VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 03:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?
363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID

E Premte, 06.27.2014, 07:13am (GMT+1)



363 - Perandori romak Julian vritet gjatë tërheqjes nga perandoria Sassanid. Gjeneral Jovian shpallet perandor nga trupat në fushën e betejës. Ai bëri paqe me persët dhe rivendosi krishtërimin si kishë shtetërore. Mbretërimi i tij zgjati vetëm 8 muaj. Jovian kishte lindur në vitin 331 në Singidunum (sot Beograd, Serbi). Ati i tij, Varronianus, kishte qenë komandanti i truprojes perandorake  të Konstandinit të dytë (djali i Konstandinit të madh)

1409 - Ndarje Perëndimore: Kisha Katolike Romake ndahet më dysh kur Petros Philargos bëhet Papë Alexander V nga këshilli i Pizës, paralel me Papën Gregori XII në Romë dhe Papën Benedikt XII në Avignon. Ndarja papale ndodhi brenda Kishës Katolike (1378-1418), kur disa njerëz njëherësh pretendonin se ishin Papa i vërtetë. Nxitur nga politika dhe jo nga ndonjë mosmarrëveshje teologjike, kjo përçarje u mbyll nga Sinodi i Konstancës (1414-1418). Ndarja perëndimore ndonjëherë është quajtur ndarja e madhe, edhe pse ky term është përdorur për ndarjen Lindje-Perëndim të vitit 1054.

1541 Spanjolli Francisko Pizarro, eksploruesi dhe pushtuesi i Perusë, vritet në Lima nga djali i ish-shokut të tij dhe më vonë kundërshtar, Diego Almagro. Almagro i riu u kap dhe u ekzekutua më vonë. Pas vdekjes së Pizarros, familja e tij ndërtoi një pallat përkujtimor në Trujillo, por shumë peruvianë sot e shohin Pizarron si përgjegjës për rrënimin e kulturës gjuhës dhe fesë indigjene inkanse.

1718 - Princi Aleksei Petrovich i Rusisë, biri i Pjetrit të Madh, vdes në mënyrë misterioze, dy ditë pasi senati e kishte dënuar me vdekje për komplot kundër atit të tij.
.
1870 - SHBA; Dita e Krishtlindjeve shpallet festë federale.

1945 - Përfaqësues të 50 vendeve u mblodhën në San Francisko të Kalifornisë për nënshkrimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Organizata e re zevendësonte Lidhjen e Kombeve, e cila kishte dështuar të plotësonte premtimin a qëllimin për të cilën u krijua në fund të Luftës së parë Botërore; të parandalonte rendin e ri botëror të Hitlerit, dhe doktrinën militariste japoneze të Azisë për aziatikët; fundin e të cilave solli Lufta e dytë.

1948 - Aleatët perëndimorë të fillojnë një transport ajror në Berlin, pasi Bashkimi Sovjetik vendosi bllokadën ndaj Berlinit Perëndimor.

1953 - Lavrentiy Beria, kreu i policisë sekrete sovjetike, arrestohet nga Nikita Hrushovi dhe anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Beria ishte shefi më kohë-gjatë dhe më me ndikim i shefave të policisë sekrete të Stalinit, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëbesimi i Berias në pozitën e tij pas vdekjes së Stalinit e bëri atë t'i nënvlerësonte anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Gjatë grushtit të shtetit të drejtuar nga Nikita Hrushovi, Beria u arrestua gjatë mbledhjes së Byrosë Politike dhe u akuzua për tradhëti të lartë - pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në bodrumin e Lubyankas (zyrat  e policisë sekrete) dhe u ekzekutua.

1963 - Presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e tij "Ich bin ein Berliner", duke theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjermaninë Perëndimore, ndërsa Gjermania Lindore e mbështetur nga sovjetikët kishte ngritur murin e Berlinit.

1991 - Luftë 10-ditëshe: Ushtria popullore jugosllave fillon luftën në Slloveni; vetëm dy ditë më parë Slovenia kishte shpallur pavarësinë. Palët luftuese ishin forcat e mbrojtjes terrioriale sllovene dhe ushtria popullore jugosllave. Lufta zgjati nderi në 7 korrik 1991, kur u nënshkrua marrëveshja e Brionit.

2000 - Presidenti Klinton shpall përfundimin e fazës së parë të plotësimit të informatave gjenetike të njeriut; quhet ndryshe gjenomi që shprehet në formën e helikës së dyfishtë ose ADN. Studimet krahasuese të gjenomit mes gjitarëve sugjerojnë se nga evoluimi njeriu ka ruajtur vetëm rreth 5 %  të gjenomit njerëzor që prej ndarjes nga linja e përbashkët e gjitarëve rreth 200 milionë vjet më parë. Njeriu ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të gjeneve të nuhatjes dhe ndjesisë gjatë evolucionit, gjë që shpjegon ndjesinë dhe nuhatjen e dobët të njeriut krahasuar me shumicën e gjitarëve të tjerë - disa prej këtyre shqisave njeriu i humbi ndërsa evoluoi të parit me ngjyra, aftësi që shumë kafshë të tjera gjitare nuk e kanë.

Mendim i ditës
"Librat janë për njerëzit që urojnë të ishin diku tjetër."
Mark Twain (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI (06.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 qershor?1565 - TURGUT REIS, KOMANDANT I FLOTËS OSMANE, VRITET GJATË RRETHIMIT TË MALTËS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 qershor?217 para erës së re - BETEJA E RAPHIAS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA (06.22.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?451 - BETEJA NË CHALONS: ATILA I HUNËVE NDESHET ME ROMAKËT (06.20.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?1269 - MBRELI LUIGJ IX I FRANCËS SHPALL LIGJIN E RI KUNDËR HEBRENJVE (06.20.2014)
SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS (06.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II (06.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]