VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hallouini ose nata e të gjithë shenjtorëve

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Hallouini ose nata e të gjithë shenjtorëve
E Mërkurë, 10.28.2009, 07:52pm (GMT+1)



1. Zanafillat antike: Zanafillat e Hallouinit datojnë herët në Festivalin Keltik antik të Samhain (shqiptohet Souin ). Keltët, të cilët jetonin 2000 (dy mijë ) vjet më parë në hapësirën ku sot është Irlanda, Britania e Madhe dhe Franca veriore, e festonin Vitin e tyre të Ri më 1 Nëntor. Kjo ditë shënonte fundin e verës e të korrave dhe fillimin e territ, të ftohtit, një periudhë e vitit që shpesh shoqërohej me vdekjet e shumta të njerëzve në atë kohë. Keltët besonin se një natë para Vitit të Ri, lidhjet midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve turbulloheshin. Natën e 31 tetorit, ata festonin Souinin, kur besohej se fanatazmat e të vdekurve riktheheshin në tokë. Ata besohej se shkaktonin trazira dhe dëmtonin të korrat. Keltët mendonin se prania fizike e shpirtërave të mbarë globit e bënte më të lehtë për Druidët, pra prifërinjtë Keltë, që ata të predikonin të ardhmen. Për një popull krejtësisht të varur nga natyra dhe dukuritë e saj këto profeci ishin një burim i rëndësishëm për të larguar frikën dhe për të sjellë qetësinë shpirtërore dhe durimin që duhej gjatë një dimri të gjatë dhe të zymtë.

Për ta përkujtuar ngjarjen, Druidët përgatitnin zjarre gjigante të shenjta, ku njerëzit grumbullonin prodhime dhe kafshë si sakrificë ndaj perëndive keltike. Gjatë festimit, keltët vishnin kostume lëkura bagëtish e me kokat bagëtish dhe përpiqeshin t'ia parathonin fatin njëri-tjetrit. Kur festimet mbaronin, ata ndiznin zjarret në vatrat e tyre me prushin e marrë prej zjarreve të shenjta që t'i ndihmonte ata të ishin të mbrojtur nga dimri që po vinte. Në vitin 43, romakët e pushtuan pjesën më të madhe të territorit të keltëve. Gjatë katër shekujve sa sunduan në hapësirat keltike, dy festivale romake u kombinuan me festimet tradicionale keltike te festimit të Souinit. I pari ishte Feralia, një ditë nga fundi i tetorit kur romakët tradicioanlisht përkujtonin ikjen e të vdekurve. I dyti ishte për t'u nderuar Pomona, perëndesha romake e frutave dhe e durëve. Simbol i Pomonas është molla dhe mishërim i këtij festimi në Souin me sa duket shpjegon traditën e "bobbing" (zgrapcimit ) për mollët që praktikohet në ditët tona.

Nga Shekulli VIII, ndikimi i krishterimit u përhap në hapësirat keltike. Në këtë kohë, Papa Bonifac IV e caktoi 1 Nëntorin Ditën e të Gjithë Shenjtorëve (All Saints' Day ), një ditë kur do të nderoheshin të gjithë shenjtorët dhe martirët. Gjerësisht besohet sot se papa po përpiqej ta vendoste festivalin keltik në kuadrin e festës së sanksonuar nga kisha. Festa është quajtur edhe All-hallows ose All-hallowmas (nga anglishtja e mesjetës Alholowmesse që do të thotë Dita e të Gjithë Shenjtorëve) dhe natën përpara saj, natën e Souinit, filluan ta thërrasin All-hallows Eve dhe, më vonë, Halloween. Madje pastaj, në vitin 1000, kisha e caktoi 2 Nëntorin Ditën e të Gjithë Shpirtërave (All Souls' Day ), një ditë për të nderuar të vdekurit. Ajo është festuar ngjashëm me Souinin, me zjarre të mëdhenj gjigantë, me parada dhe me veshje kostumesh të shenjtorëve, engjejve dhe djajve. Të tria festat, vigjilja e Ditës së të Gjithë Shenjtorëve (pra Halloween ), Dita e Gjithë Shenjtorëve dhe Dita e të Gjithë Shpirtërave janë quajtur Hallowmas (Halloumas ).

2. Traditat moderne: Tradita amerikane "trick-or-treating" (veshjes së posaçme me maska nga fëmijët ) me sa duket e ka zanafillën nga paradat e Ditës së të Gjithë Shpirtërave në Angli. Gjatë festimeve, qytetarët e varfër do të lypnin ushqime dhe familjet do t'iu jepnin atyre ëmbëlsira të quajtura "soul cakes" (keke të shpirtërave ) në shkëmbim të premtimit të fëmijëve se ata do të luteshin për të afërmit e vdekur të familjes. Shpërndarja e kekeve të shpirtërave ishte trimëruar nga kisha si mënyrë për të zëvendësuar praktikat e lashta të dërgimit të ushqimit dhe të verës shpirtërave të të vdekurve. Praktika, e cila quhej më parë "going a-souling" është marrë nga fëmijët të cilët vizitonin shtëpitë e fqinjve të cilët iu jepnin fëmijëve pije të lehta, ushqime dhe para. Tradita e veshjes së kostumit të Hallouinit ka rrënjë evropiane dhe keltike. Qindra vjet më parë, dimri ishte një kohë e pasigurtë dhe e frikshme. Furnizimet me ushqime shpesh ishin të pakta dhe shumë njerëz kishin frikë nga terri, nga ditët e shkurtëra të dimrit plot trishtim. Në Hallouin, kur besohej se fantazmat riktheheshin në tokë, te të gjallët, njerëzit mendonin se do t'i merrnin me të mirë fantazmat nëse ua linin shtëpitë në dispozicion, pra bosh. Që të mos njiheshin nga fantazmat njerëzit mbanin maska kur largoheshin nga shtëpitë me të rënë errësira kështu që fantazmat nuk i njihnin dot të afërmit e tyre. Në Hallouin, për t'i mbajtur fantazmat larg shtëpive të tyre, njerëzit vinin pjata me ushqime jashtë shtëpive të tyre për t'i pajtuar fantazmat dhe për ta parandaluar orvatjen e tyre për të hyrë në shtëpitë.

3.Evoluimi i festave: Emigrantët evropianë që shkonin në Amerikë, çonin atje llojlloj zakonesh. Për shkak të sistemeve të ngurta protestante, karakteristike për Anglinë e Re (New England- përafërsisht SHBA e sotme ) të kohëve të hershme, festimi i Hallouinit në kohët koloniale ishte shumë i kufizuar. Më përhapur ishte në Maryland dhe në kolonitë jugore. Besimet dhe zakonet e grupeve të ndryshme etnike europine, sikurse të amerikanëve dhe indianëve përziheshin, një version i veçantë i Hallouinit amerikan filloi të shfaqet. Festimet e para përfshinë "play parties" (mbrëmje lojërash ), ngjarje publike që mbaheshin për të festuar të korrat, ku fqinjtë duhej të përjetonin bashkë historitë e familjeve të tyre, të parashikonin fatet e njëri- tjetrit, të kërcenin dhe të këndonin. Festimet e Hallouinit të periudhës koloniale përfshin edhe tregimin e historive me fantazma dhe gjithfarë fantazirash. Nga mesi i Shekullit XIX, festimet e përvitshme të vjeshtës ishin bashkë, por Hallouinin ende nuk festohej kudo.

Në gjysmën e dytë të Shekullit XIX, Amerika u vërshua nga një valë e re emigrantësh. Këta emigrantë të rinj, sidomos në miliona irlandezë që iknin nga uria që kishte pllakosur Irlandën pas vitit 1846, ndihmoi në popullarizimin e Hallouinit në gjithë Amerikën. Duke marrë nga traditat irlandeze dhe angleze, amerikanët filluan të veshin kostume dhe të shkojnë shtëpi më shtëpi për të kërkuar ushqime apo para, një praktikë që sot quhet tradita e "trick-or-treat". Vajzat besonin se, në Hallouin, ato mund të hyjnizojnë emrin dhe pamjen e burrave të ardhshëm duke bërë magji me penj të tjerrur, me zgrapcime të mollëve apo me pasqyrat.

Nga mbarimi i Shekullit XIX, Hallouini në Amerikë u bë një festë që shërbente më shumë për bashkimin e fqinjve që të shkëmbenin vizita mes tyre, sesa për fantazmat, magjitë dhe shtrigëritë. Në fillim të Shekulli XX, mbrëmjet kushtuar Hallouinit u bënë festa ku të rritur e fëmijë festonin së bashku. Mbrëmjet kishin në qendër lojëra, ushqime, veshje festive. Prindërit, të inkurajuar nga gazetat dhe nga liderët lokalë bënin diçka "frikësuese" ose "qesharake" në festimet e Hallouinit. Në këtë mënyrë Hallouini humbi shumëçka nga karakteri fetar apo supersticioz (bestytnor ) gjatë Shekullit XX.

Në vitet 1920 e 1930, Hallouini u bë festë jofetare, por qendrat e banimit i organizonin festimet me parada, me mbrëmje të mëdha, me dëfrime dhe të ngrëna. Pavarësisht organizimit të mirë u vunë re akte vandale gjatë këtyre festimeve. Nga vitet 1950 liderët lokalë ia dolën me sukses të kufizonin vandalizmin dhe Hallouinin e morën në dorë kryesisht të rinjtë. Falë numrit të madh të fëmijëve në bumin e lindjeve të asaj periudhe (baby boom ), mbrëmjet kaluan nga qëndrat e mëdha në shkolla dhe familje. Në 1920- 1950, tradita shumëshekullore e "trick-or-treating" rilindi. "Trick-or-treating" u përhap te të gjithë pa përjashtim. Sot amerikanët shpenzojnë çdo vit rreth 7 miliardë dollarë në festimet e Hallouinit, duke e shndërruar në festën e dytë më komerciale të vitit në Amerikë./Elida Buçpapaj


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dita e fundit e komunizmit (10.25.2009)
Klubi i jakobinëve dhe iluminatët e Francës (10.23.2009)
Fëmijët e lights blue pengje të një geni që vret (10.22.2009)
Perandoria Rokfeler sot më e madhe se kurrë (10.17.2009)
10 sekrete që "u morën me vete në varr" (10.16.2009)
Heronj ne bëhemi vetëm kur na vrasin -Deputeti italian në Parlamentin Evropian lufton kundër Mafies (10.14.2009)
Kush është Herta Müller Nobel 2009 për Letërsi? (10.13.2009)
Përpëlitjet e fundit të Çausheskut dhe Honekerit për ruajtjen e socializmit (10.12.2009)
Demonstrata legjendare e Lajpcigut, 9 tetor 1989 (10.11.2009)
Si më përdhunoi regjisori Roman Polanski në shtëpinë e Xhek NikëllsonitDanelle MORTON (10.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]