VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BOSNJA DHE 100 VJETORI I FRANC FERDINANDIT

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BOSNJA DHE 100 VJETORI I FRANC FERDINANDIT

E Premte, 06.27.2014, 04:03pm (GMT+1)



Sarajeva po shënon 100 vjetorin e vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinand më 28 qershor 1914.  Vrasja e tij çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Edhe pas 100 vjetësh, vdekja e tij ende ndan boshnjakët, duke përfshirë edhe nxënësit e shkollave.

I ndodhur përgjatë lumit Miljaka, Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës ka një histori të pasur dhe të trazuar. Sot, rrugët janë të qeta me pak shenja të asaj që ndodhi 100 vjet më parë.
 
Një pllakë përkujtimore dhe një muze tani shënojnë vendin ku u vranë trashëgimtari i fronit austro-hungarez, Arkiduka Franc Ferdinand, dhe gruaja e tij Sophie.
 
Kjo shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe tani mësohet gjerësisht në shkolla në mbarë botën. Por në klasat vetëm disa qindra metra larg, fëmijët mësojnë pak për këtë ngjarje të madhe historike.
 
Mësuesit e Sarajevës janë të detyruar të përmendin vrasjen në vetëm një mësim gjatë gjithë karrierës shkollore të fëmijëve. Mësimi zgjat 45 minuta. Vrasja përshkruhet me vetëm disa fjali në librin e historisë për fërmijët.
 
"Një nacionalist i ri serb Gavrilo Princip tërhoqi këmbëzën më 28 qershor 1914, duke vrarë Ferdinandin dhe gruan e tij. Ai i përkiste një organizate të njohur si "Mlada Bosna" (Bosnja e Re)".
 
"Në një nga librat tanë shkollore të historisë thuhet se Gavrilo Principi dhe "Mlada Bosna" ishin një organizatë e fshehtë terroriste. Dhe në librin tjetër shkollor,  për vitin e katërt të shkollës së mesme, organizata "Mlada Bosna" madje nuk përmendet fare", thotë Sanela Çesko, mësuese e historisë në një shkollë të mesme në qendër të Sarajevës.
 
Disa fëmijë kanë mësuar mbi vrasjen e Sarajevës nga prindërit e tyre ose nga interneti. Shumë të tjerë kalojnë pranë pllakës përkujtimore pa ditur se çfarë ka ndodhur aty dhe pa e ditur rëndësinë historike të vrasjes së Arkidukës.
 
"Ai (Gavrilo Princip) ishte anëtar i një organizate të quajtur "Mlada Bosna", ideologjia e së cilës ishte krijimi i "Serbisë së Madhe". Pra, ai nuk e ka vrarë Franc Ferdinandin për të çliruar Bosnjen nga pushtuesit, por për ta bërë atë pjesë të Mbretërisë së Serbisë", thotë Ermin Lazoviç, nxënës 15 vjeçar i historisë.

Vetëm 24 kilometra në lindje të Sarajevës, fëmijët në komunitetin kryesisht serb të Pales, mësojnë një gjë krejtësisht të ndryshme mbi këtë ngjarje historike.
 
Në librat e historisë serbe, Gavril Principi përshkruhet si një hero, një çlirimtar i popullit serb, i cili luftoi për bashkimin e Bosnjës me Serbinë.
 
Ngjarjet janë përshkruar në më shumë se 20 faqe dhe fëmijët serbë janë të informuar mirë për Gavrilo Principin dhe organizatën e tij "Mlada Bosna".
 
"Mlada Bosna" ishte një organizatë e cila rekrutonte njerëz për të luftuar për bashkimin e Bosnjës me Serbinë. Perandoria Austro-Hungareze e cila në atë kohë kontrollonte Bosnjen, ishte kundër këtij qëllimi.
 
14 vjeçari Momir Bratiç ngre dorën e tij sa herë që mësuesi i tij i historisë në Pale bënë pyetje në lidhje me Gavrilo Principin.
 
''Gavrilo Principi ishte anëtar i organizatës Mlada Bosna. Ai vrau trashëgimtarin e fronit Franc Ferdinandin në Sarajevë. Për mua ky ishte një akt heroik, që në fakt çoi në çlirimin e popullit serb,'' thotë Bratiç në klasë.
 
Roli i Gavrilo Principit dhe bashkëpunëtorëve të tij mësohet nga fëmijët në të gjitha klasat e shkollave të mesme.
 
"Këta njerëz përshkruhen si luftëtarë të lirisë kombëtare, dhe nga ky këndvështrim, ata mund të quhen heronj. Ata ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën e tyre për liri dhe për çlirimin nga qeveria Austro-Hungareze. Ata luftuan për çlirimin e të gjithë njerëzve dhe për bashkimin me të gjitha vendet e tjera të lira, sidomos me Serbinë dhe Malin e Zi", thotë mësuesi i historisë Jovan Medoseviç.
 
Ndarjet mbi këtë vrasje në Sarajevë janë aq të thella sa që edhe historianët e Bosnjës nuk pajtohen në lidhje me qëllimin e këtij akti.
 
Nacionalizmi dhe mungesa e toleranca fetare janë të pranishëm në këtë qytet dhe disa politikanë i shfrytëzojnë ndarjet në fushtatat e tyre politike.
 
"Sot ka shumë pak mendim racional, shumë pak urtësi dhe shumë politikë lidhur me këtë çështje. Tensionet kombëtare dhe fetare janë të larta. Çdo gjë sot po keqpërdoret dhe abuzohet vetëm për hir të politikës", thotë profesori Slobodan Soja.
 
Më 28 qershor të këtij viti në Sarajevë do të ketë dy ceremoni të ndara për nder të 100 vjetorit të vrasjes së Franc Ferdinandit, një për popullsinë me shumicë myslimane dhe një tjetër për serbët e Bosnjës në lindje të qytetit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI (06.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 qershor?1565 - TURGUT REIS, KOMANDANT I FLOTËS OSMANE, VRITET GJATË RRETHIMIT TË MALTËS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 qershor?217 para erës së re - BETEJA E RAPHIAS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 qershor?533 - NJË FLOTË BIZANTINE NËN GJENERALIN ILIR BELISARIUS NISET NGA KOSTANDINOPOJA (06.22.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?451 - BETEJA NË CHALONS: ATILA I HUNËVE NDESHET ME ROMAKËT (06.20.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?1269 - MBRELI LUIGJ IX I FRANCËS SHPALL LIGJIN E RI KUNDËR HEBRENJVE (06.20.2014)
SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS (06.19.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS (06.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]