VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Eksperimenti i Filadelfias

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Eksperimenti i Filadelfias
E Shtunë, 08.22.2009, 11:07am (GMT+1)

 

 

Në 28 tetor të vitit 1943, US Navy e Shteteve të Bashkuara vendosi që të punojë në një eksperiment të fshehtë që është bërë i njohur si "Eksperimenti i Filadelfias", ose "Projekti Ylberi". Objektivi i këtij eksperimenti ishte që të bënte të padukshme për radarët një luftanije dhe për të realizuar këtë u vendos që të përdorej anija siluruese ESS Eldridge, me të gjithë ekuipazhin e vet në bord. Testimi, në krye të të cilit ishte Doktor Franklin Reno, bazohej në teorinë e "fushës së unifikuar" të Albert Einsteinit, e cila vendoste në marrëdhënie reciproke forcat elektromagnetike dhe gravitacionale. Me anë të kësaj metode do të tentohej të bëhej e padukshme anija, duke vënë në përdorim një fushë magnetike shumë të fuqishme të realizuar nga tre gjeneratorë shumë të fuqishëm elektromagnetikë të montuar në anije dhe që do të ishin në gjendje të përthyenin dritën që reflektohej prej vetë objektit.

Pasi u aktivizuan gjeneratorët, anija u zhduk nga porti i Filadelfias për disa sekonda, nën një ndriçim verbues dhe më pas u shfaq në portin e Norfolkut, disa qindra kilometra larg. Pas pak minutash, anija u zhduk sërish dhe u rikthye mbrapsht në Filadelfia, andej nga ishte nisur. E gjithë kjo, brenda vetëm pak minutave.

Sipas disa dëshmitarëve, anija është zhdukur duke u çmaterializuar, për t'u rishfaqur më pas krejt papritur. Natyrisht, eksponentët e marinës dhe të qeverisë nuk bënë asnjë koment për atë që ndodhi dhe ashtu si gjithmonë të gjithë heshtën. Eksperimenti u përmbyll në 28 tetor të vitit 1943, por në ditarin e bordit të anijes nuk përmendej madje as që ajo ishte ankoruar ndonjëherë në portin e Filadelfias. Në të ishte shkruajtur që anija kish qëndruar e ankoruar në Nju Jork deri në datën 16 shtator, më pas nga data 18 shtator deri në 15 tetor mori pjesë në ushtrime ushtarake deri në 1 nëntor dhe në datën 3 u nis për në Kazablankë, ku mbërriti në datën 22 nëntor dhe ku qëndroi deri në fund të muajit.

Pas kësaj u nis përsëri për në Nju Jork ku mbërriti në datën 17 dhjetor dhe që aty deri në fund të muajit udhëtoi për në Norfolk. Por, gjithsesi mbetet fakti që rendi i ngjarjeve nuk është aspakt i plotë duke parë që në ditarin e bordit periudha është më e zgjatur dhe kështu që për pjesën tjetër të kohës nuk ka asnjë të dhënë.

Por, dihet se në operacione të tillë të fshehtë, qeveria amerikane ka shumë precedentë, si për shembull Projekti Manhatan, ai i prodhimit të bombës atomike, i cili mbeti top-sekret deri në momentin e përdorimit të saj.

Në vitin 1955, një astronom diletant me emrin Morris Jessup mori tre letra të firmosura me emrin e Carelos Allende, një njeri pakëz i çuditshëm i lindur në 31 maj të vitit 1925 në Pensilvani. Ai i rrëfente se kish qenë vetë dëshmitar i eksperimentit, duke zbuluar edhe detaje pak a shumë bindëse. Në vitin 1942, Allende hyri në korpusin e marinsave prej ku u largua në 21 maj të vitit 1943 dhe më pas hyri në marinën tregtare në SS Furuseth, prej ku thoshte se kish parë atë që kish ndodhur ditën e eksperimentit me anijen Eldridge. Ai rrëfente se kish parë anijen që ishte zhdukur prej molit dhe pas pak çastesh ishte shfaqur përsëri.

Letrat e Allende ishin shkruajtur në një mënyrë të çuditshme në vetvete, me gërma kapitale, pikësim të përafërt, me nënvizime dhe me ngjyra të ndryshme. Në letrën e parë të çuditshme që mori prej astronomit, Carlos zbulonte se kishte parë që gjatë eksperimentit struktura e anijes ndryshoi, u bë kaq e padukshme saqë marinarët ishin në gjendje të ecnin përmes objekteve në mënyrë të tillë që kur gjithçka u rikthye ashtu si ishte më parë, disa prej njerëzve u gjendën kush mes mureve, kush i ngecur në dysheme, shumë prej tyre u dogjën të gjallë; të tjerë u bënë të padukshëm, disa u çmendën.

Në letra nuk ishte shkruar se kush ishte letërdërguresi dhe pas kërkesës së Jessup për të marrë një përgjigje, Carlos u bë i gjallë vetëm disa muaj më vonë, por këtë herë duke firmosur me emrin Carl Allen, duke thënë se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur dhe se ndoshta do të mund t'ia dilte mbanë të kujtonte vetëm përmes hipnozës regresive. Pas kësaj sjelljeje të çuditshme të këtij njeriu, studiuesi vendosi që të ndërpriste marrrëdhëniet duke menduar se bëhej fjalë vetëm për një vënie në lojë.

Atëherë, Jessup vendosi që të vazhdonte kërkimet për llogari të tij, por pa sukses. Disa vite më vonë, në 20 prill 1959, Doktor Moris Jessup u gjet i vdekur në makinën e tij në Florida. Thuhet se ai u vetëvra për shkak të shumë problemeve personale që kishte, mes të cilave vdekja e bashkëshortes disa muaj më herët në një aksident automobilistik, si dhe vlerësimi i pakët që kishin tashmë për të kolegët e punës, në lidhje me kërkimet që ai ishte duke kryer për rastin që Allende i kish zbuluar.

Por ka nga ata që mendojnë se ai është vrarë për arsye se dinte shumë dhe se ndoshta duhej që të shmangej bërja publike e një sekreti kaq të tmerrshëm. Pas vdekjes së Jessup, një tjetër njeri shumë i çuditshëm me emrin Alfred Bielek, rrëfeu fakte edhe më të çuditshme. Ai tregonte se ishte transportuar në të ardhmen dhe se i kishin bërë një shpëlarje të trurit në Marinën Ushtarake. Personi pohoi se edhe vëllai i tij ishte transportuar në kohë në vitin 1983, duke u plakur në mënyrë shumë të shpejtë deri në vdekje dhe më pas u rilind. Këto efekte vazhduan edhe pas eksperimentit, thuhet se nga marinarët që kishin qenë në anije gjatë kohës së eksperimentit, kishte nga ata që ndërkohë që ndodhej në tryezën e bukës bashkë me familjen e tij, krejt papritur zhdukej në sy të të gjithëve, dikush ngrihej në ajër, kishte që bëheshin të padukshëm për disa orë, apo në rastet më të këqija, kishte nga ata që vetëm përmes kontaktit me persona të tjerë merrnin flakë dhe digjeshin për 18 ditë, pa arritur të shuhej flaka. Detaje të tmerrshme, por këtij rrëfimi të tij natyrisht që askush nuk i besoi, përveç disa njerëzve të bindur që prapa këtyre rasteve ka gjithmonë një bazë të vërtetë. Mbetet fakti që shumë pak njerëz mundën të shpëtojnë, ndonëse të gjithë u shtruan në spitale për probleme mendorë.

Bielek, emri i vërtetë i të cilit ishte Eduard Cameron, këmbëngulte se në atë test kishin marrë pjesë edhe Doktor Albert Einstein dhe Doktor John Von Neumann si dhe Doktor Nicola Tesla, një pohim ky ndoshta i pambështetur, pasi profesor Tesla ndërroi jetë në 7 janar të vitit 1943. Ka nga ata që besojnë se e gjithë kjo histori ka qenë thjesht një sajesë për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik nga fakte të tjera edhe më të rëndësishme, por ka nga ata që besojnë se pas urdhërit për të shkatërruar menjëherë projektin për shkak të ngjarjeve të frikshme, eksperimenti vazhdon edhe sot e kësaj dite me emrin Projekti Montauk.

Ndoshta gjithë kjo histori ka qenë thjesht një montaturë, por mbetet fakti që në këtë çështje, dy persona të ndryshëm, me sa duket jo të shëndoshë mendërisht, rrëfejnë dy histori shumë të ngjashme mes tyre dhe me të njëjtat detaje të tmerrshme. Ka hamendësime se kjo ndodh pikërisht sepse këta dy individë të konsideruar të çmendur nga opinioni publik, janë bërë të tillë nga kushedi çfarë operacionesh të riprogramimit të memories, të kryer ndoshta pikërisht nga eksponentë të marinës apo shërbimet e fshehtë, me qëllimin për të mos lejuar hetime të mëtejshme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Alkatrazi pikëpyetja e madhe e burgut të padepërtueshëm (08.21.2009)
Rrok Gera ose një pjesëz e historisë shqiptareNga Skifter Këlliçi (08.20.2009)
Xhovani Luci një nga pesë dirigjentët e orkestrës rinore botërore (08.20.2009)
Eksploruesit e rinj të arit në kërkim të ëndrrës së vjetër (08.18.2009)
Truri arma moderne e së ardhmes (08.17.2009)
Egjiptianët ishin shpikësit e parë të matematikës, botëkuptimit astronomik dhe parimeve gjeometrike (08.17.2009)
Gorbaçov heroi i rastësishëm i 1989 (08.16.2009)
Misteret e së shkuarës së njerëzimit (08.10.2009)
Letra e Hapur drejtuar presidentit i shikon marrëdhëniet SHBA-Evropë Lindore të lëkundura nga Rusia (08.10.2009)
Rikthim në nënshtetësinë fillestare: hebrenjtë sot dhe Gjermania (08.05.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]