VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pelegrinazh përjetësie: Kujtimet e mia për Imzot Dr Zef Oroshin tek varri i nacionalistit të flaktë Gjeneral Abas KupiNga TOME MRIJAJ, New York

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Pelegrinazh përjetësie: Kujtimet e mia për Imzot Dr Zef Oroshin tek varri i nacionalistit të flaktë Gjeneral Abas Kupi

Nga TOME MRIJAJ, New York


E Premte, 01.22.2010, 09:12am (GMT+1)

 

 

(In memoriam në 34 vjetorin e kalimit në amshim)

 

 

Komuniteti shqiptaro amerikan ruan nje respekt te veçante per bijte e shquar te nacionalizmit, qe me dhimbje ne shpirt jetuan dhe punuan larg atdheut, qe ishte mberthyer nga lufta e pergjakshme civile e organizuar dhe udhehequr nga kreret e diktatures komuniste. Ata me shembuj konkrete provuan ndjenja te thella per trojet etnike shqiptare. I tille ishte biri i Krujes historike te Gjergj Gjon Kastriotit, legalisti nacionalist General Abas Kupi, qe deri sa kaloi ne amshim nuk e hoqi mendjen nga Atdheu.

Atij i vinte keq per vuajtjet dhe persekutimin, qe po kalonte populli shqiptar nen sundimin e eger te diktatures komuniste, e cila nga ana e saj kishte dekada qe zhvillonte nje propagande antinacionaliste dhe ne qender te sulmeve propagandistike ishte edhe General Abas Kupi me shume nacionaliste te tjere.

 

Kushdo ne Shqiperi, Kosove dhe diaspore e njeh simbolin e rezistences kombetare, burrin trim e sypatrembur, ushtarakun e larte te mbrujtur me virtyte te pastra shqiptare, luftetarin e flakte te trupave te Mbretit Zog, kunder hordhive te ushtrise pushtuese italiane me 7 Prill 1939. General Abas Kupi, ishte dhe mbeti nderi dhe lavdia e gjakut te patrioteve te vertete, qe per interesa te larta te atdheut ishin gati te beheshin fli, sikurse thote poeti yne i madh kombetar At Gjergj Fishta O.F.M. e "bajn deken si me le".

Komuniteti yne, me kete gjest fisniekrie perkujtimi mundohet te kultivoje tek gjeneratat e reja nacionaliste sot nderimin dhe respektin qe ata duhet te tregojne per jeten dhe vepren e madhe patriotike te General Abas Kupit, per çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe kthetrat mizore te komunizmit te zi.

 

Kujtime nga Mons. Oroshi per General Abaz Kupin

 

Ishim duke udhetuar me makine drejt aeroportit J.F.K. Per fat te mire, nuk kishte trafik makinash gjate rruges. Porsa mberritem prane varrezave ne "Maple Grove Cementry" ne Kew Grandens (Queens, New York), Imzot Zef Oroshi, me tha, qe te ktheheshim tek varri i Gjeneral Abas Kupit([1][1]).

 

Per çudi,  ne mbishkrimin e rrases se varrit te tij gjendet numri 444, qe, po t'i shtosh nje njesh perpara, i bie te jete 1444, koha kur eshte mbajtur Beselidhja e Lezhes, nen drejtimin e kryekomandantit te luftrave per liri nga zgjedha turke, Gjergj Kastriotit - Skenderbeut.

 

Abas Kupi, vinte nga kjo toke e begate me histori, tradita, lufte dhe rezistence, kunder pushtuesve te huaj italiane dhe gjermane dhe, se fundmi kunder komunizmit.

Kruja, per Kupin, mbeti dashuria me e madhe, qe i digjte zemren ne mergim. Gjithashtu, ne pllaken e varrit te tij gjendet edhe shqiponja dykrenare dhe perkrenarja me briret e dhise, qe mbante mbi krye heroi legjendar i Arberise - Gjergj Gjon Kastrioti. Ai sakrifikoi nje jete te tere ne sherbim te vatrave martire shqiptare.

 

Duke qene dakort me mendimin e Mons. Dr. Oroshit, ngadale iu afruam baneses se amshimit. Meshtari, shume i emocionuar e i zhytur thelle ne mendime, tha fjalet: "Miku im, Abas! E kreva amanetin tand dyfish." Mbasi tha disa urate per shpirtin e tij, vendosem disa lule te fresketa dhe me pas  morem rrugen e kthimit ne shtepi.

 

Gjate vazhdimit te udhetimit e pyeta Mons. Dr. Zef Oroshin, se cili ishte ai amanet i dyfishte, per te cilin u shpreh para varrit te nacionalistit te madh, Abas Kupi Ai, mbas nje heshtjeje te shkurter, drejtoi syte nga une e, i perqendruar thelle ne historite e se kaluares, shtoi:

 

"Gjeneral Abas Kupi, para se te kalonte ne amshim, ma kishte lane te shkrueme amanetin e çekun me nji shume te caktueme, per t'i thane meshe per nji vit.

Nji dite me kishte dale nga kujtesa e nuk isha i sigurt nese a i kisha çue te gjitha meshet smbas rradhes. Dhe keshtu vijova serish edhe nji vit tjeter, me ma shume kujdes, qe te mos kaloja asnji dite pa thane meshe, per shpirtin e nacionalistit te shquem, Gjeneral Abas Kupit.

 

Per kete erdha sot, me kujtue mikun tem te paharruem, per t'i thane se ia kreva amanetin dyfish, duke thane meshe 2 vjet me rradhe. Ky burre i madh i popullit shqiptar, qe shkriu gjithçka per Atdheun tone, meritonte ma shume respekt.

 

Edhe sikurse ai te mos ma lente kete amanet, qe nuk e trete as dheu, une isha pergatite te veproj, sikurse kam veprue deri tashti, ne kujtim te shpirtit te tij te pavdekshem.

Pushofte ne Paqe!".

 

Keshtu, gjate gjithe udhetimeve bisedonim, sa here qe binte fjala per atdhetarin e madh, Gjeneral Abas Kupi dhe shume bashkeluftetare te tjere. Ai shfletonte nga kujtesa e freskta vitet e shkuara, plot kujtime te bukura per mikun e tij te shtrenjte nacionalist.

 

Kontributi i shquar i Abas Kupit, ishte i mbushur me perpjekje per keto ideale patriotike dhe me fryme te thelle atdhedashurie ne dobi te trojeve etnike shqiptare, qofte kunder nderhyrjeve te shteteve fqinje, per te penguar nga brenda konsolidimin fillestar te shtetit te ri shqiptar, ashtu edhe kunder qellimeve pushtuese te shteteve megallomane.

 

Ai eshte shquar per pikepamjet perparimtare per krijimin e nje shoqerie shqiptare moderne, duke iu larguar gjithnje e me shume rrymave politike bolshevike, qe, si semundje kancerogjene, kishte  prekur si individet, ashtu dhe nje pjese te rinise se shoqerise shqiptare...

 

Shkelqimi dhe madheshtia e Abas Kupit, u pa edhe gjate diteve sa qendroi ne Shtepine Mortore (Funeral Home), edhe gjate ceremonise se varrimit. Ne Sh.B.A., vetem imzot Noli, mund te jete percjelle me nderime aq te medha.

 

Pjesemarrja e miqve angleze te luftes, ishte per ne vellezerit er tij shqiptaro-amerikane çdo levdate. Ne Funeral Home dhe tek varri i te ndjerit, te gjithe shqiptaret u luten per shpirtin e tij.

 

Ne shtepine mortore dhe tek varri ne "Maple Grove Cementry" ne Kew Grandens (Queens, New York), Monsinjor Zef Oroshi, tha nje lutje prane kufomes se tij.

 

Vete General Abas Kupi, ia kishte lene kete amanet Mgrs. Oroshit, kur ishte gjalle. Genarali legalist Kupi, i mbrojti dhe i nderoi te gjithe shqiptaret pa dallim feje e krahine. Nuk urrente njeri per pikepamje politike. Jetoi, punoi e luftoi per liri e bashkim kombetar. Vdiq me dhimbje ne shpirt, qe nuk e pa me atdheun dhe familjen e tij te dashur.

Jo larg prej sot, shpresojme, qe shteti demokratik shqiptar, duhet te kerkoje kthimin e eshtrave te tij ne atdhe, sebashku me eshtrat e shume nacionalisteve bashkeatdhetare qe ende sot prehen ne dherat e huaja...

 

Pronari i Entit Botues: "Gjonkelaj Publishing Company New York", botuesi dhe ish gazetari i "Zerit te Amerikes" z. Gjek Gjonlekaj, qe njekohesisht eshte edhe botuesi i jetes dhe vepres se patriotit te madh General Abas Kupi, shkruar nga shkrimtari e ish i pendjekur politik Makensen Bungo, nder te tjera shprehet:

 

"General Abas Kupi, meriton respektin e perjetshem ne token meme. Atje duhet te shkruhet historia e tij, e cila u shemtua per aq dekada nga regjimi komunist. Historianet dhe njerezit e artit dhe te kultures kane detyre, qe me veprat e tyre artistike, ta nderojne kete figure te shquar te historise." (Gjeke Gjonlekaj, "Abas Kupi, nje nga shtyllat e mbrojtjes kombetare, heroi i 7 prillit", "Illyria", New York, 9 Janar 2001.)



[1][1] Gjeneral Abas Kupi (1892-1976). Ky prijes i lirise shqiptare, radhitet me te drejte perkrah Mic Sokolit e Azem Galices, Spiro Bellkamenit e Shaban Polluzhes, Isa Boletinit e Selam Salarise, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Dede Gjon Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit e Sef Koshares, per te ardhur tek mijera luftetare te Kosoves, qe luftuan kunder makines shfarosese serbe ne trojet etnike shqiptare, detyre te cilen e kishte edhe Abas Kupi. Shpesh,  krahina e Krujes ka qene vendi i heronjve te vertete dhe mbi te gjitha i Gjergj Kastriotit, qe, per 26 vjet me radhe, beri qe te dridhet Europa, per qendresen e tij,kunder Perandorise se "pathyeshme" turke. Abasi, dashurine per atdhe e flamur e tregoi qysh i ri. Qendresa e tij kunder fashizmit, nazizmit e komunizmit, ishte nje model i atdhedashurise te flakte. Mergimtaret ne Amerike,shume here kane biseduar me Abasin ne lidhje me familjen, qe e kishte lene ne Shqiperi. Ai e mbante si brenge dhimbjen, por kurre nuk ankohej.
Tom Mrijaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLEDHIN NDIHMA PËR TË PËRMBYTURIT NË SHQIPËRI (Fotoreportazh)Nga BEQIR SINA, New York (01.19.2010)
Dërgesat e emigrantëve janë reduktuar (01.19.2010)
Poezitë e Kozeta Zylos në një orë mësimi, në një shkollë amerikane (01.17.2010)
Në Nju Jork u zhvillua pelegrinazhi përkujtimor i përvjetshëm i vdekjes së Gjeneral Abaz KupitNga BEQIR SINA, Nju Jork (01.13.2010)
Florian Berisha më 18 janar mbush 20 vjet (01.11.2010)
Lek Pervizi - çmim special në poezi (01.10.2010)
POEZI TË 26 NËNTORIT 2009 - POESIE DEL 26 NOVEMBRE 2009 Nga ËNGJËLL KOLIQI (01.09.2010)
Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht (01.07.2010)
Vetëm në liri u takuam me vëllezërit tanë të një gjaku (Reportazh nga Nju Jorku) Nga KËZE KOZETA ZYLO, Fjala e Lirë  (01.05.2010)
Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote (12.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]