VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 9 Nëntori - Dita e Fatit të Gjermanëve

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
9 Nëntori - Dita e Fatit të Gjermanëve
E Hënë, 11.09.2009, 02:31pm (GMT+1)

9 nëntori - Dita e fatit të gjermanëve

 

9 nëntori - Dita e fatit të gjermanëve

 

9 nëntori është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së re gjermane. Një ditë, me të cilën gjermanët sjellin në kujtëse tmerrin dhe gëzimin, që nga nata e pogromit 1938 e deri tek rënia e Murit të Berlinit 1989.

 

Më 9 nëntor Gjermania feston 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. As një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u  zhduk nga harta politike kampi real-socialst në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 ishte një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe Evropës.

 

Philipp Scheidemann shpall Gjermaninë Republikë, 9 nëntor 1918.

 

9 nëntori i 1918-ës

 

Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera:  Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Reichstag-ut (parlamenti) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marrë fund: "Punëtorë dhe ushtarë, ndërgjegjësohuni mbi kuptimin historik që sjell kjo ditë. Ka ndodhur diçka e padëgjuar: Do të hasemi me punë të mëdha dhe të vështira. Gjithçka për popullin, gjithçka me popullin. Nuk do të lejohet të ndodhë asgjë që mund të cënojë nderin e lëvizjes punëtore. Jini të bashkuar, të sinqertë dhe të përgjegjshëm. E vjetra dhe e krisura - monarkia - u shemb. Rroftë e reja, rroftë Republika e Gjermanisë."

 

9 nëntor 1923 në Mynih - Puçi i Hitleri

 

9 nëntori i 1923-it

Demokracia e re në Gjermania pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacionalsocialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç. Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore.

 

Nata e kristaltë - Djegia e sinagogave në Gjermani, 9 nëntor 1938.

 

9 nëntori i 1938-ës

 

Gjatë kësaj lufte hebrenjtë (të ashtuquajturit çifutë) u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi zhdukja plotë e tyre. Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet çifute u shkatërruan pothuajse të gjitha. Rreth 100 njerëz u vranë, 26.000 të tjerë u deportuan në kampe përqëndrimi. Pogromi u quajt në mënyrë cinike "Reichskristallnacht" dhe do të shërbente si "provë e parë gjenerale" për holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në rradhën e ditëve historike gjermane.

 

9 nëntori i 1989-ës

 

Një kontrast gjigand me 9 nëntorin 1989, ditën e rënies së Murit të Berlinit. "E pabesueshme" ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të RDGJ-së ju hapën krejt papritur kufinjtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e RFGJ-së dhe të disa vendeve evropiano-lindore duke kërkuar azil politik. Presioni për të lehtësuar mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të RDGJ-së kishte muaj që rritej nga dita në ditë. Por me atë që ndodhi më 9 nëntor 1989 nuk kish llogaritur kush: Kur gjatë një konference ndërkombëtare në Berlinin Lindor u deklarua, se do të hynin menjëherë në fuqi ligje të reja për lëvizjen e lirë, nuk kishte më asnjë mundësi për t´i ndaluar masat. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë Berlin. Gëzimi ishte në kuptimin e plotë të fjalës `pakufinj': "Pak më parë i linin njerëzit të kalonin me rradhë, por pastaj i hapën portat. Dhe tani mund të kalojmë të gjithë pa treguar pashaportat apo gjë tjetër. Pa kontrolle. Unë s´kam letërnjoftim me vete."

 

 

***Das Pressebild darf nur in Zusammenhang mit einer Berichterstattung über die Ausstellung verwendet werden*** Am 9. November 1989 öffnet die DDR ihre Grenze nach Westberlin und zur Bundesrepublik; nach 28 Jahren fällt die Mauer. Im Bild: Einreisende DDR-Bürger werden am Grenzübergang Helmstedt/Marienborn begrüßt. Foto: Presse- und Informationsamt der Bundesregierung/Heiko Specht

 

9 nëntori shkruajti për herë të katërt histori gjermane

 

 

Pas kësaj nate nuk kishte më kthim mbrapa. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shëmbjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane - por këtë rradhë histori të mrekullueshme. Këtë fakt nuk e ndryshojnë dot as vështirësitë që solli në Gjermani rënia e Murit të Berlinit. Krijimi i njësisë së brendshme ka nevojë për më shumë kohë se sa ribashkimi shtetëror.

Autor : Marcel Fürstenau / Sonila Harasani

Redaktoi : Aida Cama 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Grupet opozitare gjermane që paraprinë rënien e Murit të Berlinit (11.07.2009)
"Normaliteti" i një përbindëshi (11.04.2009)
Rënia e Murit të Berlinit, e çara më e madhe e sistemit komunist (11.03.2009)
Ana e Panjohur e Murit të Berlinit/Prapaskenat e Presidentit Kenedi (11.01.2009)
Hallouini ose nata e të gjithë shenjtorëve (10.28.2009)
Dita e fundit e komunizmit (10.25.2009)
Klubi i jakobinëve dhe iluminatët e Francës (10.23.2009)
Fëmijët e lights blue pengje të një geni që vret (10.22.2009)
Perandoria Rokfeler sot më e madhe se kurrë (10.17.2009)
10 sekrete që "u morën me vete në varr" (10.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]