VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rihana urdhërohet të dëshmojë në seancën dëgjimore të Kris Braunit

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Rihana urdhërohet të dëshmojë në seancën dëgjimore të Kris Braunit
E Premte, 05.29.2009, 10:33am (GMT+1)

 

 

Voal-online Rihanna më në fund mund të flasë publikisht rreth sulmit fizik që ia ka bërë në fillim të vitit Chris Brown. Pas një seance dëgjimore në Los Anxhelos të enjten, avokati i Rihanna-s, Donald Etra, tha se hetuesit kanë ndërmend ta detyrojnë këngëtaren të paraqitet në seancë më 22 qershor, kështu që trupi gjykues mund të ketë të dhëna të mjaftueshme për ta bërë gjykimin. Ai shtoi se Rihanna, 21 vjeçe, do t'iu nënshtrohet pyetjeve nga avokati i Brown, Mark Geragos. Ndërkaq Geragos nuk arriti të enjten ta bindë gjyqtaren të marrë parasysh një foto të plagëve të këngëtares e cila mungon në raportet e policisë. I pyetur nëse beson se do ta mbajë këngëtarin Brown jashtë hekurave, Geragos iu përgjigj gazetarëve: "Nuk kam ndërmend të jap përgjigje për pyetje të tilla." Në kundërshtimin e kërkesës së Geragos për marrjen parasysh të fotos, gjyqtarja Patricia Schnegg tha se prania ose jo e kësaj fotografie nuk do të ketë rol në fatin e Brown dhe në zhvillimin e një gjykimi të drejtë e të ndershëm. Brown, 20 vjeç, ka thënë se nuk është fajtor për rrahjen e Rihanna-s më 8 shkurt. Nëse shpallet fajtor do të përballej me dënim të rëndë. Ekspertët mendojnë se punët nuk do të shkojnë deri aty, sepse midis palëve do të gjendet një zgjidhje e arsyeshme.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Martesa? Askush nuk ia përmend dot Princit Alberto (05.28.2009)
Jesus Luz: Madona dhe unë jemi thjesht miq (05.27.2009)
Sean Penn tërheq kërkesën për divorc - "Do të ishte një gabim arrogant të ndahesha me Robin" (05.23.2009)
Xhorxh Kluni ka një dashuri të re, prapë kamariere (05.23.2009)
Bristol Palin shpalos jetën e saj nganjëherë të mbyllur (05.20.2009)
Skandal në Nju Jork Tajms: Morinë Dod është kapur me kopje (05.18.2009)
Antonio Debenedetti përgënjeshtron se ka vdekur (05.17.2009)
Rebeka Romin: Amësia më bën të ndjehem e plotë (05.15.2009)
Princesha Eugenie dëshiron të studiojë në SHBA (05.14.2009)
Keiti Prais divorc drejtpërdrejt në TV (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]