VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PANO: KISHA TË BËHET SHQIPTARE

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PANO: KISHA TË BËHET SHQIPTARE
E Hënë, 10.25.2010, 01:25pm (GMT+1)


Nikolas Pano, histori an i njohur i çështjes shqiptare, me titullin profesor dhe dekan i Universitetit "˜Uestern' të Ilinoisit, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" tregon për njohjen familjare me Fan Nolin; si mund të zgjidhet çështja e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.


Ju keni pasur fatin ta njihni nga afër patriotin dhe themeluesin e Kishës Ortodokse Autoqefale të shqiptarëve. Cilat janë emocionet tuaja nga kjo periudhë?
Fan Noli bënte shpesh vizita në shtëpinë tonë. Ai vinte te ne sa herë ishin festa, si kremtimi i emrit të ndonjërit dhe kështu kishim rastin ta takonim. Noli, përveçse orator i madh, ishte dhe plot humor, dinte shumë përralla, të cilat na i tregonte kur ishim fëmijë. Më kanë bërë përshtypje të madhe fjalimet e tij mbajtur gjatë meshës për Luftën e Dytë Botërore. Jo vetëm mua, por shqiptarë të shumtë ai i nxiti që të shkolloheshin dhe të merrnin profesione.

Duke pasur këtë afërsi me Nolin, a ju vjen keq që Kisha Ortodokse në Shqipëri është përfshirë nga debatet, madje dhe ju vetë në fjalimin e një dite më parë theksoni ndër të tjera se është problematike pavarësia e kishës në vendin tonë...?
Babai im, Vasili ka qenë anëtar dhe mbrojtës i Kishës së Fan Nolit, ishte një besimtar i mirë. Në rastin e Shqipërisë, fatkeqësisht nuk kishte peshkopë si Noli, kishin vdekur. Kur u lejua feja këtu, duheshin peshkopë, prandaj Janullatosi erdhi nga jashtë dhe zuri kreun e kishës. Unë u shqetësova kur u emërua dhe më pas u fronëzua si kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai erdhi si i përkohshëm. Tani po krijohet një sinod i shenjtë, ku janë edhe 3 peshkopë shqiptarë. Për mua, problemi qëndron te imazhi i kësaj kishe, e cila nganjëherë ka marrë pozita pro greke. Ky problem nuk qëndron vetëm te pohimet e Janullatosit, por edhe të kryepeshkopit të Gjirokastrës, i cili në ceremoninë e pranimit të kishës ortodokse serbe është shprehur, sipas mediave, kundër pozitës së Kosovës. Them edhe njëherë, unë nuk i kam parë, por siç është raportuar në gazeta. Ky është një shqetësim tjetër i imi. Sigurisht nuk mohohet fakti që Janullatosi ka bërë një punë shumë të mirë për ringritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, ai ka luajtur një rol kryesor në këtë periudhë. Por duket që po vjen koha për Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare që të hyjë në një fazë të re, siç është faza e shqiptarizmit. Lidhjet me Patriarkanën të jenë shpirtërore, kisha të gëzojë pavarësinë e vet brenda rregullave të besimit.

Si mund të zgjidhet një çështje e tillë, që duket se është bërë një domosdoshmëri e kohës?
Mendoj se duhet të jenë drejtues shqiptarë të kishës, të cilët të kërkojnë udhëheqës shqiptarë në krye të saj. Vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet zgjidhja. Kisha nuk duhet të përfshihet në politikë, por duhet të përçojë dhe mbështesë patriotizmin shqiptar, të mbështesë çështjen kombëtare. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË DIELL HIJEVE TË OQEANIT...REFLEKSE PËR POETIN, SHKRIMTARIN, PUBLICISTIN ADNAN MEHMETINga MËHILL VELAJ (10.25.2010)
RRUGA E MUNDIMSHME DHE E SUKSESSHME E PIKTORIT ALFRED DADE (10.24.2010)
KUJTIMET E SHPIRTITNga BAKI YMERI (10.23.2010)
AUTORITETET GREKE PO PRAKTIKOJNË MASA TË REJA PËR LEJET E KALIMIT TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË (10.22.2010)
NË ARAU TË ZVICRËS PREJ 22-24 TETOR MBAHEN DITËT E NËNË TEREZËS NË DIASPORË 2010 (10.22.2010)
Binjaket Komani u kthyen në Austri (10.22.2010)
DR. SELAHUDIN VELAJ DHE FAMILJA E TIJ FALËNDEROJNË PËR MESAZHET E NGUSHËLLIMIT (10.21.2010)
KËRKOHEN ME URGJENCË PUNONJËS TË KUALIFIKUAR - KOALICIONI GJERMAN DO T'UA LEHTËSOJË RRUGËN DREJT TREGUT TË PUNËS EMIGRANTËVE TË KUALIFIKUAR (10.20.2010)
ZBRAZËTIA SHQIPTARE NGJALL FRIKËNga SAMI REPISHTI (10.19.2010)
BINJAKET KOSOVARE MUND TË KTHEHEN NË AUSTRI (10.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]