VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 08:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët
E Djelë, 11.29.2009, 10:28am (GMT+1)

 

 

New York, 29 nëntor.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetet ku janë të përqëndruar më tepër shqiptarët, si në New York, në Boston, Chicago, Detroit, Dallas, Philadelphia, dhe në shumë qytete të shteteve si Florida, California, Ohio, Wisconsin, por edhe në kryeqytet, në Washington DC në dy ditët e fundit shqiptaro-amerikanët kanë festuar 97 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të njohur edhe si Ditë e Flamurit me këngë dhe valle, me fjalime patriotike të rastit, por edhe duke përkujtuar dhe edukuar brezat e rinj se prej nga kanë ardhur dhe cila është histori e kombit të tyre.

 

Dita e Flamurit apo siç po quhet në dy vjetët e fundit si Dita e Shqiptarëve, këtu në Amerikë është festa më e madhe që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat e trojeve të tyre në Ballkan.

Në New York, ku është përqëndrimi më i madh i shqiptarëve në Amerikë, një manifetsim qendror tradicionalisht e mban shoqata panshqiptare Vatra, ndërsa edhe grupime të tjera politike dhe krahinore organizojnë mbrëmje në shenjë të përvjetorit të pavarësisë.

Dita e Flamurit e shqiptarëve koincidon edhe me një festë të madhe të Amerikës, Ditën e Falënderimeve, që festohet të enjtën e fundit në nëntor që është një ditë e shënuar kur amerikanët e të gjitha etnive, kulturave dhe racave, falënderojnë për sofrën plotë me familjen dhe me miqtë, një traditë që gjenë zanafillën ç'prej ardhjes së peligrinëve të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti i largët 1621. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)
Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain" (11.12.2009)
Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik" (11.09.2009)
Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë (11.07.2009)
Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal (11.04.2009)
Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme (11.02.2009)
Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj (11.01.2009)
Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit (10.30.2009)
Greqia jo më një vend tmerri për emigrantëtNga Shpëtim Zinxhirija (10.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]