ISHI I AMY WINEHOUSE ËSHTË SHTRUAR PËR MBIDOZA Fielder-Civil në koma një vit pas vdekjes së ish gruas
E Enjte, 08.09.2012, 12:54pm (GMT+1)
Voal-online - LONDËR, 9 GUSHT - Ish burri i Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil,
ka përfunduar në rianimacion për mbidoza alkoolesh dhe drogash. Kështu bën të
ditur gazeta The Sun.
Fielder-Civil është gjetur në shtrat pa vetëdije pasi ishte zhytur mes alkoolikeve,
morfinës dhe heroinës një vit pas vdekjes së këngëtares.
Ai u shtrua urgjent nga policia në spitalin Dewsbury në Yorkshire e mjekët e
kanë futur në koma për ta çhelmuar.
www.voal-online.ch
|