VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kameron Diaz do të martohet në ishull

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Kameron Diaz do të martohet në ishull
E Mërkurë, 02.18.2009, 09:28pm (GMT+1)

Voal-online -Cameron Diaz shpall hapur dëshirën e saj që të martohet në ishull. Aktorja e rolit kryesor në filmin "Love Vegas" dhe i dashuri i saj britanik, modeli Paul Sculfor, ua kanë bërë të ditur mediave se janë në kërkim të një ishulli ose të një vendi tjetër të izoluar për ta ërë dasmën e tyre sa më të përkryer dhe larg syve të botës. Një i afërt i çiftit thotë për këtë: "Të dy janë në kërkim të një vile fshati ku të ketë pranë një kishë të vogël. Përpara ata duan të rezervojnë një hotel të tërë për familjet e tyre dhe për miqtë e tyre dhe duan të bëjnë një festë tejet të hareshme e të shtrenjtë. Ata duan të martohen në Britaninë e Madhe, por duan të jetojnë, si më parë, në Los Anxhelos."
Bjondina yll ka nëntë muaj që është fejuar me Sculfor dhe dëshiron që, sa më shpejt, të ndërtojë familjen e saj dhe të ketë fëmijë. Njeriu që njeh gjithçka nga jeta e çiftit vazhdon të thotë: "Cameron do të donte një dasmë të madhe tradicionale në të gjitha anët. Ajo ka folur me dizajnerin Karl Lagerfeld, për t'ia përgatitur asaj një fustan nusërie tejet të veçantë. Paul dhe Cameron janë shumë të lumtur bashkë dhe duan që dasma e martesës së tyre të bëhet në verë ose në fillim të vjeshtës. Pastaj duan ta fillojnë menjëherë fëmijën e tyre të parë. Ata janë të dy krejtësisht dakord për gjithçka."

Një tjetër burim i afërt me çiftin thotë ndërkohë për revistën amerikane "Look": "Normalisht Cameron do të martohet në Hawaii gjatë pushimeve për sërfing, por ndoshta tashmë ajo është duke kërkuar të tjera vende më të përshtashme për martesën."



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Burri që e ngacmonte Selinë Dionin arrestohet (02.16.2009)
Drju Berimor si po e kalon Shën Valentinin (02.14.2009)
"Desperate Housewives" pa Nikoletë Sheridan (02.12.2009)
Ben Aflek do patjetër djalë (02.09.2009)
Në Nju Jork 13 shkurti kremtohet si Dita e Dashurive të Fshehta (02.08.2009)
Bie më në fund republika Malu Entu (02.02.2009)
Burg i artë për Boji Xhorxhin (02.02.2009)
Skandali Felps: I fotografuar duke tymosur kanabis (02.01.2009)
Vjedhje në shtëpinë e ish-Zonjës Sarkozi me një vlerë prej 500 mijë Euro (02.01.2009)
Intrigë Ndërkombëtare: Me kë e ka fëmijën Ministresha Franceze e Drejtësisë Rachida Dati (01.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]