VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJERMANIA NUK KA NEVOJË TË LEHTËSOJË RREGULLAT E EMIGRACIONIT - KONGRESI I KRISTIANSOCIALËVE

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
GJERMANIA NUK KA NEVOJË TË LEHTËSOJË RREGULLAT E EMIGRACIONIT - KONGRESI I KRISTIANSOCIALËVE
E Djelë, 10.31.2010, 03:05pm (GMT+1)

Me kundërshtimin e lehtësimit të ligjeve të migracioni u mbyll ditën e shtunë, më 30 tetor Kongresi i Partisë Kristiansociale që u zhvillua në Mynih. Partisë i dhuen vota prandaj në Mynih u tregua unitet dhe forcë.

Unioni Kristiansocial vuan më shumë se partia simotër në pjesën tjetër të Gjermanisë, CDU, nga vlerat e ulta të marra në sondazhe. Për dekada me radhë Unioni Kristiansocial (CSU) ka qenë mësuar të qëndronte tek 50 përqindshi i votave në Bavari. Tani, atij i duhet të gjejë veten në spektrin e zgjedhësve për t`u kthyer në nivelet e mëparshme. Në ditën e parë të takimit të delegatëve, të premtem më 29 tetor, përqëndrimi ishte tek modernizimi i partisë dhe tek pjesëmarrja e grave. Sepse gratë e Bavarisë janë duke ia dhënë gjithnjë e më pak votat e tyre CSU-së. Ditën e dytë dhe të fundit në qendër të takimit ishte potenciali i zgjedhësve konservatorë.

 

Partitë e djatha populiste që ndodhen në gjithë Gjermaninë, i kanë marrë zgjedhës partive konservative. Por Unioni Kristiansocial, thotë kryetari i partisë, Horst Seehofer, e di si mund të pengohet një gjë e tillë.

"Radikaliteti i djathtë penohet nëse kujdesesh për zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të popullsisë normale, të drejtë, të aftë, kur në pjesë të qyteteve lindin shoqëri paralele, kur ekziston frika për banesat, për vendin e punës, për sistemin social, nëpërmjet politikës praktike t´u marrësh njerëzve frikën dhe shqetësimin. Ky është prevencioni më i mirë kundër radikalitetit të djathtë", tha ai.

Kongresi vendosi edhe për një dokument programatik me temën e migracionit dhe integrimit që përmban pohime të qarta: Gjermania nuk ka nevojë të lehtësojë rregullat e migracionit, siç e kërkojnë tani me forcë përfaqësuesit e shkencës. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Jochim Herrmann, e argumentoi këtë me papunësinë 3 milionëshe në Gjermani, por edhe me lirinë e lëvizjes, që pritet të bëhet brenda Bashkimit Evropian.

"Në Bashkimin Evropian ne kemi 23 milionë të papunë. Dhe këta nuk janë vetëm dembelë dhe njerëz që i bëjnë bishtin punës, por mes 23 milionëve të papunë në BE ndodhen edhe shumë njerëz të kualifikuar.

Dhe këtë e them në adresë të disa firmave ekonomike në vendin tonë, që çdo qytetar i BE-së mund të fillojë sot ose nesër punë në një firmë bavareze, në një firmë gjermane, pa pasur nevojë për ndonjë leje të veçantë."

Dokumenti i aprovuar unanimisht e bën kulturën gjermane si orientuese, që bazohet tek Kushtetuta dhe vlerat e saj themelore, masën e integrimit të të huajve. Në këto vlera bën pjesë edhe liria e fesë, theksoi Herrmann.

 

 

"Vlen liria e fesë. Por, kush e keqpërdor lirinë e fesë, në një xhami për shembull dhe bën thirrje për urrejtje kundër shoqërosë sonë, nuk ka ç`të kërkojë në këtë vend, ndaj ne e dëbojmë, sepse nuk kemi pse lejojmë gjëra të tilla."

Në sfond të debateve të zhvilluara ndodheshin spekullimet mbi mbështetjen që ka kryetari i Unionit Kristiansocial, Horst Seehofer në parti. Me një fjalim të menduar mirë, që trajtonte politikën e brendshme të gjithë Bavarisë, Seehofer bëri për vete njerëzit e bazës. Në fund salla zieu. "Le të punojmë për njerëzit dhe jo për titujt e gazetave, le të punojmë prej dashurisë për Bavarinë dhe përgjegjësisë për Gjermaninë."

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NISJA - PËRMES AMBASADËS DREJT PERËNDIMIT (10.30.2010)
TRE MILIARDË EURO NË PESË VJET (10.30.2010)
AVNI MUSTAFAJ: NE JEMI ATY KU MERREN VENDIMET (10.30.2010)
ALBANOLOGJIA NË MYNIH - NJË TRANZICION I VËSHTIRË (10.28.2010)
NUK DO TË KETË NDËSHKIME MË TË ASHPRA KUNDËR TË HUAJVE QË REFUZOJNË INTEGRIMIN (10.27.2010)
MË KANË MBETUR NË KUJTESË BROHORIMAT, SHPËTIMI, DHE ERA E KEQE (10.27.2010)
Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI në SHBA - nismetare e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center (10.26.2010)
DOLI NË QARKULLIM LIBRI "VJEHËRR AMERIKANE" I AUTORES ALBANA M. LIFSCHIN (10.25.2010)
EMIGRANTËT NË GREQI: TË SHTYHET VLEFSHMËRIA E PASAPORTAVE TË VJETRA (10.25.2010)
PANO: KISHA TË BËHET SHQIPTARE (10.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]