VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRLESHJE NË PARLAMENTIN UKRAINAS

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PËRLESHJE NË PARLAMENTIN UKRAINAS
E Martë, 04.27.2010, 02:45pm (GMT+1)

Kijev, 27 prill 2010.

Voal-online -Parlamentet e Ukrainës dhe Rusisë kanë miratuar marrëveshjen që i lejon marinës ushtarake ruse ta përdorë deri në vitin 2042 një bazë ushtarake në Krime. Marrëveshja ishte nënshkruar më 21 prill mes presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq, dhe homologut të tij rus, Dmitri Medvedev.

Votimi në Kiev u bë përkundër përleshjeve midis ligjvënësve të Ukrainës në sallën e Parlamentit dhe protestave të mijëra qytetarëve jashtë ndërtesës, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur.

 

Hedhin vezë për të protestuar kundër marrëveshjes me Moskën

Debati parlamentar ka filluar me kacafytje të mirëfilltë. Marrëveshja e arritur për lejimin e bazës detare ruse të Sebastopolit deri në vitin 2042 në shkëmbim të uljes së çmimeve me 30% ndaj furnizimeve me metan rus është kundërshtuar fuqishëm.

Sipas agjencisë Itar-Tass sapo presidentin i Rada-s, parlamentit ukrainas, Vladimir Litvin, ka shpallur hapjen e seancës, deputetët e opozitës kanë filluar të hedhin vezë, duke i detyruar deputetët të mbrohen me një tendë. Para parlamentit janë mbledhur që në mëngjesin e ditës së sotme mijëra mbështetës të opozitës kundër marrëveshjes së aritur më 21 prill në Kharkov, të Ukrainës.

Për më keq, disa demonstrues ia kanë arritur të hyjnë në ndërtesë dhe të hedhin gazra tymuese në sallën e parlamentit. Parlamenti ka filluar votimin e propozimit për ratifikimin e marrëveshjes, e cila u miratua me 236 vota, 10 më shumë se minimumi i nevojshëm. E njëjta gjë, por njëzëshëm, me 410 vota, është miratuar në Dumën ruse.

 

Habia e Putinit

Mbërritur dje në Kiev, kryeministri rus Vladimir Putin ka shprehur habinë për polemikat mbi marrëveshjen dhe ka kujtuar se edhe qeveria e mëparshme, udhëhequr nga Julia Timoshenko, nuk kishte pasur asnjë kundërshtim rreth mundësisë së zgjatjes së pranisë së flotës ruse. Kreu i qeverisë ruse e ka përcaktuar si të thartë çmimin që paguan Rusia për bazën e Sebastopolit, duke e vlerësuar uljen me 30% të furnizimeve me gaz: "me paratë e kursyera mund të hajë si Ianukovich, si kryeministri juaj," ka ironizuar ai. "Por për ne nuk është vetëm çështje parash, është edhe çështje bashkëpunimi me Ukrainën," ka përfunduar Putini.

(http://www.evropaelire.org) (http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Leman Mal'osmani: Jeta ime me Ismailin në vitet e mjerimitNga Fatmira Nikolli (04.24.2010)
Olimpiada e gjermanishtes - traditë e gjallë në Shqipëri (04.22.2010)
QINDRA MIJËRA PELEGRINË SHKOJNË NË TORINO TË SHOHIN PËLHURËN E QEFINIT TË JEZUIT (04.20.2010)
Vendlindja e Mark Tuenit kujton shkrimtarin e madh amerikan (04.18.2010)
Edukata fetare në Kosovë (04.17.2010)
Një bilanc mesatar - Papa në dialog me myslimanizmin dhe hebraizmin (04.15.2010)
"Për një shtet të fortë me vlera kombëtare" - Portret i presidentit të vdekur polak Lech Kaczynski (04.11.2010)
Në Kosovë shënohet sot dyvjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës (04.09.2010)
Craig Venter dhe zbërthimi i gjenomit njerëzor 10 vjet më parë (04.08.2010)
Topat e Çeçenisë, rrënjët e një lufte "asimetrike"/Kaukazi po ndizet flakë (04.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]