VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EVA BRAUN - GJYSMA TJETËR E QIELLIT TË ZI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
EVA BRAUN - GJYSMA TJETËR E QIELLIT TË ZI
E Mërkurë, 04.28.2010, 03:09pm (GMT+1)

Voal-online -Ajo do të jetë përbri një gjeniu të së keqes, përbri njeriut që ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër është simbol dhe mishërimi i të keqes. Eva Braun lindi në Simbach më 6 shkurt 1912, është një vajzë e thjeshtë, e cila vjen nga një familje e thjeshtë. Është bija e dytë e Fritz Braun, një mësuesi të respektuar të Mynihut, dhe e Franziska-s. Fritz Braun ishte një dijetar, një antialkoolist dhe protestant jo-praktikues. Franziska, rritur si katolike e devotshme, është e gjallë, e shoqërueshme dhe atletike.

Prej moshës së hershme, tri vajzat e Z. dhe Znj Braun muarën mësime muzike, art dhe valleje. Baba Fritz shpreson që Eva të bëhet artiste dhe nëna Franziska i dëshiron asaj një të ardhme si rrobaqepëse. Ajo, e padurueshme ndaj disiplinës që prindërit kërkojnë të imponojnë, mendon vetëm për kozmetikë, dietë, rroba dhe djem. Më 1928, në një përpjekje për të imponuar një edukim të rreptë, prindërit e Evës e regjistrojnë në një institut katolik femrash. Përpjekje e dështuar: Eva u largua nga manastiri në vjeshtë, duke iu rrëfyer një shoku: "Nuk është jetë për mua."

Kthyer në shtëpi, Eva merr vesh se motra e saj më e madhe, Ilse, punon për një mjek me emrin Marx. Duke parë tek puna mundësinë të marrë pavarësinë ekonomike nga prindërit, Eva gjen një punë duke iu përgjigjur reklamës së varur në derën e dyqanit të vogël të fotografit Heinrich Hoffmann. Hoffmann punon shumë për një parti politike që shpejt fiton rëndësi: Partia Nacional Socialiste. Dritaret e dyqanit të tij janë plot me fotografi të udhëheqësit krenar të partisë, një austriak, dyzet vjeç: Adolf Hitlerit. Hofman, duke ndjerë rritjen e popullaritetit të Partisë Naziste, dëshiron ta përfshijë atje edhe klienten e tij. Ai e di se Hitleri ka një pasion për vajzat e reja dhe të bukura. Kështu e thërret në dyqanin e tij dhe ia prezanton Evën. Ajo nuk është aspak e interesuar në politikë, dhe nuk e njeh atë.

Midis Eva Braun dhe Adolf Hitler lind një raport. Eva ia mban sekret familjes, që është armiqësore ndaj yllit të politikës gjermane në lindje. Babai, në fakt, mendon se Hitleri është një ekstremist, dhe e konsideron atë një budalla. Motra Ilse ende punon për Dr Marx, një çifut, dhe urren Hitlerin për retorikën e fortë e tij anti-semite.

Eva Braun tashmë mendon ta kalojë pjesën tjetër të jetës me Hitlerin, por vëmendja që ajo ka për të është vetëm e përkohshme: kur partia rrit fuqinë e saj, ai fillon ta lërë pas dore. Eva ndihet i braktisur, dhe tundohet të bëjë vetëvrasje, duke përdorur një armë të babait të saj. Shpëton falë papërvojës: plumbi e godet në qafë. Motra Ilse e gjen në një pellg gjaku, por me ndërgjegje. Eva kërkon Dr Marx, dhe i thotë atij se ai ishte një aksident.

Disa muaj pas përpjekjes për vetëvrasje, vjen takimi në mes të bashkëshortëve Braun dhe të dashurit të vajzës së tyre. Ndërsa udhëtojnë nëpër zonat fshatare gjermane, Fritz dhe Franziska ndalen për drekë në fshatin Lambach. Pak kohë më pas, një makinë e Partisë Naziste ndaloi në të njëjtin vend: nga makina zbriti Hitleri dhe, bashkë me të, vajza e tyre njëzet vjeçe.

Fritz Braun, i cili më vonë do të dijë të përfitojë nga raporti të vajzës me Fuhrerin, tani për tani është rob i parimeve morale. Adolf Hitlerit i ka shkruajtur më 1935: "Familja ime po kalon një periudhë të dhembshme për shkak se dy vajzat e mia, Eva dhe Gretel, e kanë lënë shtëpinë tonë për të jetuar në një apartament që ju keni vënë në dispozicion të tyre. Unë si kreu i familjes, jam gjetur përballë një fakti të kryer. Si njeri i modës së vjetër kërkoj respektimin e familjes. Fëmijët nuk duhet të largohen nga shtëpia dhe nga kujdesi i prindërve para martesës. " Fritz ia beson letrën fotografit Hoffmann, i cili, natyrisht, ia dorëzon Evës, çka e shkatërron atë.

 

Eva vazhdon të ndjehet e lënë pas dore, e braktisur. Më 28 maj 1935 shkruan në ditarin e saj: "Zot më ndihmon, duhet të bisedoj me atë sot. Nesër është tepër vonë. Kam vendosur të marr 35 pilula: kësaj here unë duhet të jem e sigurtë se do të vdes. Nëse vetëm i thoshte ndokujt të më telefonojë... Zbaton planin e saj, por edhe një herë e gjen motra, dhe edhe kjo përpjekje dështon.

 

Pas dytë tentativave të Evës për vetëvrasje, Hitleri vendosi ta transferojë në Berghof,

në rezidencën e tij në Obersalzburg. Ua prezanton anëtarëve të partisë dhe madje edhe sekretares së tij private. Për Evën fillon një jetë e re: janë 12 të punësuar nën urdhërat e saj, blen rroba të shtrenjta dhe aksesorë, një peliçe dhelpëre të argjenduar, një aparat të sofistikuar fotografik dhe i praktikon të gjitha sportet e mundshme. Hitleri ia vuri në dispozicion një Mercedes me shofer dhe shumë para që ajo të bënte blerjet e saj. Ajo kalon kohën duke u nxirë në diell, duke bërë gjimnastikë dhe duke shikuar filma amerikanë të ndaluar. Ndërtoi në bodrum një sallë boulingu, bleu parfumet më të mira të kozmetikës, arrin të ndërrojë veshje çdo orë, çdo ditë dhe shkon tek floktari.

Ndërkohë, Hitleri vazhdon për të kërkuar për raportet e tjera. Synon të afrojë gra intelektuale dhe të sofistikuara: saktësisht e kundërta e Eva Braunit.

 

Kur Britania dhe Franca i deklaruan luftë Gjermanisë, Eva është e gëzuar: me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore Fuhrer nuk do të ketë kohë për gratë e tjera. Disa vitet e ardhshme do të jenë më të lumturit e jetës së saj. Megjithatë, ndikimi i saj mbi Hitlerin vazhdon të jetë asgjë: kur manastiri ku ka studiuar si një vajzë e re u konfiskua nga nazistët për të bërë një kamp trajnimi, murgeshat iu lutën Evës për t'i ndihmuar. Por Eva e di se ajo nuk mund të arrijë asnjë lëshim, prandaj nuk i kërkon fare Hitlerit që të ndërhyjë.

 

Më 1942 fati i Gjermanisë në luftë filloi të ndryshojë. Eva nuk mund të mos jetë e mërzitur. Një vit më pas, Eva Braun tridhjetëvjeçare shprehu zemërimin e saj për faktin se, për shkak të luftës, së shpejti Gjermania nuk do të ketë në dispozicion takëme kozmetike dhe produkte për kujdesin ndaj flokëve.

 

Në qershor 1944, kur aleatët zbarkuan në brigjet e Normandisë, motra e Evës, Gretel, martohet me një oficer SS: është dasma që Eva e kishte ëndërruar gjithmonë. Një muaj më vonë, një grup oficerësh të ushtrisë bën një komplot për vrasjen e Hitlerit. Fuhrer i shpëtoi sulmit, por u plagos rëndë dhe ditën tjetër ai i shkroi Evës: "E dashura ime, unë jam mjaft mirë, mos u shqetësoni për mua. Ndoshta jam pak i lodhur. Unë shpresoj që të kthehem në shtëpi të pushoj në mes krahëve tuaj. Kam një nevojë të madhe, por angazhim im për popullin gjerman ia kalon gjithçkaje tjetër."

Përgjigja e Evës është e menjëhershme dhe pa rezerva: "I dashur, të ndjej pranë. Tani për tani më duket veta si e vdekur duke e ditur se jeni në rrezik. Kthehu sa më shpejt të jetë e mundur. Unë po çmendem. Moti këtu është i bukur. Gjithçka duket e qetë dhe unë jam kaq e hutuar. Ti e di unë do të vdes, nëse të ndodh diçka ty. Që prej takimit tonë të parë i kam premtuar vetes se do të vij me ty kudo, edhe në vdekje. unë jetoj vetëm për dashurinë tëne. Jotja, Eva. "

 

Kundrejt avancimit të forcave aleate në Gjermani, Hitleri vendosi të bëjë udhëtimin e tij të fundit nga Berghofi në kancelerinë e Rajhut në Berlin. Eva e pason atë me vullnetin e saj. Në mars 1945, trupat sovjetike hyjnë në Berlin. Hitleri dhe Eva Braun janë të fshehur në bunker nën kancelarinë e Rajhut. Hitleri i thoshte në një letër sekretares së tij: "Gjeneralët më tradhtuan. Populli gjerman nuk beson më në asgjë. Por, megjithatë, unë do të vazhdoj të luftoj për të. Nacionalsocializmi mori fund. Hebrenjtë janë përgjegjës" .

 

Pasi kishte urdhëruar ekzekutimin e disa gjoja tradhtarëve anti-nazistë, duke përfshirë edhe burri e Gretel, e cila është shtatzënë, Hitleri zbaton dëshirën më të madhe të Evës

në orët e hershme të 29 prillit, duke qëndruar përpara një nëpunësi të gjendjes civile për të plotësuar të gjitha formalitetet e martesës.

Në pasditen e 30 prill 1945, Adolf Hitlerit dhe gruaja e tij kryejnë vetëvrasje së bashku. Hitleri gëlltiti një kapsullë Cyanide dhe qëllon. Eva merr vetëm helm.

Një javë pas vetëvrasjes së Eva Braun, Gretel, motra e mbetur vejushë, sjell në jetë një vajzë. Ia vë emrin Eva./Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Timoshenko: Ukraina nuk është në shitje (II) (04.27.2010)
PËRLESHJE NË PARLAMENTIN UKRAINAS (04.27.2010)
Leman Mal'osmani: Jeta ime me Ismailin në vitet e mjerimitNga Fatmira Nikolli (04.24.2010)
Olimpiada e gjermanishtes - traditë e gjallë në Shqipëri (04.22.2010)
QINDRA MIJËRA PELEGRINË SHKOJNË NË TORINO TË SHOHIN PËLHURËN E QEFINIT TË JEZUIT (04.20.2010)
Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan (04.18.2010)
Edukata fetare në Kosovë (04.17.2010)
Një bilanc mesatar - Papa në dialog me myslimanizmin dhe hebraizmin (04.15.2010)
"Për një shtet të fortë me vlera kombëtare" - Portret i presidentit të vdekur polak Lech Kaczynski (04.11.2010)
Në Kosovë shënohet sot dyvjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës (04.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]