VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KATËR FRASHËRLLINJTËNga KËZE KOZETA ZYLO

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

KATËR FRASHËRLLINJTË

Nga KËZE KOZETA ZYLO


E Djelë, 10.31.2010, 04:38pm (GMT+1)

Në një mjedis komod në restorantin e z.Qemal Lepenica në New Jersey u përkujtua 61 vjetori i vdekjes së Mid'hat Frashërit, një prej figurave më të shquara të Kombit.

Ish të burgosurit politikë, shumica e tyre në burgun famëkeq të Spaçit kujtuan Mid'hat Frashërin me nderime dhe respekt të veçantë duke ndjekur një vidio dokumentar ideuar plot kulturë nga z.Pellumb Malaj, ish i burgusur politik qysh në moshen 19 vjeçare në burgun e Spaçit.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të Themeluesit të Ballit Kombëtar, Mid'hat Frashërit.

Dokumentari ishte titulluar "Katër Frashëllinjtë", një titull i gjetur dhe tejet domethënës.

Historia e Frashëllinjve po shikohej me emocion nga të pranishmit.

Janë këta ish të burgosur politikë, shumica ish anëtarë të Ballit Kombëtar, ose pasardhës të liderëve të Ballit Kombëtar që e kanë përkujtuar me aq dashuri dhe respekt këtë figurë poliedrike të Kombit.

Ndërsa ishja e fokusuar totalisht në ekran, kujtoja kohën e regjimit totalitar se sa shumë baltë kishin hedhur mbi këto figura, që në mënyrë brutale i kishin mohuar totalisht.

Shumë pak veta në Shqipëri e kanë ditur se Mid'hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit, udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, po ashtu dhe nipi i Naim dhe Sami Frashërit.

Shumë pak veta e kanë ditur se "Lumo Skëndoja apo Mali Kokojka", (pseudonime që ka mbajtur gjatë jetës së tij) ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes, ku u arrit marrrëveshja për mbrojtjen e gjithë trojeve shqiptare, apo Ministër i Punëve Botore në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, kryetar i Kongresit të Manastirit apo Kongresit të Alfabetit.

Ai filloi të botojë për herë të pare në moshën 17 vjeçare në gazetën "Albania" e cila dilte në Bruksel nga Faik Konica. Në këtë gazetë përdorte pseudonimin "Skëndo Frashëri".. Historia e mohuar e tij, është një njollë tjetër e turpshme e atij regjimi.

Edhe pse ishte në moshë fare të re kur i vdiq i ati, ai u angazhua energjikisht dhe me kulturë në çështjen kombëtare. Miqësia e tij me Ismail Qemalin, Faik Konicën, dhe shumë burra të tjerë të shquar të Kombit, i kanë dhënë dhe më shumë frymëzim për të vazhduar misionin e tij aq fisnik për Atdheun. Dokumentari jepte me fakte se si diktatura e ka reduktuar totalisht veprimtarinë e tij shoqërore dhe politike, ose mund të ketë dhënë fare pak për Ballin Kombëtar, me qëllimin e zi, për ta damkosur atë me vulën e tradhëtarit, pasi dihet se si Historia i dogji të gjithe këta patriotë të shquar dhe populli ishte verbuar plotësisht nga mosnjohja e tyre.

Midhat Frashëri ishte një ndër tre delegatët e qytetit të kulturuar të Elbasanit që mori pjesë si firmëtar i Pavarësisë.

Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm për politikën shqiptare, për trojet shqiptare, dhe po aq i rëndësishëm është dhe për kulturën tonë.

Ai krijoi një bibliotekë me 40 mijë volume, dhe e shndërroi ate në qendër intelektuale të Tiranës.

Librarinë e tij e quajti "Lumo Skëndo" në nderim të vëllait të tij që vuante nga një sëmundje mendore.

Ai vazhdoi përpjekje të mëtejshme për të ngritur një Institut Albanologjik.

Në moshën 49 vjecare ai shkruajti testamentin që gjithë pasurinë kulturore, po ashtu dhe mobiljet e shtëpisë t'i vinte në dispozicion të këtij Instituti Albanologjik.

Testamenti i tij nuk u egzekutua kurrë nga regjimi diktatorial, por në Bibliotekën Kombëtare rezultojnë 40 mijë libra të tij që mbajnë vulën e Mid'hat Frashërit.

Mid'hat Frashëri është themelues dhe ideator i organizatës së Ballit Kombetar, i cili publikoi në programin e tij: "Dekalogun e famshëm".

Ai ishte për një Shqipëri etnike, ishte partizan i flaktë i saj në Marrëveshjen e Mukjes, por që dështoi nga udhëhqësit komunistë dhe insistimi jugosllav.

Midis ish të burgosurve politikë në këtë mjedis ku u organizua aktiviteti ishte dhe dëshmitari i fundit që e ka njohur nga afër Midhat Frasherin, intelektuali erudit, z.Ramazan Turdiu.

Z.Turdiu foli me një simpati të thellë dhe dashuri të madhe për udhëheqësin e Ballit Kombëtar, Mid'hat Frashërin. Ai e ka njohur nga afër personalisht, qysh në momentin kur janë larguar nga Shqipëria në vitin 1945 në Itali.

Z.Turdiu ka qenë një i ri atëhere, ishte anëtar aktivist i Rinisë së Ballit Kombëtar.

Ai tregonte me krenari dhe dhimbje se si të gjithe udhëheqësit dhe anëtarët e Ballit Kombëtar të cilet ishin strehuar në Itali, cdo mëngjes e fillonin me Himnin e Flamurit.

E dëgjoja me vëmendje të posaçme z.Turdiu, zëri i tij i ngadaltë dhe plot qetësi sillte si një jehonë të largët zërat e bashkuar të patriotëve shqiptarë, që luftuan deri në fund të jetës së tyre për një Shqipëri etnike...

Bisedës së Turdiut iu bashkua dhe z.Lepenica nipi i trimit legjendar Hysni Lepenicës, i cili solli kujtime për atë kohë dhe luftën që kishin vazhduar këta bijë të denjë në Perëndim, për bashkimin e Kombit dhe përparimin e tij.

Z.Lepenica vazhdimisht organizon aktivitetete të tilla në përkujtim të figurave të shquara të Kombit, pak kohë më parë TV Alba Life ishte i ftuar për të parë dokumentarin tjetër me titullin: "Spaçi simboli i qëndresës antikomuniste" ideuar nga z.Pellumb Lamaj.

Të gjithë ish të burgosurit përkujtuan 61 vjetorin e vdekjes së Mid'hat Frasherit, një ngjarje tragjike që ka ndodhur në një hotel në Manhattan.

Varri i tij akoma ndodhet në New York, por historianët heshtin, qeveria hesht, edhe pse në testamentin e tij ka lënë këtë amanet:

"Do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij".

Ai vinte nga geni i familjes së madhe të Frashëllinjve, ishte ushqyer qysh në bark të nënës me fjalët e Naimit të madh të cilat do të tingëllojnë aktuale në çdo kohë.

Në ditën e varrimit të ungjit të tij, më 1900, midis të tjerash tha këto fjalë:

"O shqipëtarë, në doni të nderoni kujtimin e këtij njeriu të math që po e
qan sot e tërë Shqipërija, mbani mënt fjalët e tij: Jeni të mirë, vetijpastrë,
doni mëmëdhenë dhe gjuhënë tua"j!


Tetor, 2010

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA NUK KA NEVOJË TË LEHTËSOJË RREGULLAT E EMIGRACIONIT - KONGRESI I KRISTIANSOCIALËVE (10.31.2010)
NISJA - PËRMES AMBASADËS DREJT PERËNDIMIT (10.30.2010)
TRE MILIARDË EURO NË PESË VJET (10.30.2010)
AVNI MUSTAFAJ: NE JEMI ATY KU MERREN VENDIMET (10.30.2010)
ALBANOLOGJIA NË MYNIH - NJË TRANZICION I VËSHTIRË (10.28.2010)
NUK DO TË KETË NDËSHKIME MË TË ASHPRA KUNDËR TË HUAJVE QË REFUZOJNË INTEGRIMIN (10.27.2010)
MË KANË MBETUR NË KUJTESË BROHORIMAT, SHPËTIMI, DHE ERA E KEQE (10.27.2010)
Shoqata Atdhetare Kulturore KOMBI në SHBA - nismetare e krijimit te Worcester Community Culture and Education Center (10.26.2010)
DOLI NË QARKULLIM LIBRI "VJEHËRR AMERIKANE" I AUTORES ALBANA M. LIFSCHIN (10.25.2010)
EMIGRANTËT NË GREQI: TË SHTYHET VLEFSHMËRIA E PASAPORTAVE TË VJETRA (10.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]