VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GOSSIPE

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 12:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
REDGRAVE-NERO, KATËR VJET MË PARË MARTESA SEKRETE
E Djelë, 06.13.2010, 06:40am
 

Nga marrëdhënia e parë e 40 vjetëve të shkuar kanë një djalë. Tani të dy aktorët janë rigjetur. Ceremonia nuk ka vlera ligjore

Voal-online -Vanessa Redgrave (Vanesa Redgrejv), një nga aktoret më të famshme britanike, është martuar në një ceremoni private dhe sekrete (një bashkim jo i vlefshëm ligjërisht, saktëson ajo vetë) me aktorin italian Franco Nero (Franko Nero) para katër vjetësh, me të njëjtin burrë që ajo e dashuroi në vitet Gjashtëdhjetë dhe me të cilin kanë një djalë, Carlo (Karlo), i cili tani është 40 vjeç.

SHANIA TWAIN ËSHTË ZYRTARISHT E DIVORCUAR - DHE 'RREZATUESHËM E LUMTUR'
E Mërkurë, 06.09.2010, 04:14pm
 

Në foto: Shania Twain & Frederic Thiébaud në një veprimtari të Kryqit të Kuq Zviceran

Voal-online -Me divorcin përfundimtar këtë javë, sipas dokumenteve të mbushura në Zvicër, Twain do të ketë tashmë jetën e saj.

Ajo po përgatitet të xhirojë Why Not With Shania Twain, serialin e saj në Oprah Winfrey Network, rrjetin televiziv të Oprah Unifrit, në mes të spekullimeve se Amerikan Idol është duke iu vardisur që ajo të jetë gjyqtare pas rolit të saj të suksesshëm si mentore gjatë këtij stinori.

KOLEGËT: NDARJA E SPENCER PRATT DHE HEIDI MONTAG ËSHTË GËNJESHTËR
E Hënë, 06.07.2010, 05:23pm
 

Voal-online -Disa nga kolegët në trupën e aktorëve të Heidi Montag (Haidi Montag) dhe Spencer Pratt (Spenser Prat) të serialit Hills thenë se ndarja e çiftit është thjeshtë një tjetër publicitet.

"Mendoj se është një lojë," tha Audrina Partidge për revistën People në MTV Movie Awards në Los Anxhelos të dielën (dje). "Unë nuk e besoj këtë gjë. Ata janë të dashuruar të pandashëm."

Edhe kolegët e tjerë janë të bindur se çifti po kërkon të bëjë bujë mediatike. Ata janë të sigurtë se Montag dhe Pratt nuk janë ndarë, por vazhdojnë të jenë bashkë.

ELIN NORDEGREN MERR FËMIJËT NË KINË
E Djelë, 06.06.2010, 08:57am
 

Voal-online -Pas udhëtimit në Shangai për ta vizituar vëllain e saj Axel, një përfaqësues tregtar, Elin Nordegren pritet të kthehet në Orlando (Florida) më 18 qershor për ta kremtuar ditëlindjen e tretë vajzës së saj dhe të Tiger Woods, Sam.

"Elin mori me vete Sam dhe Charlie, por duhet të kthehet në kohë, sepse edhe Tiger po merret me përgatitjen e ditëlindjes së vajzës," tha një mik për revistën People.

Një burim i brendshëm për diskutimet ligjore të divorcit midis Nordegren e Woods tha se bëhet fjalë për të paktën $ 700 milionë që ajo do të marrë nga i shoqi. Tani beteja është përqëndruar tek fëmijët.

"Elin kërkon përkujdesje të plotë për fëmijët, sepse ajo do të donte që ata të kenë kohë sa më të kufizuar me të atij," tha burimi.

CLAUDIA CARDINALE: EDHE SOT PYES VETEN SI KAM ARRITUR T'I THEM JO MARLON BRANDOS


E Premte, 06.04.2010, 07:39pm
 

Voal-online -Aktorja e famshme italiane Claudia Cardinale (Klaudia Kardinale) ka deklaruar kohët e fundit në një nga paraqitjet e saj në televizion se është penduar që e ka refuzuar aktorin Marlon Brando.

"Edhe sot e pyes veten si kam arritur t'i them jo Marlon Brandos. Kam qenë e çmendur. Ai ka hyrë në dhomën time dhe ka filluar të bëjë rolin e joshësit. Dhe unë kam filluar të qesh me zë të lartë," ka thënë aktorja shtatëdhjetedyvjeçare.

ALICIA KEYS SHTATZËNË DHE SË SHPEJTI MARTOHET
E Premte, 05.28.2010, 11:06am
 

Këngëtarja pret një fëmijë nga bashkëjetuesi Swiss Beatz

Voal-online -Alicia Keys pret një fëmijë dhe do të martohet brenda këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kantautorja amerikane.

'Presim një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur', bëjnë të ditur nëpërmjet një zëdhënësi Keys dhe i fejuari i saj, producenti muzikor Swiss Beatz, emrii vërtetë i të cilit është Kasseem Dean, me të cilin artistja ka një lidhje prej dy vjetësh.

BINJAKË PËR ÇIFTIN TRAVOLTA-PRESTON
E Premte, 05.28.2010, 07:09am

Voal-online -John Travolta e Kelly Preston do të kenë fëmijë binjakë. Aktori i "Pulp Fiction" kishte konfirmuar lajmin se shtatzanisë së të shoqes, 47 vjeçe, por tani javorja Star ka saktësuar se fëmijët që priten të lindin janë dy.

Travolta dhe Preston, të cilët kanë një vajzë 10 vjeçe, Ella, kanë humbur të birin Jett, 16 vjeç, në janarin e vitit 2009.

SARAH FERGUSON KËRKON RYSHFETE
E Djelë, 05.23.2010, 02:59pm
 

Në një video kërkon para për takime me princin Andrea

Voal-online -Një video e përhapur nga një media tabloide duket se dëshmon që Sarah Ferguson pranon ryshfete për të organizuar takime me princin Andrea. 500 mijë stërlina është çmimi i kërkuar nga Ferguson për të organizuar një takim midis një biznesmeni - në realitet një reporteri të News of the World - dhe ish bashkëshortit. 'Nëse kujdesesh për mua - thotë dukesha e Jorktu në video ta mundësoj të takohesh me Andrean dhe kjo do të t'i hapte të gjitha portat.' Nga filmimet duket se Sarah fut në xhep një kapar të majmë.

MONICA BELLUCCI NËNË PËR TË TRETËN HERË: KA LINDUR LEONIE
E Shtunë, 05.22.2010, 08:53pm
 

Voal-online -Ka lindur sot, e shtunë 22 maj, vajza e dytë e Monica Bellucci-t (Monika Beluçit), quhet Leonie. "Ka arritur: është zeshkane dhe e lezetshme. Ka qenë një lindje natyrale, si ato të katundareve të dikurshme, travajet kanë zgjatur dy orë e 30 minuta. Leonie peshon 3 kilogramë e 220 gramë dhe është e gjatë 53 centimetër." Monica Bellucci, 45 vjeçare, është martuar më 1999 me aktorn francez Vincent Cassel, dhe është tashmë nënë e Devas, 5 vjeçe, ka treguar për ngjarjen e gëzuar në faqen e internetit të Vanity Fair: kanalin Vanity People të www.style.it.

SHARON STONE: JETA IME DASHURORE? NJË SHKRETËTIRË..
E Mërkurë, 05.19.2010, 04:15pm

Voal-online -Vështirë ta besosh, megjithatë është e vërtetë: protagonistja e paharrueshme e Basic Instict ka një situate sentimentale të krahasueshme me "shkretëtirën e Mojave". Këtë e ka shpalosur vetë Sharon Stone e intervistuar nga e përmujashmja More: "Jeta dhe dashuria janë si oqeani - deklaron aktorja pesëdhjetedyvjeçare - nganjë herë baticë, nganjëherë zbaticë, nganjëherë një shkretëtirë e braktisur. Si është tani situata ime? Si shkretëtira Mojave! Fatmirësisht më pëlqen shkretëtira. Jam gjithnjë në praninë e burrave njëzetvjeçarë. Me sa duket e dinë se në frigoriferin tim ka gjithnjë ushqime dhe që do t'i pyes si e kanë kaluar ditën."

  » CLAUDIA SCHIFFER ËSHTË BËRË NËNË PËR TË TRETËN HERË
  » LARRY KING HE GRUAJA E SHTATË RIBASHKOHEN, STOP DIVORCIT
  » PRINCI HARRY QAN ME LOTË PËR KALIN E TIJ
  » SEAN CONNERY NË GJYQ NË SPANJË
  » TAYLOR SWIFT CAKTUAR FYTYRA E RE E COVERGIRL
  » KIM KARDASHIAN QESH ME LAJMET SE AJO KA PRISHUR AJRIN NË AVION
  » MATT DAMON DHE E SHOQJA PRESIN FËMIJËN E KATËRT
  » MARIAH CAREY DHE NICK CANNON PËRSËRITIN BETIMIN E MARTESËS!
  » VAJZA E SALMA HAYEK FLET NË TRI GJUHË
  » ELIN NORDEGREN MERR FËMIJËT DHE SHKON NË SUEDI



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]