VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 08:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë

E Premte, 11.27.2009, 06:54am (GMT+1)


 

Për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nxënësit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues nga kantoni i Vaud-it u mblodhën së bashku në Lozanë në një manifestim të përbashkët shkollor. Manifestimi u mbajt të dielën më 22 nëntor 2009 në një sallë të bukur spektakli të përgatitur ashtu siç i ka hije kësaj dite të shënuar. Nuk munguan as flamuj të vegjël në dorë të nxënësve si dhe balona të kuq me shqiponjë dykrenore.

Në sallë ishin prezent të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të kantonit Vaud (Lozanë, Nyon, Morges, Rolle dhe Yverdon), me përjashtim të nxënësve nga Vevey. Edhe prindërit në një numër të madh iu përgjigjen ftesës për manifestim. Nuk munguan as mysafirët e nderuar në krye me koordinatorin e përgjithshëm të LAPSH «Naim Frashëri» në Zvicër, zoti Mahir Mustafa si dhe aktivistë tjerë të shkollës shqipe nga kantoni e më gjerë. Kësaj radhe nuk mungoi as përcjellja e medieve elektronike. I tërë manifestimi u incizua nga gazetari i RTSH zoti Ilir Buçpapaj dhe aktivisti i shkollës shqipe zoti Arsim Ymeri.

Këtë ditë të shënuar e pasuruan edhe aktivitete tjera që e bënë manifestimin edhe më madhështorë.
U hap ekspozita e pikturave të nxënësve nga Shkolla Shqipe e Lozanës nën përkujdesjen e piktorit tonë të njohur, zoti Samedin Asllani. 21 piktura të punuara nga vetë nxënësit zbukuruan ambientin e sallës.
Poetët nga kantoni jonë si zonja Fatime Kalimashi dhe profesori ynë i njohur zoti Besnik Camaj bënë promovimin e librave të tyre të poezisë në prezencë të një numri të madh të bashkatdhetarëve tanë.

Manifestimi si zakonisht u hap me këndimin e himnit të flamurit nga të gjithë nxënësit që ishin prezent në skenë. Nxënësit, ashtu siç është bërë më traditë në Shkollën Shqipe të Lozanës, e udhëhoqën manifestimin prej fillimit deri në fund. Është një kënaqësi e veçantë të vëresh se sa me profesionalizëm e kryejnë punën që zakonisht, prej mosbesimit apo diç tjetër, u mohohet fëmijëve për të cilët gjithnjë deklarohemi se punojmë për afirmimin e tyre si kombëtar ashtu edhe profesional.

Në manifestim nxënësit u paraqitën me këngë, valle, recitime, pjesë teatrale dhe gjimnastikë ritmike. Në skenë u paraqit edhe mësuesja e shkollës muzikore nga Ecublens-i, e cila së bashku me nxënësit tanë ekzekutoi melodi nga burimi ynë i pasur muzikor.

Dhe ashtu siç filloi manifestimi me të gjithë nxënësit në skenë, ashtu edhe mbaroi. Me këtë rast për herë të parë të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën «Shkolla Shqipe» të krijuar dhe të kompozuar enkas për ta nga mësuesja Shpresa Idrizi, mësimdhënëse në Lozanë.

Përgatitur nga Isni Idrizi

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme (11.02.2009)
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj (11.01.2009)
Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (10.30.2009)
Greqia jo më një vend tmerri për emigrantëtNga Shpëtim Zinxhirija (10.27.2009)
Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipeNga Anila Kadija, Itali (10.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]