VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 dhjetor?43 para erës së re - MARCUS TULLIUS CICERO EKZEKUTOHET SI ARMIK I ROMËS

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 dhjetor?
43 para erës së re - MARCUS TULLIUS CICERO EKZEKUTOHET SI ARMIK I ROMËS

E Shtunë, 12.07.2013, 08:34am (GMT+1)



43 pes - Marcus Tullius Cicero - konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator, theoricien, konstitucionalist - ekzekutohet si armik i Romës, kur kishte filluar të besonte se karriera politike ishte arritja e tij më e rëndësishme; sepse veç orator i përkryer, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës. Ciceroni fitoi famë me kundërshtimin e tij ndaj Jul Qezarit i cili kërkonte të bëhej i plotfuqishëm; më vonë ai denoncoi Mark Antonin që nuk riktheu republikën (pas vdekjes së Qezarit); dhe kritikoi Oktavianin që synonte të bëhej perandor. Ciceroni u fal nga Qezari kur ky u kthye në Romë pas fitores ndaj Pompeit, por nuk mundi t'i shpëtonte zemërimit të Mark Antonit dhe Oktavianit që e ndoqën dhe e vranë si armik te shtetit; koka iu pre, duart iu gjymtuan, trupi iu nda copa - copa, shkruajnë kronikanët. Ciceroni ra viktimë e pasioneve politike të kohës; tregojnë, se një herë, disa vite më vonë, Oktaviani (Perandor) e gjeti nipin e tij duke lexuar një libër të Ciceronit, dhe u përpoq për t'a fshehur për shkak të frikës se gjyshi i tij do të zemërohej. Por Oktaviani e mori librin, lexoi disa rreshta dhe ia ktheu duke thënë: "Lexoje pa frikë, Ciceroni ishte njeri i mësuar që e donte vendin e tij." Me kalimin e shekujve, Roma përjetoi trazira, përmbysje; shkrimet e Ciceronit u zhdukën; më pas u ruajtën nga murgjit në manastire. Zbulimi nga Petrarka i letrave të Ciceronit, në shekullin XIV, dhe publikimi i tyre, është cilësuar si shkëndija e Rilindjes evropiane. Por kjo Rilindja solli gjithashtu ringjalljen e Ciceronit, dhe, vetëm pas tij e nëpërmjet tij, edhe ringalljen e pjesës tjetër të lashtësisë klasike. Kulmi i prestigjit të Ciceronit erdhi gjatë periudhës së iluminizmit (shekulli XVIII); ndikimi i tij është vënë re tek mendimtarët si John Locke, David Hume dhe Montesquieu; veprat e Ciceronit renditen mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane, dhe ende përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të materialit parësor për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos në ditët e fundit të Republikës, kur ndodhi edhe vdekja e tij.

Sipas Ciceronit: 6 gabimet që njerëzimi vazhdon të përsërisë brez pas brezi:

1- Besimi se fitimi personal dëmton të tjerët;

2- Shqetësimi për gjërat që s'mund të ndryshohen;

3- Këmbëngulja se një gjë është e pamundur, vetëm sepse ne nuk mund t"a arrijmë;

4- Refuzimi për të vënë mënjanë preferencat e parëndësishme;

5- Neglizhenca e zhvillimit dhe sqimës së mendjes;

6- Përpjekja për të detyruar të tjerët të besojnë dhe të jetojnë si ne."

 

1761 - Në Strasburg, Francë, lindi Marie Grosholtz. Martesa me Fransua Tussaud më 1795 i dha asaj një emër të ri: Madame Tussaud, e cila themeloi në Londër një muzeu me statuja prej dylli të njerëzve të njohur; të gjallë e të vdekur, të mirë e të këqinj; sot muzeu ka degë në disa qytete kryesore te botes, dhe pavione me shatatore njerëzish prej dylli. Figura e parë prej dylli që Madame Tussaud krijoi ishte ajo e Volterit në vitin 1777; ndër njerëz të tjerë të famshëm që Madame Tussaud modeloi në atë kohë në dyll përfshihen edhe Zhan Zhak Ruso dhe Benjamin Franklin.

 

1783 - Në moshën 24 vjeçare, William Pitt bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani. Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.

 

1917 - Shtetet e Bashkuara hyjnë aktualisht në Luftën e Parë Botërore, duke i shpallur luftë perandorisë austro - hungareze. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara ishin bashkuar me këtë luftë që më 6 prill 1917. Para kësaj, SHBA kishte mbetur neutral, edhe pse ishte furnizues i rëndësishëm i Britanisë dhe fuqive të tjera aleate me materiale ushtarake. Gjatë luftës, SHBA mobilizoi mbi 4 milionë personel ushtarak dhe pësoi 110 mijë të vdekur, prej tyre 43 mijë për shkak të epidemisë së gripit në front në Evropë.

 

1928 - Në Filadlelfia, lindi Noam Chomsky, gjuhëtar, filozof, shkencëtar, logjician, komentator politik dhe aktivist. Ndonjëherë i cilësuar si ati i gjuhësisë moderne, Chomsky është gjithashtu figurë e rëndësishme e filozofisë analitike. Shumicën e karrierës së tij e pati në Institutin Teknologjik në Masaçusets (MIT), ku është aktualisht Profesor Emeritus. Chomsky është autor i mbi 100 librave, dhe intelektuali më i madh në botë, sipas një sondazhi më 2005.

 

1941 - Ndodh një sulm i papritur ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze marinës kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara në Pearl Harbor, Hawai. Sulmi çoi në hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore që kishte filluar më 1939. Gjatë 2 viteve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkrua më 11 mars 1941. Gjatë luftës mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u zunë robër, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi pas luftës,

 

Mendim i ditës

"Të jesh injorant i asaj që ka ndodhur kur ti s'kishe lindur, është të mbetesh gjithmonë fëmijë."


Ciceroni
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DREJTAT E NJERIUT NË KINË (12.07.2013)
LINDJET E PARAKOHSHME DHE PASOJAT E TYRE (12.07.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 dhjetor?1768 - NË EDINBURG TË SKOCISË DEL BOTIMI I PARË I ENCIKLOPEDISË BRITANIKE (12.06.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 dhjetor?1492 - KRISTOFOR KOLOMBI BËHET EVROPIANI I PARË QË VË KËMBË NË ISHULLIN HISPANIOLA (12.06.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?1619 - 38 KOLONISTË NGA KRAHINA BERKELEY E ANGLISË ZBARKOJNË NË VIRXHINIA DHE FALËNDEROJNË ZOTIN (12.04.2013)
LARGIMI I KLASËS SË MESME NGA HONG KONGU (12.04.2013)
E ARDHMJA E HAGIA SOFIAS (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?1804 - NAPOLEON BONAPARTI KURORËZOHET PERANDOR I FRANCËS (12.02.2013)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE (12.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]