VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BASHKIMI EVROPIAN I VETËM APO ME TË TJERËT NË REFORMËN E TREGUT FINANCIAR?

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BASHKIMI EVROPIAN I VETËM APO ME TË TJERËT NË REFORMËN E TREGUT FINANCIAR?
E Mërkurë, 06.23.2010, 09:58am (GMT+1)

Pamje nga bursa e Frankfurtit

Në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës në fund të kësaj jave në Toronto të Kanadasë, BE do të prezantohet si iniciator i një reforme të tregut financiar. Por hapa të vërtetë përpara, BE nuk ka bërë

BE do kontroll më të fortë të tregut financiar

Thirrja e presidentit të Komisionit, Jose Manuel Barroso është bërë para një viti, por aktualitetin e saj ajo nuk e ka humbur:

"Tani ose kurrë! Në qoftë se ne tani, në një krizë të vërtetë nuk jemi në gjendje të reformojmë sektorin e financave ose mbikqyrjen e financave, kur mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë?"

Në kohën që ka kaluar që atëherë, shtetet anëtare, Komisioni dhe Parlamenti Evropian vërtet që kanë folur shumë, por kanë vendosur pak gjëra konkrete. Në mbrojtje të tyre megjithatë duhet thënë se kërkimi i kompromiseve në strukturën e komplikuar të institucioneve evropiane është gjithmonë i vështirë.

Një pjesë e madhe e iniciativave vjen nga Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier, i cili ka edhe kompetencën e mbikqyrjes së tregjeve financiare. Kredoja e tij tingëllon fillimisht e thjeshtë:

"Nuk duhen të jenë tatimpaguesit, të parët ata që duhet të tundin paratë për gabimet në menaxhim dhe ngatërresat e bankave të caktuara"

Komisari i Tregut të Brendshëm të BE, Michel Barnier

Si pasojë, në institucionet e BE po zhvillohen një sërë konsultash për të vendosur një kontroll më të fortë dhe mbikqyrje të sektorit financiar. Bëhet fjalë për shembull për rregullim të tregtisë me derivate dhe për sigurimet për mospagimet e kredive dhe për rregulla për fondet Hedge si dhe shoqëritë financiare private. Deri në fund të vitit do të hyjnë në fuqi edhe rregulla për agjenci të vlerësimit të riskut. Por në shumë raste, rezultati i saktë i procesit të negociatave është fare i paqartë. Para së gjithash britanikët, me qendrën e tyre të rëndësishme financiare botërore Londrën, kundërshtojnë shumë gjëra, të cilat do ta ngushtonin shumë në sytë e tyre sektorin financiar.

Taksa mbi transaksionet e suksesshme po të aplikohej në të gjithë botën

Në takimin më të fundit të nivelit të lartë të BE javën e kaluar, vërtet që kancelarja Angela Merkel arriti ta bindë për taksën e transaksioneve financave edhe kryeministrin britanik, David Cameron. Por kjo u arrit vetëm me çmimin e një formulimi shumë të paqartë: "Sido që të jetë, Këshilli tha sot: ne duam të zhvillojmë dhe të studiojmë mundësinë e ngritjes së një sistemi të tillë të një takse për transaksionet financiare, pra të mbledhim informacione si mund ta bëjmë këtë, dhe ne do të angazhohemi për këtë në mënyrë të vendosur - të gjitha shtetet që janë përfaqësuar në Toronto."

Kancelarja Angela Merkel pret kryeministrin britanik, David Cameron

Por e para, çdo vend i BE është vetë në gjendje të zhvillojë dhe bëjë kërkime, dhe së dyti, të gjithë thonë që një taksë e tillë do të kishte sukses vetëm po të aplikohej në të gjithë botën. Veç kësaj rezistenca jashtë Evropës është shumë e madhe. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFLIKTI MOSKË - MINSK PËR FATURAT E GAZIT DHE SIGURIMI I FURNIZIMIT TË EVROPËS (06.22.2010)
VENECIA/PORTA E ORIENTIT (Triptik dosierësh) (06.20.2010)
SI U BËNË JACKSON, ELVIS DHE DIANA SHENJTORËT E KOHËVE MODERNE (06.19.2010)
"MURMANSKI DUHEJ PUSHTUAR!", HITLERI E KUPTOI TEPËR VONË (06.18.2010)
MADOFF, I BURGOSURI MË I FAMSHËM NË AMERIKË (06.15.2010)
GRIMCA BOTËRORËSH, REKORDI I HIDHUR I BELGJIKËS (06.13.2010)
KOSOVA DHE FUTBOLLI SIPAS FADIL VOKRRIT (06.12.2010)
MIGRACIONI NUK ËSHTË SHKAK PËR POPULIZMIN E DJATHTË (06.09.2010)
FAJDEXHINJTË DHE BORXHLINJTË (06.08.2010)
BIZNESI QË LULËZON! TREGTIA ME NJERËZIT DHE VIKTIMAT E HARRUARA (06.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]