VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ZBULIME TË REJA PËR PLUHURIN E HËNËS

E Shtunë, 06.28.2014, 08:04pm (GMT+1)



Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtu LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të hënës.

LADEE ka përshkuar orbitën e hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore Ames të Nasës.

"Rreth hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm".

LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dioksidi karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore.
Misioni solli disa të reja. Sonda provoi një sistem komunikimi dypalësh, duke përdorur rreze lazer, në vend të valëve radiofonike. Po ashtu projekti i sondës i përngjante një autobusi hapësinor me shumë përdorime.


"Është i përshtatshëm për ambjentin në çdo pikë mes orbitës së Tokës, dhe asaj të Marsit. Nëse është e nevojshme mund të projektohet në mënyrë të tillë, që të mund të ulet në hënë".

Mes momenteve më të vështira për komandën e misionit në Kaliforni ishte një eklips i hënës në ditët e fundit të LADEE-së, që i la panelet diellore në errësirë. Për katër orë sondës iu desh të mbështetej tek bateritë e saj që të mos ngrinte.

"Ne e përgatitëm anijen para eklipsit, duke fikur instrumentat shkencorë për të kursyer energjinë. Ne i programuam ngrohësit që të punonin me interval dhe e lejuam që të fluturonte përmes eklipsit".

Por LADEE nuk kishte nevojë për më shumë energji. Sonda ishte programuar për vetëshkatërrim në pjesën më të largët të hënës, larg nga vendet historike ku janë ulur astronautët. Ajo vazhdoi të dërgonte të dhëna në ditët e saj të fundit, ndërsa fluturonte vetëm dy kilometra mbi sipërfaqen e hënës, ndërsa shkonte drejt shkatërrimit të planifikuar.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QENDRA QË PËRKUJDESET PËR ZOGJTË E RRALLË (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 28 qershor?1712 - LINDI NË ZVICËR JEAN-JEACQUES ROUSSEAU, I QUAJTUR 'FILOZOFI I GJENEVËS' (06.28.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 qershor?1358 - THEMELOHET REPUBLIKA E DUBROVNIKUT (06.27.2014)
'HOTEL EVROPA' - SHFAQJA QË DO TA NDIHMOJË BOSNJËN DREJT BE-së (06.27.2014)
BOSNJA DHE 100 VJETORI I FRANC FERDINANDIT (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN VRITET GJATË TËRHEQJES NGA PERANDORIA SASSANID (06.27.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 qershor?1678 - ELENA PISKOPIA BËHET GRUAJA E PARË NË BOTË ME DOKTORATURË NË FILOZOFI (06.26.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 qershor?109 - PERANDORI ROMAK TRAJAN PËRURON AQUA TRAIANA (06.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 qershor?1565 - TURGUT REIS, KOMANDANT I FLOTËS OSMANE, VRITET GJATË RRETHIMIT TË MALTËS (06.23.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 qershor?217 para erës së re - BETEJA E RAPHIAS (06.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]