VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan
E Djelë, 04.18.2010, 06:28pm (GMT+1)

 

 

Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway ka thënë: "E gjithë letërsia amerikane moderne e ka burimin tek libri i Mark Twainit "Huckleberry Finn". Vizitorët nga e gjithë bota vijnë në qytetin e vogël Hannibal në brigjet e lumit Mississippi në shtetin e Misurit, për të parë qytetin e Mark Twainit. Në këtë qytet gjenden shumë nga vendet që Twain i bëri të famshme në librat e tij "Aventurat e Tom Sawyerit dhe Hucleberry Finn-it". Këtë vit mbushen 100 vjet nga vdekja e Mark Twainit dhe është njëkohësisht 125 vjetori i librit "Hucleberry Finn". Qyteti i Hanibalit po i feston të dy këta përvjetorë:

Ai nuk lindi këtu dhe as nuk qëndroi këtu gjatë. Dikur shkrimtari i madh pati thënë "Unë isha qytetar i tij, po isha tepër i ri në atë kohë për t'i shkaktuar lëndime". Por në të gjitha vendet ku ai jetoi, të cilat i vizitoi, apo për të cilat ai shkroi, Hanibali i Misurit pati një vend të veçantë tek Mark Twaini.

"Pasi ai u largua nga Hanibali, unë mendoj që Hanibali nuk e bratisi më kurrë atë", thotë Henry Sweets. Ai punon në Shtëpinë Muze të viteve fëmijërisë të Mark Twainit në Hanibali.

"Mendoj që ekspozimi që ai pati ndaj gjithshkaje, që nga shkolla ku mësonte, kisha ku shkonte e deri tek skllavëria, shumë nga këto eksperienca të fëmijërisë së Twainit pasuruan shkrimet e tij të mëvonshme".

Vendet të cilat Mark Twain i bëri të pavdekshme në librat "Aventurat e Huckleberry Finnit" dhe "Aventurat e Tom Sawyerit" ruhen nga muzeumi.

Shtëpia ku ai pati jetuar tërheq turistë nga e gjithë bota, ashtu sikurse gardhi i lyer me gëlqere të bardhë, që personazhi i tij, Tom Sawyeri, e leu me përtesë.

"Gjatë gjithë vitit, vijnë njerëz nga 70 deri 80 vende të ndryshme, të cilët nënshkruajnë në librin e përshtypjeve", thotë zoti Sweets.

Henry Sweets thotë se vitin e kaluar Hanibalin e vizituan rreth 300 mijë njerëz dhe rreth 20 për qind e tyre vizituan muzeun e Mark Twainit.

Numri i vizitorëve ka rënë, krahasuar me vitin e kaluar dhe shumë prej janë nga Mizuri dhe nga shtetet fqinje, se sa nga vende të huaja.

Drejtoresha e muzeut, Cindy Lovell, ia atribuon këtë recesionit global.

"Ekonomia nga turizmi jo vetëm që ndikon tek muzeu, por ndikon tek të gjithë, që nga hotelet, restorantet, dyqanet; të gjitha këto varen nga vizitorët që vijnë për të pare shtëpinë muze të Mark Twainit".

Zonja Lovell thotë se në kushtet kur numri i turistëve është pakësuar, muzeu ka më pak fonde për të shpenzuar për riparimin e ndërtesave, si psh Farmacia Grant, që përmendet tek disa nga historitë e Mark Twainit.

"Kjo ndërtesë është përfshirë në listën e objekteve kulturore më të rrezikuara të Misurit dhe është tepër e rëndësishme që ne ta ruajmë atë; por për këtë na duhen fonde".

Muzeu shpreson të sigurojë 10 milionë dollarë deri në fund të vitit 2010 për mirëmbajtjen e ndërtesave, të cilat ishin të rëndësishme për Mark Twainin. Drejtoresha e muzeut i bën thirrje për këtë publikut të gjerë.

"Ne po përpiqemi t'u drejtohemi një milionë admiruesve të Mark Twainit nga e gjithë bota dhe po i kërkojmë secilit prej tyre të dhurojnë vetëm nga 10 dollarë".

Cindy Lovell pohon se fondi i Mark Twainit po ndjek filozofinë e fushatës së donacioneve gjatë fushatës presidenciale të Presidentit Barak Obama, duke iu drejtuar një numri të madh njerëzish për donacione të vogla.

"Ngjan tamam me fushatën e Barak Obamës, dhe natyrisht, që unë po nisem nga suksesi që ai pati. Unë isha një prej këtyre donatorëve të vegjël".

Gjatë gjithë vitit 2010, Hanibali po feston 175 vjetorin e ditëlindjes së Mark Twainit, përvjetorin e botimit të romanit "Hucleberry Finn-it" dhe përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Edukata fetare në Kosovë (04.17.2010)
Një bilanc mesatar - Papa në dialog me myslimanizmin dhe hebraizmin (04.15.2010)
"Për një shtet të fortë me vlera kombëtare" - Portret i presidentit të vdekur polak Lech Kaczynski (04.11.2010)
Në Kosovë shënohet sot dyvjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës (04.09.2010)
Craig Venter dhe zbërthimi i gjenomit njerëzor 10 vjet më parë (04.08.2010)
Topat e Çeçenisë, rrënjët e një lufte "asimetrike"/Kaukazi po ndizet flakë (04.05.2010)
IU SHËRBEU TETË PRESIDENTËVE, NGA TRUMANI TEK REGANI (04.03.2010)
Drogë në vend të qepëve (04.01.2010)
Helmut Kohl - Kancelari i ribashkimit shfaqet rrallë në publik (03.30.2010)
Spiun i shërbimeve sekrete në Bundestag (03.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]