BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI
E Hënë, 10.18.2010, 02:02pm (GMT+1)
Ministrja e Brendshme e Austrisë tha se motrat binake 8 vjeçare dhe babai i tyre nga Kosova mund të kthehen prapë në Austri, pas dëbimit të tyre që shkaktoi shumë protesta, njoftoi AP.
Binjaket dhe i ati i tyre u deportuan dhe u dëbuan në fillim të tetorit, pasi iu mohua azili dhe nuk u lejuan që vetë t'a lëshojnë vendin.
Nëna e tyre mbeti në Austri nën përkujdesje psikiatrike. Fati i familjes nxiti debate të nxehta.
Ministrja Maria Fekter tha sot se motrat dhe babi mund të kthehen në Austri, ndërkohë që rasti i tyre po rishqyrtohet sepse vendimi për deportimin ka qenë i gabuar.
Autoritetet e Austrisë u vunë nën trysni të madhe ndërkombëtare për t'i rishqyrtuar vendimet mbi deportimin e familjeve të integruara në shoqëri, të cilat jetojnë atje vite me radhë.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|