VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 dhjetor?1492 - KRISTOFOR KOLOMBI BËHET EVROPIANI I PARË QË VË KËMBË NË ISHULLIN HISPANIOLA

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 dhjetor?
1492 - KRISTOFOR KOLOMBI BËHET EVROPIANI I PARË QË VË KËMBË NË ISHULLIN HISPANIOLA

E Premte, 12.06.2013, 11:46am (GMT+1)


1492 - Kristofor Kolombi bëhet i pari evropian që vë këmbë në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Dominikane).
 
1496 - Mbreti i Portugalisë Manuel I nxjerr një dekret për dëbimin e "heretikëve" nga vendi.
 
1766 - Në Londër, James Christie (17301803) zhvillon ankandin e parë, duke hedhur bazat për shtëpinë e ankandit të veprave të artit në Londër që ende mban emrin e tij. Portreti i James Christit, pikturë, qëndroi varur në shtëpinë e ankandit deri sa u shit në vitin 1846. Sot, ky portret nga Thomas Gainsborough (piktor i famshëm britanik, shek. XIX), ndodhet në muzeun  J. Paul Getty në qendrën Getty në Los Angeles, Kaliforni.
 
1848 - Në një mesazh para Kongresit amerikan, presidenti James K. Polk konfirmon se burime të shumta ari ishin zbuluar në Kaliforni.
 
1876 - Zjarri në një teater në Brooklyn, Nju Jork, vret të paktën 278 persona.
 
1914 - Parlamenti italian shpall neutralitetin e vendit në luftën e parë botërore. Por duket se ishte traktati i fshehtë i Londrës (1915), i cili i premtonte Italisë një pjesë të Shqipërisë, që e bëri Romën t'i shpallte luftë Austrisë.
 
1932 - Fizikanti zviceran, i lindur ne Gjermani, Albert Einstein merr vizën amerikane. Einstein  kishte ikur nga Gjermania në shenjë proteste ndaj diskriminimit të hebrenjëve nga ana e nazistëve. Ai mbërriti në Londër prej nga  emigroi në Amerikë.
 
1945 - Një aeroplan ushtarak amerikan humbet në Trekëndëshin Bermuda, ndërsa fluturonte mbi Atlantik. Një nga avionët që u dërgua për kërkim-shpëtim me një ekuipazh prej 13-personash, gjithashtu u zhduk. Shkaqet mbetën të paqarta.
 
Mendim i Ditës
"Të dukurit është ideja e budallait për lavdi."

Bruce Lee
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?1619 - 38 KOLONISTË NGA KRAHINA BERKELEY E ANGLISË ZBARKOJNË NË VIRXHINIA DHE FALËNDEROJNË ZOTIN (12.04.2013)
LARGIMI I KLASËS SË MESME NGA HONG KONGU (12.04.2013)
E ARDHMJA E HAGIA SOFIAS (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?1818 - ILINOIS BËHET SHTETI I 21të I SHBA (12.04.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?1804 - NAPOLEON BONAPARTI KURORËZOHET PERANDOR I FRANCËS (12.02.2013)
Histori Çfarë ka ndodhur më 1 dhjetor?1622 - VDIQ PJETËR BUDI, SHKRIMTAR I LETËRSISË SË HERSHME SHQIPE (12.01.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?1782 - BRITANIA NJEH PARAPRAKISHT PAVARËSINË E SHBA (11.30.2013)
BERLUSCONI DEKLAROI SE NUK DO TË LARGOHET NGA POLITIKA (11.28.2013)
BASTA BERLUSCONI? JO PLOTËSISHT (11.28.2013)
LAZERI GJERMAN PUSHTON BOTËN E SMARTFONËVE (11.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]