VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EMIGRANTËT NË GREQI: TË SHTYHET VLEFSHMËRIA E PASAPORTAVE TË VJETRA

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
EMIGRANTËT NË GREQI: TË SHTYHET VLEFSHMËRIA E PASAPORTAVE TË VJETRA
E Hënë, 10.25.2010, 05:11pm (GMT+1)

Organizatat që përfaqësojnë emigrantët shqiptarë në Greqi po u kërkojnë autoriteteve shqiptare të shqyrtojnë pavlefshmërinë e pasaportave të vjetra. Këto dokumente , që po zëvendësohen në pjesën dërmuese prej qytetarëve shqiptarë nga pasaportat biometrike , pritet të bëhen të pavlefshme janarin e vitit 2011.

Por, shumë prej emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi kanë pohuar se në pasaportat e vjetra kanë të hedhura lejet e qëndrimit apo viza që e kapërcejnë kufirin kohor të këtij viti. Shumë prej emigrantëve gjihashtu prej pamundësisë për të udhëtuar në Shqipëri e kanë pasur të pamundur të pajisen me dokumenet e reja të identitetit.

Për këtë kategori emigrantësh që përdorin pasaportat e vjetra dhe që vlerësohet jo e vogël në numër është e rëndësishme shtyrja e afatit përtej vitit 2011. Një përfaqësi e emigrantëve shqiptarë në Greqi, sipas burimeve diplomatike nga Athina, i ka kërkuar ambasadorit shqiptar në Athinë edhe fillimin sa më shpejt të lëshimit të pasaportave të reja biometrike në selitë konsullore shqiptare në Greqi.

Parlamenti shqiptar tashmë i ka miratuar të gjitha dispozitat ligjore dhe autoritetet në Tiranë kanë deklaruar se ky proces do të nisë brenda këtij viti. Sipas burimeve diplomatike shqiptare kërkesa e emigrantëve për lëshimin e pasaportave biometrike në selitë konsullore në Greqi është shoqëruar me kërkesën që procesi të jetë transparent dhe të mos njohë zvarritje dhe radhë të emigrantëve.

Emigracioni shqiptar në Greqi është më i ndjeshmi ndaj praktikave administrative që ndërmerren nga shteti shqiptar si për dokumentet e identitetit, cështjen e pensioneve, apo edhe ato të legalizimeve.

Kjo pasi një pjesë e emigrantëve ndodhen në Greqi në procesin e ripërtëritjes së lejeve të qëndrimit , ndërsa një pjesë tjetër shpresojnë që me procesin e liberalizimit të vizave të lëvizin lirisht në kufijtë e të dy vendeve duke zgjidhur edhe probleme të statusit të tyre të qëndrimit, të mbetur pezull prej vitesh. (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PANO: KISHA TË BËHET SHQIPTARE (10.25.2010)
NJË DIELL HIJEVE TË OQEANIT...REFLEKSE PËR POETIN, SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN ADNAN MEHMETINga MËHILL VELAJ (10.25.2010)
RRUGA E MUNDIMSHME DHE E SUKSESSHME E PIKTORIT ALFRED DADE (10.24.2010)
KUJTIMET E SHPIRTITNga BAKI YMERI (10.23.2010)
AUTORITETET GREKE PO PRAKTIKOJNË MASA TË REJA PËR LEJET E KALIMIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (10.22.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS NË DIASPORË 2010 (10.22.2010)
Binjaket Komani u kthyen në Austri (10.22.2010)
DR. SELAHUDIN VELAJ DHE FAMILJA E TIJ FALËNDEROJNË PËR MESAZHET E NGUSHËLLIMIT (10.21.2010)
KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR (10.20.2010)
ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI (10.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]