VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 prill?43 para erës së re - BETEJA E FORUM GALLORUM

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 prill?
43 para erës së re - BETEJA E FORUM GALLORUM

E Hënë, 04.14.2014, 06:45am (GMT+1)


43 pes - Beteja e Forum Gallorum: Mark Antony rrethon vrasësin e Jul Cezarit, Decimus Brutus në Mutina (Modena) dhe mposhti forcat e e tij, por më pas mundet menjëherë nga ushtria e konsullit tjetër, Aulus Hirtius Hirtius njihet edhe si historian ushtarak; vetëm letërkëmbimi i tij me Ciceronin u botua në nëntë vëllime, por asnjë nuk arriti t'i mbijetojë kohës.
 
70 - Rrethimi i Jeruzalemit: Titus, biri i perandorit Vespasian, rrethon kryeqytetin hebre, me katër legjione romake. Rrethimi përfundoi me marrjen e qytetit dhe shkatërrimin e tempullit të tij të famshëm. Për të festuar këtë fitore, Harku i Titus u ngrit në Romë, ku ende qëndron. Josephus, historian i asaj periudhe, shkruan se mbi 1 milion njerëz u vranë gjatë rrethimit, nga të cilët shumica ishin hebrenj, dhe rreth 100.000 u skllavëruan. Shumë të tjerë ikën në zonat rreth Mesdheut. Titus refuzoi të pranojë kurorë për fitoren, duke thënë se fitorja nuk erdhi nga përpjekjet e tij, por ai thjesht shërbeu si instrument i zemërimit të Perëndisë.
 
966 - Pas martesës me një të krishtere të Bohemisë, sunduesi pagan i polakëve, Mieszko, konvertohet në të krishterë; kjo ngjarje konsiderohet si zanafilla e shtetit polak.
 
1205 Zhvillohet beteja e Adrianopojë midis bullgarëve dhe kryqtarëve nën Boulduinin, i cili vetëm disa muaj më parë ishte vetë-kurorëzuar Perandor i Konstandinopojës. Beteja u fitua nga bullgarët, të cilët e kapën perandorin dhe e burgosën. Një vit më parë (1204), ushtritë e Kryqëzatës së Katërt kishin devijuar nga qëllimi i tyre për marrjen e Jeruzalemit nga myslimanët dhe në vend të tij, pushtuan qytetin e krishterë të Konstandinopojës, kryeqytet i perandorisë bizantine. Mbretëria bullgare dhe pjesa e mbetur nga perandoria shpejt u bashkuan kundër Perandorisë të sapo themeluar Latine.
 
1816 - Bussa, skllav në koloninë britanike të Barbadosit, udhëheq një rebelim të skllevërve dhe mbeti i vrarë. Bussa përkujtohet sot si heroi i parë kombëtar i Barbadosit.
 
1828 - Noah Webster merr të drejtat e autorit për botimin e parë të fjalorit të tij. Emri Webster sot është sinonim i "fjalorit" në Shtetet e Bashkuara, sidomos me fjalorin modern Merriam Webster, që njihet si i pari fjalor amerikan i gjuhës angleze. Noah Webster, leksograf, konsiderohet si një nga themeluesit e kombit  amerikan.
 
1846 - Grupi Donner i kolonëve niset nga Springfield, Illinois, për Kaliforni, në atë që do të bëhet një udhëtim një-vjeçar i vështirë dhe kanibalizëm për mbijetese.
 
1849 - Hungaria shpall veten të pavarur nga Austria, me Lajos Kossuth si udhëheqësin e saj.
 
1865 - Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC,  nga John Wilkes Booth, i cili si aktor i njohur, nuk e pati të vështirë të hynte në lozhën private të presidentit në teatër, ndërsa ky ishte duke ndjekur një dramë. Pasi e qëlloi Linkolnin në kokë revolver, Booth u hodh nga lozha në skenë, duke thirrur, "Sic sempre tyrannis!" - "Kështu gjithmonë tiranëve!" (motoja e shtetit të Virxhinias) dhe shprehja e Brutit kur vrau Cezarin, sipas fjalëve të Shekspirit; Kur u hodhnë skenë, Booth theu këmbën por arriti të dilte nga teatri, i hypi një kali, dhe iku në Virxhinia, ku u vra nga forcat që e ndoqën në një hambar pranë Port Royal, Virginia. Linkolni vdiq të nesërmen, më15 prill, në mëngjesn
 
1889 Lindi Arnold  Joseph Toynbee, filozof britanik, historian, autor i shumë librave, përfshi "The Murderrous Tyrany of the Turks", në të cilën ai shkroi "..ushtria turke u angazhua në asgjësimin e shqiptarëve, sepse këta kishin një frymë jo- osmane kombëtare të tyre". Toynbee njihet për librin "A Study of History" (1934-1961) me 12 vëllime; përmes kësaj vepre ai ekzaminon ngritjen dhe rënien e 26 qytetërimeve në rrjedhën e historisë njerëzore, dhe nxjerr në përfundimin se këto qytetërime u rritën  duke iu përgjigjur me sukses sfidave nën udhëheqjen e pakicës krijuese. Toynbee (v. 1975) e shihte rënien e qytetërimeve si proces shpirtëror, duke shkruar se "Njeriu arrin qytetërimin, jo si rezultat i dhuntisë biologjike ose mjedisit gjeografik, por si përgjigje ndaj një sfide të caktuar në një situatë të vështirë të veçantë e cila e shtynë atë për të bërë përpjekje të papara deri atëherë".
 
1912 Anija britanike e udhëtarëve RMS Titanic godet një ajsberg në Atlantikun e Veriut në 23:40 (mëngjesin e 15 prill, Titaniku ishte fundosur plotësisht.
 
1927 - Makina e parë Volvo prodhohet në Gothenburg, Suedi.
 
1942 - Malta merr Kryqin Xhorxh për trimëri. Ky kryq iu dha nga vetë Mbreti Xhorxh VI i Britanisë dhe është tani emblemë në flamurin kombëtar maltez.
 
1956 - Në Chicago, Illinois, demostrohet për here të parë videokaseta, e cila do të mbizotëronte tregun e regjistrimeve televizive deri në zhvillimin e Disqeve Compakt, CD e më pas DVD.
 
Mendim i ditës
"Shoqëritë vdesin nga vetëvrasja apo vrasja (pothuajse gjithmonë nga vetëvrasja), por asnjehërë nga shkaqe natyrore".
Arnold  Joseph Toynbee (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BLETËT NË AMERIKËN E VERIUT (04.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 prill?989 - BETEJA E ABIDOSIT (04.13.2014)
'VIEUXTEMPS' - NJË VIOLINË E RRALLË DHE E ÇMUAR (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 prill?467 - ANTHEMI ILIR VJEN NË KRYE TË PERANDORISË ROMAKE TË PERËNDIMIT (04.12.2014)
GJERMANIA NJË PARAJSË PËR MAFIEN ITALIANE? (04.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 prill?491 - FLAVIUS ANASTASIUS DYRRHACHIUM BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.11.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 10 prill?1553 - LINDI HUGO GROTIUES, JURIST HOLANDEZ, THEMELUES I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE (04.10.2014)
PESË USHQYESIT QË JU NEVOJITEN MË SHUMË (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 prill?193 - SEPTIMIUS SEVERUS SHPALLET PERANDOR ROMAK (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 prill?217 - PERANDORI KARAKALLA VRITET DHE PASOHET NGA MAKRINUS (04.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]