E Mërkurë, 01.22.2020, 12:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
10 SHOQËRITË SEKRETE TË CILAT NUK E KEMI DITUR SE EKZISTOJNË

E Djelë, 02.15.2015, 11:27am (GMT+1)


Duke iu falënderuar Dan Brown-it dhe librave të tij misteriozë, shumica prej nesh tashmë dimë për shoqëri si ‘The Illuminati’, ‘Opus Dei’ dhe ‘The FreeMasons Secret Society’ e megjithatë jo të gjitha shoqëritë sekrete kanë arritur kaq shumë ekspozim publik. Shumë shoqëri sekrete si të vjetra ashtu edhe të reja ende janë të fshehura nën mantelet e anonimitetit.

 “The Bald Knobbers”

Kjo shoqëri sekrete është formuar me ‘synime të mira’ për të vepruar si një organizatë mbikëqyrëse në kohët e thyerjes shoqërore, por qëllimet e mira rrallëherë shpaguhen kur metoda e përdorur është dhuna dhe gjaku. Pas Luftës Civile, Nathaniel N. Kinney bashkë me 12 liderët e rrethinës së Misurit formuan shoqërinë sekrete të quajtur ‘The Bald Knobbers’ (Xhuxhat Tullac).

‘Society Of The Horseman’s Word’


Një nga shoqëritë më sekrete të Skocisë, “The Society of the Horseman’s Word” (“Shoqëria e Fjalës së Kalorësit”), në fillim mendohej të jetë një shoqëri me farkëtarë dhe fermerë, të cilët përdornin magjinë për të fituar fuqi mbi kuajt e tyre. Shumë libra dhe hulumtime të mëvonshme sugjeruan që shoqëria në fakt ishte e përbërë nga kalorës të shkathët, të cilët i kalonin nga njëri te tjetri, sekretet e tyre tregtare, njohuritë bimore dhe njohuritë për trajnimin e kuajve.

‘Cicada 3301’

Askush nuk e di se çka është në të vërtetë ‘Cicada 3301’ përveç faktit që për të fituar qasje në këtë organizatë, kërkohet nga njerëzit e mençur në mbarë botën që të thyejnë një numër kompleks të kodeve dhe gjëegjëzave komplekse, që janë të fshehura jo vetëm në mesazhe ne internet, por edhe fizikisht në lokacione të ndryshme në botë.

“Skull & Bones”, Universiteti ‘Yale’

Për ata që mendojnë se shoqëritë sekrete nuk kanë shumë rëndësi, do të duhej vetëm të shihnin shoqërinë sekrete të Universitetit ‘Yale’ që quhet “Skull and Bones”, (“Kafkë dhe eshtra”) për të ndryshuar mendimin e tyre. Kjo shoqëri tubon elitat. Shumica e ish-anëtarëve të saj kanë shkuar për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë ose janë bërë udhëheqës të institucioneve më të larta ekonomike e financiare më vonë në jetë.

“NoZe”, Universiteti ‘Baylor’

Vëllazëria ‘NoZe’ u formua si inspirim nga një shaka që hunda e një studenti në vitin e parë është aq e madhe sa mund të formoni një shoqëri në të. Ish-studentët e Universitetit thonë që 90% të liberalëve të kampusit ishin anëtarë të kësaj shoqërie. Synimi i vetëm i shoqërisë ishte torturimi i administratës së universitetit me shaka dhe blasfemi.

“Seven Society”

Shoqëria ‘Seven Society” e Universitetit të Virxhinias, tani e famshme për ngjarjet e bamirësisë, ishte dikur një nga më sekretet. Asnjë anëtar nuk dihet dhe asgjë nuk dihet për të derisa ai anëtar vdes. Kur ai vdes shoqëria e njeh atë nëpërmjet disa luleve të zeza në formë të numrit 7 që vendosen mbi varrin e tij.

'Arioi'

Shoqëria sekrete e Tahitit, ‘Arioi’, ishte një shoqëri sekrete që zgjidhte vetëm anëtarët më të bukur dhe më të arrirë. Anëtarët e shoqërisë vlerësonin besimin qendror të lirisë seksuale, religjionit, artit dhe pantomimës. Anëtaret e kësaj shoqërie betoheshin për të mbetur pa fëmijë tërë jetën.

“The Calves Head Club”

Një nga ritualet më të tmerrshme të inicimit i takonin kësaj shoqërie angleze, e cila u formua në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Anëtarët takoheshin në mënyrë sekrete natën dhe festonin ekzekutimin e Mbretit Charles I, duke ia hequr kokën një gjedhi simbolikisht. Të gjithëve u jepeshin kafka të gjedhëve për të pirë pije nga to duke kënduar himne.

“Order Of The Bull’s Blood”

Kjo shoqëri sekrete në fillim u krijua nga një grup prej pesë miqve më 1834 e edhe sot mbeten pa përgjigje pyetjet për ekzistencën e saj. Kjo shoqëri është shoqëria më e vjetër në Universitetin ‘Rutgers’ që edhe sot mund të jetë aktive. Si vërtetim i aleancës dhe si inicim, anëtarët duhej të merrnin pjesë në sherre jo të vogla, si vjedhja në Universitetin ‘Princeton’.

“The L’ux”

Shoqëria më interesante sekrete është ajo që njihet me emrin “The L’ux”, një shoqëri sekrete klandestine që funksionon në rrjete nëntokësore në Paris. Në gusht 2004, policia zbuloi një kinema të ndërtuar në mënyrë ilegale 18 metra nën rrugët e Parisit. Kjo shoqëri shpesh ka hyrë në muze dhe ka dhënë shfaqje pa leje brenda pasazheve pariziene.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I GJITHË UNIVERSI I BINDET DASHURISË - 10 LETRAT MË ANTOLOGJIKE TË DASHURISË (02.15.2015)
DREZDEN 1945 - LUFTË TOTALE NË LUFTË (02.14.2015)
DIMRI NË 'PARAJSËN E BARDHË' - PAMUKKALE TË TURQISË (02.12.2015)
MINSK - VENDI KU DISKUTOHET FATI I UKRAINËS (02.11.2015)
JALTA - KONFERENCA QË PËRVIJOI EVROPËN - Fotogaleri (02.05.2015)
LETER E HAPUR NGA BOSTONI ME PERMBAJTJE SHUME KRITIKUESE PRESIDENTIT RUS VLADIMIR PUTIN (02.01.2015)
EKSPOZITA 'RRUGA DREJT RIBASHKIMIT TË GJERMANISË' (01.30.2015)
ROMANCË DHE IDEALIZËM - PSE GRATË PERËNDIMORE I BASHKOHEN SHTETIT ISLAMIK? (01.29.2015)
KANADEZI QË LUFTON KUNDËR IS-it KTHET NË SHTËPI (01.29.2015)
GOTHAMI NGA LART - QYTETI I NJU JORKUT SIÇ NUK E KENI PARË KURRË (01.26.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]