VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 08:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
BIZNESET E SHQIPTARËVE NË GJERMANI
E Enjte, 11.04.2010, 01:08pm (GMT+1)

Museumi Zollverein, Essen

Ish refugjatët nga Kosova të mbetur në Gjermani kanë ndërtuar jetë të re, me punë, shtëpi por edhe me biznese të pavarura, të cilën ua mundëson konkurenca lojale, mbështetja institucionale dhe qasja në kapitalin bankar.

Sipas Zyrës për Migrimin dhe Refugjatët me seli në Nyrnberg, në vitin 1999 Gjermania kishte rreth 200 mijë refugjatë kosovarë. Pas dy dekadave, të mbeturit në Gjermani kanë ndërtuar jetë të re, me punë, shtëpi por edhe me biznese të pavarura, të cilën ua mundëson konkurenca lojale, mbështetja institucionale dhe qasja në kapitalin bankar.

"Para njëzet vitesh kam ardhë me duar n´xhepa, me një valixhe dhe një palë rrobe, e kurrgja tjetër hiç. Tash, me shtëpi e më gjithë çfarë kam është diku gjysmë milioni kapital. Vetëm se është dashur me punu, me u përpjek e edhe me kursy shumë"- rrëfen Nexhat Hasani, 47 vjeç nga Deçani i Kosovës me banim në Essen, me shikimin e ngrirë në monumentin industrial "Zollverein", nën hijen e të cilit realiteti larg atdheut e familjes dikur i dukej edhe më i errët.

Nexhat Hasani

Tetëmbëshjetë vjet pas, ky refugjat kosovar i viteve 90-të sot nënshtetas i Gjermanisë, këtë Miniere Qymyri të ndërtuar me 1847-tashmë trashëgimi botërore në listën e UNESKO-s e sheh si pjesë të jetës, të cilën ua tregon mysafirëve të tij me krenari. Lashtësia e shtëpisë 120 vjeçare ia jep ngrohtësinë e kullave shekullore në Kosovë, ndërsa salloni me inventar antik dhe zjarri i ndezur në oxhakun klasik është këndi për të cilin kishte ëndërruar. Nexhati, pas 17 vjetësh pune nëpër ndërmarrje të tjera, tashmë ka edhe një biznes të pavarur në ndërtimin e lulishteve dhe të kopshteve, në Essen.

"Vështirë është se konkuernca është shumë e madhe, çmimet lëvizin përditë. Por, falë kontaktit që kam pas me kolegë e miq gjerman. Pastaj, krejt varet nga korrektësia dhe kualiteti i punës. Këtu me rrejt e me ba dallavere nuk ka. Kështu s´kam pas poblem me punë kurrë. Ndërsa, në Essen e di se jemi 6-7 biznese të pavarura të shqiptarëve vetëm në profesionin tim," - thotë ai.

Christoff Giersenkirchen

Formula e suksesit: Fleksibiliteti shqiptar dhe korrektësia gjermane

Dhe kjo, falë shpirtit ndërmarrës dhe kombinimit të korrektësisë gjermane dhe fleksibilitetit shqiptar-mendon Kujtim Dobruna udhëheqës i Organizatës për Inicativën Ekonomike për Kosovën, me seli në Vienë. "Kjo i bën këto gjenerata edhe më të veçanta. Në takimet me afaristët shqiptar të diasporës kemi parë një dëshirë të pashterrshme për t´u bërë zot të vetvetes. Prandaj, edhe ky guxim për të rrezikuar kapitalin e vet është duke ju shpërblyer me sukses. Ndërsa unë besoj se arma më e fuqishme në duart e tyre është kombinimi i të kulturave: kombinimi i fleksibilitetit shqiptar dhe saktësisë e precizitetit gjerman, e cila ua ka hapur dyert drejt suksesit," thotë z. Dobruna.

Agronomi Christoff Kircheller, 50 vjeç, familja e të cilit për 44 vjet ishte pronare e një ndërmarrjeje për ndërtimin e kopstheve dhe lulishteve, që nga mbyllja e saj ka ndërruar 18 firma. Ndërkohë, ai është pjesë e stafit të shefit shqiptar. "Unë isha me tepër se një vit pa punë. Dhe kur pashë ofertën në Internet, erdha nëpërmjet Entit për Punësim. Brënda stafit ka edhe një turk krahas shqiptarëve, por marrëdhënjet janë shume të mira, kolegiale, njerëzore, pothuaj familjare. Edhe trajtimi ndaj nesh është i mirë dhe nëse ke ndonjë termin të lejohet të shkosh edhe para kohe. Por, orari i përfundimit e punës respektohet në mënyrë strikte. Dhe, meqenëse të gjithë flasin gjermanishten, unë nuk kam asnjë problem dhe me të gjithë kuptohem pa vështirësi,"- thotë Christoph Kirchheller me banim ne Gielsen Kirchen.

Essen

Në Gjermani ekziston mbështetja e institucioneve dhe konkurrenca lojale

Konkurenca lojale, mbështetja institucionale dhe qasja në kapitalin bankar në gjithë hapësirat gjermanofolëse, është vendimtar për fillimin e një biznesi të ri për shtiptarët në diasporë, të cilat mungojnë në hapësirat shqipfolëse-mendon z.Dobruna, sipas të cilit vetëm 25 për qind e ndërmarrjeve kosovare kanë qasje në kapitalin bankar, ndërsa pjesa tjetër të gjitha aktivitetet afariste i financojnë nga mjetet vetanake. "Dhe në hapësirat gjermanofolëse, pak a shumë gjithçka varet nga afiniteti i ndërmarrësit, menaxhimi i ndërmarrjes dhe pozicionimi i tij në treg. Përderisa në trevat shqiptare, në veçanti në Kosovë, ndërmarrjet ballafaqohen me probleme bazike që nga mungesa e infrastrukturës, energjisë elektrike, konkurenca jolojale dhe vështirësitë e qasjes në kapital,"- thotë z.Dobruna.

Sipas Zyrës për Migrim dhe Refugjatë me seli në Nyrnberg, në vitin 1999 Gjermania kishte rreth 200 mijë refugjatë kosovare. Pas dy dekadash, jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësisht dhe shumica prej tyre tashmë kanë filluar biznese të pavarura. Mirëpo, sipas z.Dobruna, edhepse është i ditur profili i bizneseve dominuese që janë hotelieria dhe ndërtimtaria, fakti se qytetarët e Republikës se Kosovës në dy dekadat e fundit kanë pasur dokumente të ndryshme, qoftë të ish Jugosllavisë, të Serbisë apo edhe kanë bërë regjistrimin e bizneseve si nënshtetas të shtetit përkates, identifikimi i bizneseve në bazë të listave të bizneseve është i vështirë. Një shifër të tillë do mund ta siguronin vetëm institucionet e Kosovës, sikur të benin regjistrimin e bizneseve të pavarura të shqiptarëve në diasporë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË KA NDODHUR NGA VITI 2006 DERI TANI ME INTEGRIMIN E TË HUAJVE? (11.04.2010)
SAMITI I INTEGRIMIT NË GJERMANI - PLAN KOMBËTAR AKSIONI (11.04.2010)
GAZMEND TURDIU VIZITOI ZYRËN E REDAKTORIT TË GAZETËS KOMBËTARE "BOTA SOT" NË GJENEVË (11.03.2010)
NJË MANIFESTIM DINJITOZ KUSHTUAR KOSOVËS NË BUKURESHT:KOSOVA LETRARE DHE GOLGOTA KOSOVARENga BAKI YMERI (11.02.2010)
XHEJMS BERISHA KËRKON NJOHJE TË REJA NË AFRIKË (11.02.2010)
KATËR FRASHËRLLINJTËNga KËZE KOZETA ZYLO (10.31.2010)
GJERMANIA NUK KA NEVOJË TË LEHTËSOJË RREGULLAT E EMIGRACIONIT - KONGRESI I KRISTIANSOCIALËVE (10.31.2010)
NISJA - PËRMES AMBASADËS DREJT PERËNDIMIT (10.30.2010)
TRE MILIARDË EURO NË PESË VJET (10.30.2010)
AVNI MUSTAFAJ: NE JEMI ATY KU MERREN VENDIMET (10.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]