOMB, JEMI TË NDARË NË DISA SHTETE, MËRGATA SHQIPTARE KA QENË E DO TË JETË NJË MËRGATË SHQIPTAREBashkëbisedoi: AJET NURO (01.25.2014)
ETLEVA NALLBANI - ARKEOLOGIA SHQIPTARE NË AKADEMINË FRANCEZENga LUAN RAMA, studiues (01.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]