VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 09:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 dhjetor?
1831 - CHARLES DARWIN NISET NGA PLYMOUTH I AGLISË ME ANIJEN BEAGLE ME 73 VETA NË BORD

E Premte, 12.27.2013, 08:02pm (GMT+1)


1831 - Pas disa vonesash, Charles Darwin niset nga Plymouth i Anglisë me anijen Beagle dhe 73 veta në bord. Endërra e tij për t'u bërë famullitar  mund të priste.- ai gjithmonë kishte shpresuar për një udhëtim nëpër botë dhe e shfrytëzoi mundësinë e ofruar. Darwin sapo ishte diplomuar si gjeolog e natyralist, dhe kapitenit të anijes eksplotuese duhej një specialist i tillë për vëzhgime ujore e gjeologjike në rajonet që anija do të eksploronte. Kronikanët thonë se moti ishte i mirë, qielli i kthjellët dhe era e mbarë; Darvinin e zë deti - dhe sëmuret pothuajse menjëherë. Beagle lundroi nëpër Oqeanin Atlantik, dhe pastaj kreu kërkime të hollësishme hidrografike rreth skajeve jugore të Amerikës së Jugut, duke u kthyer përmes Tahiti dhe Australisë pas udhëtimit rreth tokës. Ekspedita ishte planifikuar të përfundonte në dy vjet, por zgjati pothuajse pesë. Deri në fund të ekspeditës, Darvini kishte bërë emër si gjeolog dhe koleksionist fosilesh - botimi i ditarit The Voyage of Beagle i dha atij famë edhe si shkrimtar. Gjatë udhëtimit, Darvini e kaloi shumicën e kohës duke eksploruar: tre vjet e tre muaj në tokë , 18 muaj në det. Në fillim të udhëtimit Darvini kishte menduar të shkruante një libër për gjeologji, dhe tregoi se kishte aftësi për toerizuese; në Punta Alta të Argjentinës, ai zbuloi fosile gjigande të gjitarëve të zhdukur. Darwin kreu vëzhgime të hollësishme të bimëve dhe kafshëve, me rezultate që tronditën besimin e tij se speciet janë fikse. Pas kthimit në Angli, më 1836, Darvini u mendua, u thellua, shqyrtoi shënimet e udhëtimit, peshoi idetë e tij dhe vetëm pas 30 vjetësh shpalli teorinë e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror; lajm jo i zakonshëm, që do të trondiste mbarë opinionin, do të nxiste reagime shkencore, fetare e publike; eksitim, zemërim, kundërshtim, miratim, habi, heshtje, debate, edhe sot.
 
1924 Fan Noli, i shoqëruar nga një personel prej mbi 70 vetësh, përfshi ministrat e qeverisë së tij, i hypën anijes në Vlorë, kalon ngushticën e Otrantos dhe mbërrin në Brindizi. Mes atyre që ikën me peshkop Nolin, dhe që u përhapën nëpër kryeqytetet e Evropës, ishin sekretari i tij personal, Sejfulla Malëshova, Lazar Fundo dhe Tajar Zavalani; këta të tre nga Brindizi shkuan në Moskë; Mustafa Kruja shkoi në Romë, dhe Ali Bej Këlcyra u vendos në Paris. Më 30 dhjetor, Fan Noli shkoi në Romë dhe në takime me zyrtarë të qeverisë italiane dhe gazetarë, shprehu çudi dhe keqardhje që Italia nuk e kishte mbështetur atë kundër Zogut dhe jugosllavëve. Ish-kryeministri Noli deklaroi se do të kthehej në Amerikë, dhe kurrë nuk do të merrej më me politikë; katër vjet pjesmarrës në politikën shqiptare ishin shumë, e kishin lodhur dhe zhgënjyer atë. Nga Roma, Noli shkoi në Vjenë, pastaj në Amerikë, por në Shqipëri nuk u kthye kurrë më.
 
1929 - Sekretari i përgjithshëm sovjetik Joseph Stalin urdhëron "likuidimin e kulakëve si klasë" në përpjekje për të përhapur socializmin në fshat. Dhe kulak quhej çdo fshatar që kishte dy lopë dhe 5 hektarë tokë në zotërim. Kjo ishte periudha e kolektivizimit të fshatit, një politikë që çoi në sekuestrime, vrasje, arrestime, burgosje, internime; në rënien e prodhimit dhe në zinë e madhe të bukës në fund të viteve 1920.
 
1945 - Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar krijohen me nënshkrimin e një marrëveshje nga 29 vende. Të njohur kolektivisht si institucionet Bretton Woods (emrit i qytezës në New Hampshire, SHBA), ku u themeluan nga delegatët e 44 vendeve në korrik të vitit 1944, Banka dhe FMN-ja janë shtyllat binjake që mbështesin strukturën e rendit ekonomik dhe financiar botëror
 
1978 - Spanja bëhet demokraci pas 40 vjet diktaturë frankoiste. Kjo periudhë tranzicioni ishte epoka kur Spanja u doli nga diktatura e Francisko Frankos.Tranzicioni zakonisht thuhet se filloi me vdekjen e Frankos më 20 nëntor 1975, dhe përfundoi me miratimin e Kushtetutës së vitit 1978; të tjerë thonë se tranzicioni përfundoi me dështimin e një grushti shteti më 23 shkurt të vitit 1981, apo me fitoren elektorale të Partisë Punëtore Socialiste (PSOE) më 28 tetor 1982.
 
1983 - Papa Gjon Pali II viziton Memhet Ali Agça në burgun Rebibbia dhe personalisht e fal atë për atentatin më 13 maj 1981 në Sheshin e Shën Pjetrit, ku Papa mbeti i plagosur. Pasi shërbeu 19 vjet burg në Itali, Agça u deportuar në Turqi, ku kreu një dënim dhjetë vjet burg për vrasjen e një gazetari kohë më parë. Ali Agça u lirua nga burgu më 18 janar 2010, dhe vazhdimisht e ka përshkruar veten si mercenar pa orientim politik, edhe pse dihet se ka qenë anëtar i organizatës ultra nacionaliste turke Ujqërit Gri.

Mendim i ditës
"Njerëzit shpesh thonë se motivimi nuk zgjat shumë - kështu ndodh edhe me larjen, prandaj rekomandohet çdo ditë."
Zig Ziglar

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfare ka ndodhur me 26 dhjetor?1799 - KATËR MIJË VETË PËRCJELLIN FUNERALIN E XHORXH UASHINGTONIT (12.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 25 dhjetor?1 - SHËNOHET KRISHTLINDJA E PARË, SIPAS KALENDARKRIJUESIT DIONIS EXIGUUS OSE DIONIS GUNGAÇI (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET (12.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 dhjetor?1790 - NË MEKSIKË ZBULOHET GURI KALENDARIK I NJOHUR SI GURI I DIELLIT (12.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]