VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTONNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 12:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS "VATRA" PROMOVOI" DEGËN E SAJ MË TË RE NË WASHINGTON

Nga BEQIR SINA, New York


E Shtunë, 06.26.2010, 03:14pm (GMT+1)

Zonja Merita B. McCormack, u zgjodh kryetare Vatres per degen ne Uashington

WASHINGTON D.C: Federata Pan-Shqiptare e Amerikes, Vatra ka punuar per dekada me rradhe ne mbeshtetje te çeshtjes shqiptare. Kjo shoqate vazhdon te kryej me perkushtim misionin e saj kombetar ketu ne Shtetet e Bashkuara. Per gjallerimin e metjeshem te aktivitetit dhe verpimtarise se kesaj shoqate nga me te vjetrat ne komunitet, drejtuesit e saj aktual kane menduar hapjen e degeve te reja ne disa qytete kryesore amerikane, ku me se shumti jetojne shqiptaret. Drejtuesit e saj po punojne te ngrene dege te reja edhe ne Detroit, e Boston, e qytete te tjera. Javen e kaluar shoqata Vatra peruroje degen e saj te re dhe te paren ne historine e saj ne kryeqytetin e SHBA-se, ne Uashingtonin. Zonja Merita B. McCormack, u zgjodh kryetare Vatres per degen ne Uashington, dhe eshte e dyta grua kryetare prej se kur Vatra eshte krijuar,per afro 100 vjete me pare. E para grua kryetare ka qene Nexhmije Zajmi kryetare dege ne Nju Jork...

Zedhenesi i Vatres, i tha gazetes tone se te shtunen me 19 qershor 2010 Federata "Vatra" promovoi degen e saj me te re ne Washington. Sipas nje materiali per shtyp qe do te dale, edhe ne numerin e ardheshem te gazetes Dielli, thuhet se takimi promovus u organizua ne hotelin e njohur "Hilton" ne Marilend. Mes vatraneve te Washingtonit dhe zonave perreth ishin me kete rast edhe zv/ambasadori i Shqiperise ne Washington, z. Kreshnik Çollaku, kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj, anetari i bordit, Zef Balaj dhe editori i gazetes "Dielli" Dalip Greca.

Ne fakt vatranet e Washingtonit e kishin konfirmuar krijimin e deges qe ne takimin e 8 majit, ku organizuan takimin promovus te librit te shkrimtarit antikomunist Leke Tas i"Grabjani rreze kodrave". Gjate atij takimi promovus shqiptaret qe e ndjenin veten vatrane paralajmeruan krijimin e deges se tyre, qe u be fakt i kryer me takimin e 19 qershorit. Edhe pse nje pjese e te anetaresuareve ishin te zene me sherbime brenda dhe jashte Amerieks, ata kishin konfirmuar anetaresimin dhe kishin sjelle pershendetjet e tryre.

Takimin promovus e ka hapur zonja Merita B. McCormack, e cila uroi te pranishmit, duke e cielsuar historik kete moment, i cili do te shenohet jo vetem ne arkivin e Vatres dhe kronikat e gazetes se saj Dielli, por edhe do te percillet nga media shqiptare.

Zonja McCormack, tha se ndjehej shume e obliguar ndaj Vatres, e cila i ka besuar asaj perfaqesimin ne qarqet me te larta te Washingtonit. Si prezantuse e Vatres ne Washington, zonja McCormack, tha se ishte perpjekur qe t'i forconte lidhjet e Vatres me qarqet e larta te politikes dhe diplomacise.

Ngritja e deges ne Washngton do t'i jape me shume ritem Federates Vatra, tha ajo, duke u zotuar se dega do te kete nje jete aktive dhe numri i anetareve nuk do te jete ky i promovimit por shume shpejt do te kete shtim te anteresise.

Gjate pershendetjes se tij, kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj, duke u drejtuar organizatoreve dhe pjesmarresve, tha: Mbajeni mend kete dite, e cila do te jete historike jo vetem per ju, por per te gjithe vatranet. Eshte e para here ne historine 98 vjeçare te Vatres ngritja e nje dege ne Eashington, edhe pse ne kohen me te mire ajo ka pasur me shume se 80 dege. Kjo dege eshte e para qe po ngrihet, por ne shpresojme se se shpejti do te kemi dege te reja, jo vetem ne SHBA, por edhe ne Kanada, theksoi dr. Buçaj. Ai permendi me kete rast parapergatitjet qe jane bere ne Kenektiket , Michigan etj.

Me pas dr. Buçaj informoi vatranet e Washingtonit per detyrat dhe te drejtat e anetareve si dhe funksionimin e deges.

Ne persehndetjen e tij, Minsitri Fuqiplot ne Washnigton,diplomati Kreshnik Çollaku, tha se ndjehej vatran dhe se ishte informuar heret per aktivitetin e Vatres, qe i parapriu pavaresise se shtetit shqiptar.Me vjen mire, tha ai, qe po perjetojme nje perlindje te Vatres, me dege te reja e anetarsi te re. Mbi te gjitha Vatra ka nevoje per njerez te devotshem dhe te dinjitetshem. Vatra duhet t'i drejtoje syte nga gjenerata e re, qe rezonon me programin kombetar te saj.

Natyrisht qe nuk duhen harruar ata qe ia mbajten frymen gjalle deri me sot, si z. Agim Karagjozi, apo dr. Buçaj qe po e udheheq sot.Une mendoj, se ju mbani gjalle nje thesar te historise sone kombetare dhe eshte detyre e te gjitheve per te dhene kontribut per kete thesar historik. Askush nuk mund ta zevendesoje Vatren, veçanerisht historine e saj. Ai tregoi edhe per vleresimin qe i ben Vatres shteti shqiptar, qe e çmon Federaten me te vjeter te shqiptareve si shtylle te çeshtjes komebtare ne SHBA.

Ne kushtet e reja, Vatra ka sfida te reja per te perballuar ne sherbim te kombit.Atdhetarizmi ka qene dhe mbetet shtylla e Vatres, nderkohe qe lufta me komunizmin nuk ka perfunduar. Rreziku i manipulimit egziston. Vatra e ka te domosdoshme qe ta ruaj pastertine dhe virtytshmerine e derisotme. Vatra duhet ta konsideroje çeshtjen kombetare, jo vetem duke u perrqendruar tek Shqiperia, por edhe tek Kosova, shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, Lugines se Presheves dhe Çamerise.Ai shfaqi mendimin se ne te ardhmen duhet menduar per menyren se si te ngrihen dege edhe ne trojet tona kombtare.

Me pas ai rekomandoi keshilla te vlefshme per funksionimin me te mire te Federates dhe veçanerisht per gazeten Dielli.

Ne fjalen e tij, nje nga organizatoret kryesore te krijimit te deges se Vatres ne Washington, ish diplomati ne ambasaden shqiptare ne Washington, Mustafa Xhepa, tha:Ndjehem krenar qe dega e Vatres ne Washington DC, sot ne diten e saj te pare, tregoi sa te bashkuar jemi per te dhene ndihmesen modeste ne interes te kombit tone te lashte. Sa te gatshem jemi te ndertojme nje konsensus me te gjithe ata qe ndajne me ne nje komunitet vlerash te meshiruara ne keto tri fjale: Liri, paqe, drejtesi.

Me teper se çdo gje tjeter dua qe kjo dege te sherbeje si shtyse per shtimin e radheve te Vatres me anetare te rinj, te ringjalle krenarine kombetare dhe kuptimin e qellimit te ketij misioni te madh. Dua qe kjo te percjelle mesazhin tek te gjithe bashkatdhetaret, pa marre parasysh diferencat, se ne jemi gati te bashkepunojme me te gjithe ata qe ndajne te njejtat vlera me ne.

Ne te mbijetuarit qe fati e solli te jetojme nen perandorine e erresires, e cila demaskoi, shpronesoi, kolektivizoi, deboi, internoi, burgosi, pushkatoi koren e kombit, nen thundren e Neronit, qe dogji me zjarr çdo gje shqiptare per interes te armiqeve tane shekullore, na del detyre madhore te mbajme gjalle kujtesen dhe te mos lejojme harresen te mbuloje te verteten, sepse po harruam, kthehemi ne bashkefajtore.

Ka shume padrejtesi qe bejne thirrje per vemendjen tone, por njera nder me kryesoret eshte Çameria e gjakosur.Ne duhet te bejme te pamunduren qe kesaj padrejtesie çnjerezore t'i jepet fund njehere e pergjithnje dhe pjesa fisnike e kombit e zhvendosur me force te kthehet ne trojet e veta.Liria e tyre varet nga perpjekja qe do te beje bota e lire bashke me ne dhe cilesia e lirise sone varet nga liria e Çamerise.

Dr. Grigor Nosi, ne fjalen e tij u ndal ne gjallesen e rerzikshme te komunizmit ne Shqiperi, qe po behet afktor kryesor te pengimit te proceseve demokratike dhe zgjatjen e tranzicionit. Dr. Nosi listoi emrat e bijeve te ish bllokut, qe mbajne gjalle karrieren e eterve te tyre komuniste. Ai polemizoi ne distance me Ramiz Aline, i cili vazhdon ta quaj Enver Hoxhen heroi e burre te shqua te kombit, ndersa per veten e vet nuk e shohka te arsyeshme qe t'u kerkoje falje shqiptareve per krimet qe mbajne firmen e tij.

Pershendeti edhe anetari i Bordit Zef Balaj, qe mbeshteti zv/ambasadorin per idene e tij qe Vatra mund te dhe duhet te funksionoje edhe ne vendlindje, pasi te forcohet ketu ne SHBA. Pershendeten edhe editori i Diellit, Dalip Greca, z. Gjon Kardeli, Artan Hasanaj, Leke Buçaj, Edmond Buçaj dhe Dana Buçaj.Ne fund dega e re zgjodhi kryesine e saj. Kryetare u zgjodh zonja Merita B. McCormack, nenkryetar Mustafa Xhepa dhe sekretar Eduard Buçaj.Konkluzionet e takimit promovues i beri kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj.

Kryetari i "Vatrës" z. dr. Gjon Buçaj bën konkluzionet e takimi

 

 

Fotografia e themelimit të degës së re të "Vatrës" në Uashington

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETA SHQIPTARE E ËNDRRAVE MERGIMTARENga BAKI YMERI (06.25.2010)
FLASIN NGA SHBA PËR VDEKJEN E AKTORIT TË MADH SHQIPTAR BEKIM FEHMIUFotoreportazh nga BEQIR SINA, New York (06.24.2010)
DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI (06.24.2010)
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)
NJOFTIM PËR TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ORGANIZUAR NGA BISHZ MË 12 QERSHOR 2010 (06.10.2010)
MIJËRA SHQIPTARË NË PARK, NË FESTIVALIN "DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE" NË NJU JORKNga BEQIR SINA, New York (06.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]