E Premte, 04.26.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PESË SHQIPTARË TË PARTISË SË GJELBËR NË ZGJEDHJET E GJENEVËS

E Enjte, 03.19.2015, 03:29pm (GMT+1)

  
Bernë, 19 mars - Janë të shumtë qytetarët zvicerane me origjinë shqiptare që kurrë nuk kanë votuar në jetën e tyre para se të shkelin tokën e Federatës Helvetike.

Edhe më të shumtë janë ata që të kenë mundur të dëgjojnë më parë se në Zvicër ekziston një partie politike e pavarur që nuk i bashkohet asnjë tendence politike tradicionale.

E kjo është, Partia ekologjike "Të Gjelbrit" që ka lindur gati në po të njëjtën kohë kur edhe në tokën e Federatës Helvetike lindë gjenerata e dytë e shqiptarëve të Ballkanit. Vizioni ekologjik që kjo parti mbron që prej 30 vitesh në kantonin e Gjenevës imponohet sot si një dëshmi e patjetërsueshme.

Fëmijët shqiptarë që ishin fare të vegjël dikur, apo ata që lindën dhe u rritën në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës, që prej 30 vitesh, tani qytetarë përgjegjës dhe plot kurajo gjenden të angazhuar për ndryshime të reja dhe përforcimin e vlerave demokratike të shtetit të tyre. Në partinë ekologjike "Të Gjelbrit" në Gjenevë sot kemi zviceranë e zvicerane me origjinë shqiptare të cilët theksojnë të vetmin motiv parësor të angazhimit të tyre qëllimet që ka kjo parti të shprehura në artikullin 3 të statutit të saj : " Të gjelbrit" bashkojnë njerëzit vullnetmirë për të vepruar në planin ekonomik dhe legjislativ për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar lëvizjet ekologjike, duke tërhequr pozita dhe propozime të veçanta të shoqatave të ndryshme gjenevase, nacionale që i bashkëngjiten mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të njeriut dhe cilësisë së jetës.

Ajo tenton të hapë në një rreth më të gjerë të popullatës njohuritë mbi ekologjinë si një lloj i ri i shoqërisë njerëzore." Janë të shumtë analistët politik që këtë parti e quajnë "Partia më largpamëse në planet dhe për planetin!" Ajo është edhe partia e vetme në Zvicër që mund të quhet edhe "partia e barazisë" dhe në statusin e saj thekson që "listat zgjedhore në zgjedhjet nacionale, kantonale e komunale respektojnë barazinë gjinore".

P.sh, këtë vit, nga 144 kandidatë dhe kandidate në garën zgjedhore të kësaj pranvere në kanton 72 janë femra, një barazi absolute.Një betejë tjetër në të cilën më së shumti ishte e angazhuar Partia e të gjelbërve në kantonin e Gjenevës është fituar më 2005. Që nga ky vit falë iniciativës " J'y vis j'y vote" (Këtu jetoj, këtu votoj) banorët me origjinë të huaj që jetojnë në kantonin e Gjenevës, prej 8 vitesh me leje qëndrimi "B" e "C" mund të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën politike, duke votuar në komunën e tyre në të cilën jetojnë, njofton Albinfo.ch.

Këtë vit garojnë në zgjedhjet lokale 5 aktivistë shqiptarë në tri komunat më të mëdha të kantonit: Qyteti i Gjenevës, Meyrin dhe Vernier, të cilët po ua prezantojmë në vijim.

Nga partia e të Gjelbërve, në Qytetin e Gjenevës, komunë që numëron 91'316 të huaj, për këshillin komunal nga zviceranet me origjinë shqiptare garojnë dy zonja: Hanumshahe Çerkini dhe Magbule Topalaj. Në komunën Vernier, që numëron 16'258 banorë me origjinë të huaj, Granit Metushi është gati që t'i përvishet punës së këshilltarit komunal. Tek të Gjelbërit e Meyrin-Cointrin, në Listën nr 1, për shqipfolësit është lehtë të lexohet emri i zonjave Arta Kryeziu dhe Mevlide Malaj.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRËMJE KULTURORE NË LONDËR KUSHTUAR 7 MARSIT - DITËS SË MËSUESITFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.19.2015)
NGA BJESHKËT NË BRONKS - UDHËTIMI ILEGAL I SHQIPTARËVE DREJT AMERIKËS Trafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt SHBA, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës (03.18.2015)
JETONI JETËN TUAJ, AJO ËSHTË E JUAJA, ÇMONIE VETËN, DUAJENI ATE DHE MBI TË GJITHA “MENDONI POZITIVISHT SE JA VLEN”… -thotë Xhylfere Spahiu adhuruese dhe predikuese e mendimit pozitivNga SOKOL DEMAKU (03.15.2015)
BIRI IM, LARGOHU!Nga NDRIÇIM MEHMETI (03.13.2015)
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS U SHËNUA EDHE NË OSNABRÃœCK TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.12.2015)
EMIN SYLA KËNDON ME LANA DEL REYN NËPËR RRUGËT E NEW YORKUT (03.11.2015)
ARKITEKTURA - FRYMËZIM I FOTOGRAFIT ILIR RIZAJ (03.09.2015)
Shkolla shqipe e MP në Treviso, shënoi 7 Marsin - Ditën e Mësuesit SHKOLLA E TREVISOS E VITIT 2015 – ME ELEMENTE NGJAJSHMERIE  ME  SHKOLËN KORÇËS TË VITIT 1887…!Nga BEQIR CIKAQI (03.09.2015)
TOM MRIJAJ - LUGU I DRINIT ËSHTË DHE MBETET VENDI IM MË I DASHUR NË BOTË Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBANga KLAJD KAPINOVA (03.08.2015)
ARBËRESHËT E SICILISË PËRKUJTOJNË PAPA MATEUN (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]