VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS'

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?
1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS'

E Shtunë, 06.28.2014, 02:16pm (GMT+1)


1712 - Lindi në Zvicër Jean-Jacques Rousseau, i quajtur "Filozofi i Gjenevës", ishte dijetar dhe shkrimtar. Filozofia e tij politike ndikoi në Revolucionin Francez, si dhe në zhvillimin e mendimit politik, sociologjik, dhe arsimor bashkëkohor. Rousseau ishte gjithashtu kompozitor i suksesshëm; autor i 7 operave, si dhe muzikë zhanresh të tjera; ai dha ndihmesë në muzikë edhe si teoricien. Gjatë periudhës së Revolucionit Francez, Ruso, me idetë e tij, ishte filozofi më popullor mes anëtarëve të Klubit Jakobin. Shkrimet e tij autobiografike - përbëjnë fillimin e zhanrit të autobiografisë siç njihet sot. Rousseau u varros si një hero kombëtar në Panteonin në Paris, në vitin 1794, 16 vjet pas vdekjes.
"Personi i parë që rrethoi me gardh një copë tokë, pastaj u tha njerëzve se ishte e tija dhe ata e besuan, u bë themeluesi i vërtetë i shoqërisë civile. Nga sa shumë krime, luftëra, vrasje, mizori raca njerëzore do të kishte shpëtuar sikur një person të kishte dalë e ta rrëzonte gardhin, dhe t'u thoshte të tjerëve: "˜mos e besoni këtë mashtrues'. Ju jeni të humbur nëse harroni se frutat e dheut u përkasin të gjithëve dhe toka asnjërit! "
"Social Contract", Jean-Jacques Rousseau

1867 - Itali; lindi Luigi Pirandello, dramaturg, novelist, poet dhe mjeshtër i tregimit të shkurtër. Më 1934, irandello fiton Çmimin Nobel në Letërsi "për rigjallërimin e dramës". Veprat e Pirandello përfshijnë romane, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave në dialektin sicilian.  Pirandello cilësohet shpesh si pararendës i Teatrit të Absurd. "Çdo njeri, i cili është ngritur pak mbi nivelin e kafshëve dhe bimëve nuk jeton për hir të jetesës, pa ditur se si të jetojë; por jeton për t'i dhënë jetës kuptimin dhe vlerën e vet..... "

1859 - Zhvillohet parada e parë me qen të racave të ndryshme, në Newcastle-mbi-Tyne, Angli.

1894 - Dita e Punës shpallet festë zyrtare amerikane.

1914 - Franz Ferdinand, Arkidukë i Austrisë dhe gruaja e tij Sofia vriten në Sarajevë nga nacionalisti serb boshnjak Gavrilo Princip, duke u bërë shkaku  i Luftës së Parë Botërore. Po këtë ditë, më 1919 Traktati i Versajës nënshkruhet në Paris, duke i dhënë fund Luftës së Parë Botërore, me Gjermaninë si humbësen kryesore.

1921 - Mbreti Aleksandri i Serbisë shpall kushtetutën e re të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e njohur më pas si Kushtetuta e Vidovdanit.

1926 Krijohet firma Mercedes-Benz kur Gottlieb Daimler dhe Karl Benz bashkojnë dy kompanitë e tyre për prodhimin e automobilave.

1940 - Rumania i dorëzon Besarabinë (Moldavinë) Bashkimit Sovjetik.

1948 - Kominformi qarkullon "Rezolutën për situatën në Partinë Komuniste të Jugosllavisë"; Jugosllavia përjashtohet nga blloku komunist. Kjo ngjarje shkaktoi edhe kthesën e madhe në marrëdhëniet Tiranë - Beograd, si dhe spastrimin e parë të madh, pas luftës, në parti e qeveri në Shqipëri.

1989 - Në 600 vjetorin e Betejës së Fushë Kosovës, presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviçi mban fjalimin e Gazimestanit, në vendin e betejës historike. Po këtë ditë, më 2001, Millosheviçi, i arrestuar nga qeveria e Serbisë,  dërgohet duarlidhur në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime lufte.

Mendim i ditës
"Gjithkush dëshiron të jetojë në kurriz të shtetit. Ata harrojnë se shteti jeton në kurriz të të gjithëve."
Frederic Bastiat (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 qershor?1358 - THEMELOHET REPUBLIKA E DUBROVNIKUT (06.27.2014)
'HOTEL EVROPA' - SHFAQJA QË DO TA NDIHMOJË BOSNJËN DREJT BE-së (06.27.2014)
BOSNJA DHE 100 VJETORI I FRANC FERDINANDIT (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI (06.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 qershor?1565 - TURGUT REIS, KOMANDANT I FLOTËS OSMANE, VRITET GJATË RRETHIMIT TË MALTËS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 qershor?217 para erës së re - BETEJA E RAPHIAS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA (06.22.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?451 - BETEJA NË CHALONS: ATILA I HUNËVE NDESHET ME ROMAKËT (06.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]