VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SELANIK - NJË NISMË E RE PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 07:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SELANIK - NJË NISMË E RE PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE

E Mërkurë, 03.05.2014, 09:53am (GMT+1)



Një tjetër cikël mësimor i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë është çelur në qytetin e Selanikut.

Këtë herë në lagjen Stavrupoli, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, Shkolla fillore publike nr 1 hapi dyert, që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën e nënës.

Ishte një iniciativë e Shoqatës shqiptaro-greke të punëtorëve dhe miqve të Selanikut "Progresi", drejtuar nga Theodhori Miho, e cila u mbështet nga kryetari i Bashkisë së Stavrupolit, Diamantis Papadhopulos dhe drejtoria e shkollës nr 1 në këtë lagje.

Në përurimin e orës së parë të mësimit merrnin pjesë drejtues të shoqatës "Progresi", kreu i bashkisë së Stavrupolit, Diamantis Papadhopulos, përfaqësuesi i PS për emigracionin Artur Porpollogu, përfaqësues nga konsullata shqiptare në Selanik dhe nga shoqatat shqiptare në Selanik.

Në ditën e parë u regjistruan 30 nxënës, me shpresën se interesi dhe numri i tyre do të rritet në të ardhmen.

Mësimet do të zhvillohen falas, një herë në javë, nga mësuesit shqiptarë Engjellush Llëngaj, Eva Paloka, Marjeta Llojko, Rovena Spiridhi dhe Anesti Mulliri.

Baza materiale dhe librat u siguruan nga kandidati për deputet i PS në zgjedhje, përfaqësues i emigracionit shqiptar në Greqi. Artur Porpollogu

Kreu i Bashkisë së Stavrupolit, z.Papadhopulos u shpreh i gëzuar që hapja e këtij cikli mësimor për fëmijët shqiptarë u bë realitet, duke theksuar, se ata duhet të njohin gjuhën dhe kulturën shqipe po aq mirë sa atë të vendit ku kanë lindur dhe po rriten.

Ndërkaq, ka 12 vjet që në Selanik zhvillohen cikle të mësimit të gjuhës shqipe, organizuar nga Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë "Nënë Tereza", ku aktualisht rreth 120 nxënës marrin mësime në mjediset e Universitetit "Aristoteli" nga mësues shqiptarë. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KY ËSHTË KLEIDON NDREU, PRESIDENTI I RINISËI riu shqiptar i zgjedhur President i Rinisë në shkollën 9-vjeçare nr. 6, në Cliffside Park të New Jersey-t, USAIntervistoi: ZEQIR LUSHAJ (03.02.2014)
FTESË - SHKOLLA SHQIPE NË KANTONIN VAUD PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT, ORGANIZON NJË MANIFESTIM TË PËRBASHKËT SHKOLLOR (02.24.2014)
HIPEREALIZMI GENETIK I AGIM SULAJT (Intervistë) (02.19.2014)
I AFËRMI I HASAN PRISHTINËS ME BASHKËSHORTEN AMERIKANE VIZITUAN VATRËN (02.18.2014)
DETINA ZALLI - SHQIPTARJA QË UA MËSON AMERIKANËVE SHKENCËNVajza 27-vjeçare me origjinë nga Fieri, u përzgjodh nga Harvard-i si kërkuese shkencore dhe pedagoge e Biologjisë Molukelare  (02.16.2014)
POEMA E VIOLINËS SË FLORIAN GASHIT (02.12.2014)
PASAPORTA E ORIANA KURTESHIT ËSHTË CURRICULUM VITAE E SAJ- Në një intervistë eskluzive, sopranoja e njohur shqiptare tregon projektet për vitin 2014- (02.10.2014)
AKTIVI I LDK NË STARNBERG - SHEMBULL UNIK AKTIVI I IBRAHIM RUGOVËSNga IDRIZ ZEQIRAJ (02.08.2014)
SUEDI - GRUPI I NJË SHQIPTAREJE SYNON EUROVIZIONIN (02.03.2014)
TË QENIT NË MËRGIM TË OFRON NJË ARMË TË FORTË, SEPSE ATËHERE VENDIN KU U LINDE E VAJTON DHE GJYKON MË OBJEKTIVISHT-thotë poeti dhe mërgimtari elbasanas me qëndrim në Holandë Rezart PalluqiIntervistoi: SOKOL DEMAKU (02.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]