Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI anetare e koalicionit te 12 organizatave joqeveritare zhvilloi takimin me 3 kandidatet per MA State Representative John Mahoney, Paul Franco dhe Ron Madnick.
Debati u zhvillua sipas nje programi ku çdo organizim qe perfaqesonte komuntetin e vet ju drejtua kandidateve me pyetjen perkatese sipas prioriteve te punes se tyre .
Shoqata KOMBI prezantoi punen e bere deri tani per permbushjen e misionit te saj atdhetar dhe kulturor ,suksesin e saj me shkollen shqipe Naim Frasheri dhe shpjegoi domosdoshmerine e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center
per te gjitha komunitetet, per veprimtarine tyre si dhe per programet edukative per ruatjen e gjuheve dhe traditave sipas vendeve te origjines.
Ja pyetja qe iu drejtua kandidateve:
Nese ju zgjidheni si State Representative a do te punoni ju pas zgjedhjeve me shoqaten KOMBI dhe me grupe te njejta per te krijuar Worcester Community Culture and Eduaction Center duke ndihmua me fonde e materiale per tu dhene me shume hapesire veprimtarive komunitare?
Pyetja qe Shoqata KOMBI iu drejtoi kandidateve u mireprit nga te gjithe te pranishmit ne takim si nje fushe me interes per krijimin e urave te bashkepunimit midis komuniteteve dhe per t'i dhene me shume gjalleri jetes komunitare.
Edhe nga takimi veçmas me kandidatet u fol me respekt per komunitetin shqiptar dhe per punen e lavderueshme te Shoqates KOMBI per bashkimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e traditave dhe identitetit kombetar.
Te tre kandidatet konfirmuan njezeri mbeshtetjen e plote per te kordinuar punen per sigurimine fondeve finaciare ne nivel federal, shteteor dhe lokal per hapjen e Qendres Kulturore dhe te Edukimit te Komuniteteve te Worcester.
25 Tetor 2010