VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?
1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI

E Enjte, 06.26.2014, 07:09am (GMT+1)


Elena Piscopia




1678 - Elena Piskopia bëhet gruaja e parë në botë me doktoraturë në filozofi, kur diplomohet nga Universiteti i Padovës, Itali. Lindur në një familje fisnike në Venecia, Piskopia (1646 - 1684) fillimisht kishte kërkuar të studionte për teologji, por nuk u lejua nga Kisha - kështu ajo iu përkushtua filozofisë dhe matematikës. Megjithatë, arritja e saj nuk hapi menjëherë dyert për gra të tjera në shkolla të larta. Vetëm në fund të shekullit XX, një grua tjetër do të merrte një doktoraturë nga Universiteti i Padovës.

1741 - Maria Tereza e Austrisë kurorëzohet mbretëreshë e Hungarisë. Maria Tereza dhe burri i saj, Francis I, Perandori i Shenjtë romak, patën 16 fëmijë, përfshi mbretëreshën Marie Antoinette të Francës. Pas vdekjes së burrit të saj, Maria Tereza trashëgoi më shumë se 30 tituj sundimi e fisnikërie.

1788 Virginia, territori i kolonisë së parë britanike të Amerikës (vitet 1600), bëhet shteti i 10 që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

1903 Lindi Erik Arthur Blair autor i novelave alegorike Animal Farm dhe 1984, të cilat i nënshkroi me emrin  George Orwell -  vdiq më 1950.
"Tani do t'ju tregoj përgjigjen e pyetjes time: Partia kërkon pushtetin për hir të pushtetit. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve, por vetëm për pushtet....Ne jemi ndryshe; oligarkitë e së kaluarës dhe gjithë të tjerët ishin frikacakë dhe hipokritë. Nazistët dhe komunistët erdhën shumë afër me ne në metoda, por kurrë nuk patën guximin për të njohur motivet e veta. Ata pretendonin, ndoshta edhe besonin, se e kishin marrë pushtetin me dhunë dhe për një kohë të kufizuar...Ne nuk jemi si ata. Ne e dimë se askush kurrë nuk e kap pushtetin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet por qëllim. Një nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin; por bën revolucion për të vendosur diktaturën. Objekti i persekutimit është persekutimi. Objekti i torturës është tortura. Objekti i pushtetit është fuqia. Tani ju filloni të më kuptoni."
George Orwell, "1984"

1924 Presidiumi i Federatës Komuniste Ballkanike dhe Partia Komuniste italiane lëshojnë një manifest të përbashkët drejtuar klasës punëtore të Shqipërisë për të mbrojtur fitoret e revolucionit të qershorit.

1938 Në Amerikë, miratohet ligji federal për pagën minimale (40 qindarka në orë). Sot kjo pagë ka arritur në rreth 10 dollarë në orë. Ekspertët thonë se me zhvillimet ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesë, paga minimale në SHBA duhej të kishte arritur në rreth 22 dollarë në orë. Përpjekje legjislative për rritjen e pages minimale vazhdojnë.

1960 - Dy kriptografë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara  (NSA) nisen për pushime në Meksikë - William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkojnë në Havanë, Kubë - ku hipin në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik. Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se "mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt". Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike. Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 (56 vjeç). Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik - vdiq në Shën Petersburg më 2001 (72 vjeç).

1962 - Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi (5 vota për - 4 kundër), se lutjet fetare në shkollat publike shkelin Amendamentit të Parë të Kushtetutës që përcakton ndarjen e kishës nga shteti.
.
1982 - Greqia heq rregullin e rruajtjes së  kokës të rekrutëve në ushtri.

1991 - Kroacia dhe Sllovenia shpallin pavarësinë e tyre nga Jugosllavia.

1993 - Kim Campbell zgjidhet në krye të Partisë Përparimtare Konservatore kanadeze dhe bëhet e para femër Kryeministre e Kanadasë.

Mendim i  ditës
"Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund një lufte është për ta humbur atë."
George Orwell (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 qershor?1565 - TURGUT REIS, KOMANDANT I FLOTËS OSMANE, VRITET GJATË RRETHIMIT TË MALTËS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 qershor?217 para erës së re - BETEJA E RAPHIAS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA (06.22.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?451 - BETEJA NË CHALONS: ATILA I HUNËVE NDESHET ME ROMAKËT (06.20.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?1269 - MBRELI LUIGJ IX I FRANCËS SHPALL LIGJIN E RI KUNDËR HEBRENJVE (06.20.2014)
SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS (06.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN IU VË FLAKËN ANIJEVE QË TË MOS BIEN NË DUART E PERSIANËVE (06.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]