MILIARDIERI XHORXH SOROS DO TË MARTOHET PËR HERË TË TRETË
E Djelë, 08.12.2012, 02:49pm (GMT+1)
12.08.2012
Miliarderi dhe filantropisti global Xhorxh Soros e ka festuar ditëlindjen e
82-të të shtunën, duke shpallur njëkohësisht edhe fejesën me 40 vjeçaren Tamiko
Bolton.
Kjo do të jetë martesa e tretë për tajkunin dhe e dyta për Boltonin.
Çifti u takua në pranverë të 2008-ës.
Bolton është e diplomuar për biznes dhe udhëheq një uebfaqe mbi jogan. Soros
është një kontribues aktiv për kauzat liberale.
Sipas revistës "Forbes" pasuria e tij arrin në 20 miliardë dollarë. Ai ka pesë
fëmijë nga martesat e mëhershme.
www.voal-online.ch
|